11 Shtator 2023, 19:16
Nga a.l
Foto ilustruese
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë “pasoja” për ata që u përfshin në organizimin e zgjedhjeve “të paligjshme” në rajonet ukrainase të pushtuara nga Kremlini, ndërkaq Gjermania tha se ka mundësi që blloku të vendosë sanksione të reja. Votimet u mbajtën gjatë fundjavës, shkruan REL.
Moska pretendoi më 11 shtator se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, ka fituar zgjedhjet lokale në zonat ukrainase të pushtuara nga Rusia.
Brukseli dënoi votimet që tha se paraqesin “edhe një manifestim të shkeljes së ligjit ndërkombëtar”, duke shtuar se nuk do të njohë as mbajtjen e të ashtuquajturave “zgjedhje”, e as rezultatet e tyre.
“Ne fuqishëm e kundërshtojmë këtë përpjekje të kotë të Rusisë për të legjitimuar ose normalizuar kontrollin e saj të paligjshëm ushtarak dhe tentativën për aneksimin e pjesëve të territoreve të Ukrainës”, u tha në deklaratë.
“Udhëheqja politike e Rusisë dhe ata që u përfshin në organizim do të përballen me pasoja për këto veprime të paligjshme”.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë tha se mund të pritet që BE-ja të sanksionojë personat e përfshirë në organizimin e votimeve.
Që kur Moska nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, BE-ja ka vendosur 11 runde sanksionesh ndaj Moskës dhe personave të afërt me presidentin rus, Vladimir Putin.
Votimi për legjislaturat e instaluara nga Rusia në pjesët e pushtuara paligjshëm në rajonet e Donjeckut, Luhanskut, Hersonit dhe Zaporizhjës nisi më 8 shtator dhe përfundoi më 10 shtator.
rusi
Bota
11 Shtator 2023, 19:04
a.l
Dmitry Medvedev
RUSI- Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev, ka bërë thirrje për pezullimin e marr&e...
Bota
11 Shtator 2023, 18:57
a.l
Aleksandër Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi nga Shkupi ku mori pjesë...
Bota
11 Shtator 2023, 18:30
a.l
Kinë
KINË- Nuk kalon një muaj pa nisur provokimet nga Kina kundër Tajvanit. Kohët e fundit në gusht, Pekini organizoi manovra...
Bota
11 Shtator 2023, 18:18
a.l
Zjarr në një ndërtesë në Japoni
JAPONI- Një ngjarje e rëndëështë raportuar në Japoni, ku tre person...
Bota
11 Shtator 2023, 18:10
I.A
Policia greke
GREQI- Alarmi është ngritur në policinë greke pasi pasditen e së hënës ka ndodhur një masakër me...
Bota
11 Shtator 2023, 18:10
a.l
Maria Zakharova
RUSI- Rusia tha sot se ndalimi i Bashkimit Evropian për rusët që të sjellin makinat e tyre dhe disa mallra p...
Bota
11 Shtator 2023, 18:00
a.l
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të takimit të lider&e...
Bota
11 Shtator 2023, 18:02
I.A
Komuna e Leposaviç
KOSOVË-Drejtori i administratës në Komunën e Leposaviçit në veri të Kosovës, Nikolla Ra...
Bota
11 Shtator 2023, 17:50
a.l
Shpella
SHBA- Mark Dickey, eksploruesi amerikan i cili ishte bllokuar në thellësi të shpellës Morca në rajonin malo...
Bota
11 Shtator 2023, 17:43
a.l
Milorad Dodik
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka konfirmuar më 11 shtator ka konfirmuar aktakuzën e përgatitur kundër Millorad Dod...