All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

BE e shqetësuar, Serbia nuk e zbaton marrëveshjen e Ohrit

Për Bashkimin Evropian, marrëveshja e Ohrit, ndonëse nuk është nënshkruar nga palët, ajo cilësohet ligjërisht e obligueshme.

19 Dhjetor 2023, 09:49 Nga r.ll
BE e shqetësuar,  Serbia nuk e zbaton marrëveshjen e Ohrit
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

BRUKSEL- Letra e autoriteteve serbe drejtuar Bashkimit Evropian,se Serbia nuk do ta njohë de facto Kosovën, ashtu siç i kërkohet, se nuk e respekton integritetin e saj territorial, sikundër nuk do të pajtohet për anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat përcjellëse të saj ka ngritur shqetësim në BE. Kjo sepse me të bëhet i qartë moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, e dakorduar në fillim të këtij viti në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Reagimi i BE

Për Bashkimin Evropian, marrëveshja e Ohrit, ndonëse nuk është nënshkruar nga palët, ajo cilësohet ligjërisht e obligueshme. “Marrëveshja në tërësi mbetet ligjërisht obliguese, dhe se palët ishin pajtuar për këtë në Ohër. Zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugëtimit përkatës evropian”, ka thënë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Zyrtarë të Bashkimit Evropian, thanë se “marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj për të dyja palët dhe se zbatimi i saj do të jetë pjesë integrale e rrugës së tyre përkatëse evropiane”. Kjo kërkohet nga deklarata e përbashkët nga takimi i fundjavës së shkuar i nivelit të lartë të BE-së me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, ku u tha se “BE-ja kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “U bëjmë ftesë të dyja palëve që në tërësi të zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe aneksin e saj, si dhe të gjitha marrëveshjet nga e kaluara, pa asnjë vonesë të re dhe pa parakushte”, thuhet në deklaratën në pjesën që i kushtohet raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Brnabiç: Pajtimi me deklaratën nuk përfshin pajtimin për anëtarësimin e Kosovës në OKB

Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiç, deklaratën e Samitit të BE-së, e cilësoi “një deklaratë politike që nuk është ligjërisht e detyrueshme”. “Marrëveshja konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshihet njohja de facto apo de jure e Kosovës. Pajtimi me deklaratën nuk përfshin pajtimin për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në sistemin e organizatave dhe agjencive të OKB-së, e as të ashtuquajturën tërësi tokësore të Kosovës”, thuhet në një njoftim nga zyra e kryeministres së Serbisë.

Sipas zëdhënësit të BE, Stano, Marrëveshja dhe aneksi për zbatim “janë bërë ligjërisht obliguese përmes komunikatës me shkrim të përfaqësuesit të lartë të BE-së Josep Borrell, më 18 mars 2023”.

Por, sipas kryeministres se Serbisë, Ana Bërnabiç, kjo deklaratë “konsiderohet si ligjërisht joobliguese”, dhe se “nuk e ka peshën e marrëveshjes ndërkombëtare, sipas së drejtës ndërkombëtare”. “Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë, nën administrim ndërkombëtar, në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka thënë Bërnabiç.

Reagimi nga Prishtina

Autoritetet e Prishtinës reaguan pas refuzimit të Serbisë që ta zbatojë marrëveshjen e Ohrit, duke i kërkuar komunitetit ndërkombëtar që siç thonë “të heq dorë nga politika e zbutjes së Serbisë”. “Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor”, shkroi në platformën X, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

“Serbia me këtë letër edhe një herë u tregua destruktive”

Por, si e shohin analistët politik refuzimin e Serbisë për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe këtë zhvillim të ri në dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Gazmir Raci, analist politik i tha DW-së se “Serbia me këtë letër edhe një herë u tregua destruktive duke u tërhequr nga ajo që e ka pranuar në procesin e dialogut”, dhe me këtë, ‘ia përplasi në fytyrë’, BE-së gjithë dokumentet dhe angazhimin gati 15-vjeçar në procesin e dialogut.

“Në samitin e fundit u tha që të gjitha obligimet e dala nga dialogu do të jenë pjesë edhe e kapitullit 35 për Serbinë në rrugëtimin e saj për në BE. Ai kapitull që nga fillimi ka qenë kryekëput për obligimet që i ka Serbia në raport me normalizimin e raporteve me Kosovën. Kapitulli 35 tashmë po përditësohet edhe me kërkesën e dalë nga plani Franko-Gjerman për njohjen de-facto të Kosovës nga Serbia. Edhe deklarata e Kancelarit Gjerman, Presidentit Macron dhe Kryeministres Italiane Meloni, pas takimit të fundit me Kurtin dhe Vuçiqin, ishte që Serbia tashmë de-facto duhet ta njohë Kosovën”, tha analisti Raci.

Edhe një analist tjetër Blerim Burjani, i tha DW-së se në vazhdimësi BE-ja është përballur me këtë qëndrim rezistues të Serbisë, por, shpresat dhe vullneti i BE-së për normalizim e tejkalon këtë kokëfortësi politike serbe. “Prandaj BE-ja e përsëritë se marrëveshja është obligative për zbatim, pra një obligim i pashmangshëm”.
Sipas analistit Burjani, Serbia në njërën anë shkon në dialog, ndërsa në anën tjetër refuzon zbatimin e marrëveshjes me Kosovën nëse nuk është në interes të saj. Prandaj, BE-ja sipas tij, “duhet të ndryshoj modalitetin e komunikimit me Serbinë, duhet të jetë politikisht me energjike dhe me insistuese”. “Serbia do politika neutrale ndaj zhvillimeve ndërkombëtare dhe do ta mbaj edhe Rusinë afër edhe ndihmat perëndimore apo relacionet me perëndimin. Politika neutrale është doktrinë e Vuçiqit. Mendojë se dialogu është komplikuar dhe trysnia me lehtë bëhet ndaj Kosovës sesa Serbisë. Qëndrimi i fundit i Serbisë paraqet problem të madh për normalizim të marrëdhënieve, prandaj BE-ja duhet mendoj saktë se çfarë do nga Serbia dhe t’ia bëjë më dije se do të ketë masa ekonomike në rast se nuk reflekton”, thotë Burjani.

Më 26 tetor të këtij viti, udhëheqësit e Gjermanisë, Kancelari Scholz, Presidenti i Francës Macron, kryeministrja e Italisë Meloni dhe të institucioneve të Bashkimit Evropian, pas takimeve të ndara që zhvilluan në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, Kosovës i kërkuan themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë, njohjen de fakto të Kosovës. Kjo përfshihet edhe në Marrëveshjen e Ohrit, e cila sipas burimeve diplomatike nga BE-ja, thuhet se Këshilli Evropian do t’i kërkojë Komisionit Evropian, që të ndryshojë kriteret për anëtarësimin e Serbisë në BE, dhe se zbatimi i marrëveshjes së Ohrit të bëhet pjesë integrale e kapitullit të 35 për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimi Evropian./DW

dialogu kosove-serbi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë