LIVE UPDATES
Bota

BE e Seuli e dënojnë përfshirjen e Koresë së Veriut në luftën ruse në Ukrainë: Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar

Komunikata e tyre e përbashkët u lëshua pasi kryediplomati i bllokut, Josep Borrell, dhe homologu i tij koreanojugor, Cho Tae-yul, u takuan në Seul të hënën, në një kohë kur po rriten druajtjet për rolin e Phenianit në luftën e nxitur nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.

4 Nëntor 2024, 20:45 Nga M.B
BE e Seuli e dënojnë përfshirjen e Koresë së Veriut
Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Cho Tae-yul (djathtas), shtrëngon duart me shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, para një takimi në Ministrinë e Jashtme në Seul, më 4 nëntor.

SEUL- Bashkimi Evropian (BE) dhe Koreja e Jugut e kanë dënuar “fuqishëm” furnizimin e Rusisë me armë dhe forca speciale nga Koreja e Veriut, për ta ndihmuar Kremlinin në “luftën e tij të jashtëligjshme” kundër Ukrainës. Komunikata e tyre e përbashkët u lëshua pasi kryediplomati i bllokut, Josep Borrell, dhe homologu i tij koreanojugor, Cho Tae-yul, u takuan në Seul të hënën, në një kohë kur po rriten druajtjet për rolin e Phenianit në luftën e nxitur nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Moska në shkurt 2022.

“Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjit ndërkombëtar, përfshirë të parimeve më themelore të Kartës së Kombeve të Bashkuara”, thuhet në komunikatë.

“Një bashkëpunim i tillë midis DPRK-së [Koresë së Veriut] dhe Rusisë, jo vetëm që përbën shkelje të hapur të disa rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, por gjithashtu zgjat vuajtjet e popullit ukrainas dhe kërcënon sigurinë globale, përfshirë atë të Republikës së Koresë dhe Evropës”, thuhet tutje në komunikatë.

Disa javë pasi u paralajmërua vazhdimisht nga shërbimet e inteligjencës se mijëra trupa koreanoveriore po dërgoheshin në Rusi, aleanca ushtarake e NATO-s konfirmoi në fund të muajit të kaluar se ushtarët e Phenianit jo vetëm që ndodhen në territorin rus, por janë dislokuar tashmë në një rajon perëndimor pranë kufirit me Ukrainën.

Kremlini nuk e ka mohuar dhe as nuk e ka konfirmuar drejtpërdrejt praninë e trupave koreanoveriore në tokën e tij. Dislokimi i tyre jo vetëm që e rriti frikën për një përshkallëzim të mundshëm të luftës në Ukrainë, por shkaktoi shqetësim në rajonin Indo-Paqësor për atë që Kremlini mund t'i ketë ofruar Phenianit në këmbim.

“Ne po vëzhgojmë me kujdes se çfarë do t’i japë Rusia DPRK-së në këmbim të furnizimit me armë dhe personel ushtarak, duke përfshirë furnizimin e mundshëm të materialeve dhe teknologjisë nga Rusia në mbështetje të synimeve ushtarake të Phenianit”, thuhet në komunikatën e përbashkët të BE-së dhe Koresë së Jugut.

“Ne jemi gjithashtu thellësisht të shqetësuar për mundësinë e transferimit të çfarëdo teknologjie që lidhet me raketat balistike ose armët bërthamore për DPRK-në, gjë që do të rrezikonte përpjekjet ndërkombëtare për mospërhapjen e armëve dhe do të kërcënonte paqen dhe stabilitetin në Gadishullin Korean dhe në mbarë globin”, përfundon komunikata./ REL

be seuli korea e veriut

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend