LIVE UPDATES
Bota

BE paralajmëron Hungarinë mbi lehtësimin e vizave për shtetasit rus: Nëse kjo skemë përbën rrezik, ne do të veprojmë

Muajin e kaluar Hungaria zgjeroi programin e saj të imigracionit "karta kombëtare" për të përfshirë ndër të tjera dhe rusët dhe bjellorusët.

2 Gusht 2024, 07:22 Nga r.ll
BE paralajmëron Hungarinë mbi lehtësimin e vizave për
foto ilustruese

BRUKSEL- Komisionerja e Bashkimit Europian për Çështje të Brendshme paralajmëroi të enjten Hungarinë se vendimi i saj për të lehtësuar kufizimet e vizave për shtetasit rus dhe bjellorus përbën një kërcënim të mundshëm të sigurisë dhe se do të merrte masa nëse shqetësimet e saj nuk trajtoheshin.

Muajin e kaluar Hungaria zgjeroi programin e saj të imigracionit "karta kombëtare" për të përfshirë ndër të tjera dhe rusët dhe bjellorusët. Mbajtësit të një karte të tillë i lejohet të punojë në Hungari pa iu nënshtruar kontrollit për elementët e sigurisë dhe mund të marrë me vete dhe familjen.

Ky veprim nxiti shqetësim tek zyrtarët e BE-së, të cilët thanë se Rusia dhe aleati i saj Bjellorusia mund të shfrytëzojnë këtë skemë për të dërguar diversantë dhe spiunë në zonën e lëvizjes së lirë Shengen të Bashkimit Europian ndërsa blloku po përpiqet të izolojë Moskën për luftën në Ukrainë.

"Rusia është një kërcënim për sigurinë. Ne nuk na duhet më pak, por më shumë vigjilencë," tha Komisionerja e Bashkimit Europian për Çështje të Brendshme , Ylva Johansson në një postim në rrjetin X të enjten në mbrëmje.

"Sot përmes në letre i kam kërkuar qeverisë hungareze të jape shpjegime. Nëse skema e tyre për lehtësim të rregullave përbën rrezik, ne do të veprojmë".

Ky incidenti pasqyron të tjera tensione mes udhëheqësve europiane dhe qeverisë së kryeministrit hungarez Viktor Orban lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Zoti Orban ka mbajtur lidhje të ngushta me Moskën dhe vizitoi presidentin rus Vladimir Putin muajin e kaluar si pjesë e asaj që e cilësoi "mision paqeje", të ndërmarrë pa mbështetjen e BE-së, disa ditë pasi mori presidencën e rradhës të bllokut.

Zonja Johansson nuk specifikoi se çfarë veprimi mund të ndërmerrte. Por Komisioni Evropian, organi ekzekutiv i Bashkimit Europian, mund të ndërmarrë veprime ligjore kundër një vendi anëtar nëse gjykon se është shkelur ligji i BE-së.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Peter Szijjarto tha të martën se shtetasit rusë dhe bjellorusë duhet të pajisen me vizë për të hyrë në Hungari dhe për rrjedhojë edhe në zonën Shengen.

Ai tha se lejet e qëndrimit për shtetasit rusë dhe bjellorusë do të duhet të autorizohen nga autoritetet përkatëse./VOA

hungari bashkimi europian

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale