LIVE UPDATES
Bota

BE propozon gjykatën e mbështetur nga OKB-ja për të hetuar krimet ruse të luftës

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se BE-ja do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të marrë “mbështetjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare” për gjykatën, duke vazhduar të mbështesë punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

30 Nëntor 2022, 15:14 Nga DOSJA
BE propozon gjykatën e mbështetur nga OKB-ja për të hetuar
Ursula von der Leyen

BRUKSEL- Bashkimi Evropian propozoi të mërkurën ngritjen e një gjykate të posaçme të mbështetur nga OKB-ja, për të hetuar krimet e mundshme të luftës të kryera nga Rusia në Ukrainë dhe për të përdorur pasuritë e ngrira të Rusisë për të rindërtuar Ukrainën e shkatërruar nga lufta.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se BE-ja do të punojë me partnerët ndërkombëtarë për të marrë “mbështetjen më të gjerë të mundshme ndërkombëtare” për gjykatën, duke vazhduar të mbështesë punën e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

“Rusia duhet të paguajë për krimet e saj të tmerrshme, duke përfshirë krimin e saj të agresionit kundër një shteti sovran. Ndërkohë që vazhdojmë të mbështesim Gjykatën Penale Ndërkombëtare, ne po propozojmë krijimin e një gjykate të posaçme të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për të hetuar dhe për të ndjekur penalisht krimet e agresionit rus”, tha Presidentja von der Leyen.

Që kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, forcat e tij ushtarake janë akuzuar për abuzime që variojnë nga vrasjet në qytetin Buça, në periferi të Kievit, e deri te sulmet vdekjeprurëse ndaj objekteve civile, duke përfshirë bombardimin e 16 marsit të një teatri në Mariupol. Një hetim i agjencisë Associated Press zbuloi se ka të ngjarë që aty të jenë vrarë rreth 600 njerëz. Hetime për krime të kryera gjatë luftës në Ukrainë janë duke u zhvilluar në mbarë Evropën dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare me bazë në Hagë ka nisur tashmë hetimet e saj.

Zonja von der Leyen shtoi se blloku 27-vendesh dëshiron ta detyrojë Rusinë të paguajë për shkatërrimet që ka shkaktuar, duke përdorur pasuritë e ngrira të Rusisë. Ajo vlerësoi se dëmet në Ukrainë kapin shifrën e 600 miliardë eurove.

“Rusia dhe oligarkët e saj duhet të kompensojnë Ukrainën për dëmin dhe të mbulojnë kostot për rindërtimin e vendit. Dhe ne kemi mjetet për ta bërë Rusinë të paguajë. Ne kemi bllokuar 300 miliardë euro nga rezervat e bankës qendrore ruse dhe kemi ngrirë 19 miliardë euro të oligarkëve rusë. Në afat të shkurtër, ne mund të krijojmë me partnerët tanë një strukturë për të menaxhuar këto fonde dhe për t’i investuar ato. Më pas do t’i përdorim të ardhurat për Ukrainën dhe pasi të hiqen sanksionet, këto fonde duhet të përdoren në mënyrë që Rusia të paguajë kompensimin e plotë për dëmet”.

Bashkimi Evropian tha se heqja e kufizimeve mbi pasuritë ruse mund të lidhet me përfundimin e një marrëveshje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë, që do të zgjidhte çështjen e kompensimit të dëmeve.

Marrë nga VOA

bashkimi europian ursula von der leyen

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni