LIVE UPDATES
Bota

BE e shqetësuar se Rusia mund të përdorë emigrantët si armë

Kjo shifër nuk përfshin miliona refugjatë ukrainas. Sirianët, afganët dhe tunizianët së bashku, përbëjnë pothuajse gjysmën e kalimeve të jashtëligjshme kufitare, ndërsa janë kapur edhe një numër emigrantësh nga Egjipti, Bangladeshi dhe Nigeria.

21 Janar 2023, 20:44 Nga k.m.
BE e shqetësuar se Rusia mund të përdorë emigrantët si
Foto ilustruese

BE-ja thotë se vitin e kaluar u përball me sfida të papara në kuftijtë e saj, mes një rritjeje të numrit të azilkërkuesve në brigjet jugore të Evropës dhe largimit të miliona ukrainasve nga vendi i tyre për të shpëtuar nga sulmi rus. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell, ekziston frika se Moska po planifikon të krijojë një krizë të re emigrantësh në kufijtë e Bashkimit Evropian.

Gjatë vitit 2022 Bashkimi Evropian regjistroi 330 mijë kalime të parregullta kufitare – një rritje e madhe me 64 për qind nga viti i kaluar, sipas agjencisë kufitare të BE-së, Frontex. Kjo shifër nuk përfshin miliona refugjatë ukrainas. Sirianët, afganët dhe tunizianët së bashku, përbëjnë pothuajse gjysmën e kalimeve të jashtëligjshme kufitare, ndërsa janë kapur edhe një numër emigrantësh nga Egjipti, Bangladeshi dhe Nigeria.

“Situata e sigurisë dhe gjendja ekonomike në shumicën e këtyre vendeve është përkeqësuar edhe më shumë gjatë vitit të kaluar”, thotë Martin Hofmann nga Qendra Ndërkombëtare për Zhvillimin e Politikave të Migracionit.

Shumica e emigrantëve përdorin rrugët përmes Ballkanit Perëndimor dhe ato të Mesdheut Qendror në drejtim të Italisë. Këtë muaj qeveria italiane miratoi një sërë ligjesh për azilin, masa që sipas organizatave bamirëse si “Mjekët pa Kufij” vështirësojnë shpëtimin e emigrantëve në det dhe nxjerrjen e tyre në breg.

Greqia po godet edhe organizatat që shpëtojnë emigrantët. Analistja Camino Mortesa-Martinez thotë se lufta në Ukrainë ka ashpërsuar qëndrimet politike.

“Toni i tanishëm në Evropë është se ne po përballemi me një krizë masive refugjatësh në rajonin tonë. Përse duhet të përballemi me të gjitha konfliktet edhe në pjesët tjera të botës”, thotë ekspertja nga Qendra e Reformës Evropiane.

Nga fillimi i sulmit rus, trembëdhjetë milionë refugjatë kanë hyrë në Bashkimin Evropian, ndërsa rreth dhjetë milionë kanë kaluar nga Evropa në Ukrainë.

“Kemi parë se sulmet ndaj infrastrukturës civile janë pjesë e strategjisë ruse, që deri tani, nuk kanë rezultuar me shtim të refugjatëve. Shoqëria dhe ekonomia ukrainase po tregojnë një qëndresë të jashtëzakonshme. Por gjërat mund të ndryshojnë kur situata bëhet e padurueshme për një popullsi të madhe”, thotë eksperti Hofmann.

Ai thotë se refigjatët ukrainas tashmë kanë nisur integrimin në tregun evropian të punës.

“Për azilkërkuesit viti i parë është një periudhë orientimi, për rivendosjen e bazave të jetës si gjetja e një vendi për të qëndruar, shkolla për fëmijët dhe kujdesi shëndetësor. Pra, futja reale në tregun e punës fillon në vitin e dytë dhe të tretë”, thotë zoti Hofmann.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian akuzon Bjellorusinë se që nga viti 2021 po kryen atë që e quan “migrim të organizuar” nga territori i saj – duke inkurajuar emigrantët të kalojnë kufirin me Poloninë. BE-ja frikësohet se Rusia mund të përdorë taktika të njëjta.

“Kremlini ka shtuar numrin e fluturimeve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore drejt enklavës ruse të Kaliningradit, ndoshta për të prodhuar një krizë të re”, thotë analistja Mortera-Martinez.

Muajin e ardhshëm BE-ja do të ketë një takim të nivelit të lartë për koordinimin e politikave të migracionit. Vëzhguesit thonë se duke parë qëndrimet e ndryshme të vendeve anëtare, shanset për ndonjë përparim janë të pakta./VOA

be

Sondazh

Poll

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion