LIVE UPDATES
Bota

BE: Kosova dhe Serbia të shmangin interpretimet nxitëse rreth përdorimit të targave të makinave

Autoritetet në Kosovë thanë se Serbia ka shkelur pajtimin e arritur në muajin nëntor lidhur me përdorimin e targave të makinave, ndërsa autoritetet serbe akuzuan Kosovën për një gjë të tillë.

19 Janar 2023, 22:39 Nga k.m.
BE: Kosova dhe Serbia të shmangin interpretimet nxitëse rreth
Foto ilustruese

Bashkimi Evropian tha të enjten se Kosova dhe Serbia duhet të përmbahen nga çdo veprim që mund të destabilizojë situatën edhe ashtu të brishtë, dhe çfarëdo sqarimi rreth interpretimeve për pajtimin rreth përdorimit të targave të makinave, ta trajtojnë në kuadër të bisedimeve. Të mërkurën, autoritetet në Kosovë thanë se Serbia ka shkelur pajtimin e arritur në muajin nëntor lidhur me përdorimin e targave të makinave, ndërsa autoritetet serbe akuzuan Kosovën për një gjë të tillë.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se policia kufitare ka regjistruar raste të lëvizjes me makina me targat e lëshuara nga Serbia të ri-regjistruara në muajin dhjetor të vitit 2022.

“Bazuar në dakordimin mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në muajin nëntor 2022, Serbia është pajtuar që të ndalojë prodhimin e targave ilegale dhe ri-regjistrimin e atyre ekzistuese”, tha ai.

Zyrtarët serbë akuzuan Kosovën se po përpiqet të nxisë tensione të reja duke mos lejuar hyrjen e makinave më targa të lëshuara nga Serbia duke shkelur marrëveshjen e nëntorit. Më 23 nëntor shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha se u arrit pajtimi që “Serbia të ndërpresë lëshimin e targave me emërtimet e qyteteve të Kosovës dhe Kosova të ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me ri regjistrimin e makinave”.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, tha të enjten se sipas pajtimit të arritur ne Bruksel, Kosova duhet të përmbahet nga çfarëdo veprimi ndaj atyre pronarëve që kanë targat KM dhe “të mbajë status quo-në derisa të mos arrihet një zgjidhje më e qëndrueshme në dialog. Kjo, po ashtu, do të thotë që Serbia të mos lëshojë targa të reja me shkurtesën KM”.

Brukseli tha ai, e ka parasysh vendimin e Serbisë të datës 6 dhjetor 2022, “që letrat ngjitëse të regjistrimit për targat KM nuk do të ripërtërihen. Ne kuptojmë se ripërtëritja e sigurimit dhe kontrolli teknik ka të bëjë me makinat dhe jo targat e regjistrimit dhe si i tillë nuk mund të konsiderohet ripërtëritje e targave”, tha zëdhënësi Stano.

Pajtimi rreth targave pasoi tensionet në veriun e Kosovës ku punonjësit serbë u tërhoqën nga të gjitha institucionet vendase me 4 nëntor. Tensionet vazhduan edhe gjatë dhjetorit dhe për rreth tri javë me radhë grupe serbësh mbajtën të bllokuara rrugët në veriun e vendit në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish polici nën dyshimet për sulm ndaj autoriteteve. Rrugët e zhbllokuan më 29 dhjetor pasi autoritetet e dërguan ish policin në arrest shtëpie.

Të enjten, komandanti i forcave paqeruajtëse të drejtuara nga NATO-ja në Kosovë, Angelo Michele Ristuccia tha se “situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”.

Ai i bëri këto komente përgjatë takimit të Komitetit ushtarak të NATO-s, ku është diskutuar edhe për situatën në Kosovë. Komandanti i KFOR-it ritheksoi gatishmërinë e misionit të tij për të ndërhyrë në rast nevoje, ndërsa nënvizoi se “për aq kohë sa do të ketë rritje të tensioneve, pasiguria në mesin e popullatës shtihet. Një incident i vetëm rrezikon të dëmtojë arritjet e disa viteve në ndërtimin e paqes dhe sigurisë”. Rreth 3 mijë e 700 trupa të KFOR-it kujdesen për sigurinë në Kosovë. Me 6 janar forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, refuzuan kërkesën e Serbisë për kthimin e rreth një mijë trupave të saj në Kosovë./VOA

bashkimi europian

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës