LIVE UPDATES
Bota

BE: Të mos politizohet festivali “Mirëdita, dobar dan”

Zyrtarë të caktuar në Beograd kanë kërkuar anulimin e këtij festivali, pavarësisht se kjo ngjarje ka për qëllim krijimin një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.

20 Qershor 2024, 20:01 Nga M.B
BE: Të mos politizohet festivali “Mirëdita, dobar dan”
Të rinj nga Serbia marrin pjesë në festivalin “Mirëdita, dobar dan” në Prishtinë, Kosovë, maj 2023.

BRUKSEL- Zyrtarët e Bashkimit Evropian (BE) besojnë se politikanët nuk duhet t’i politizojnë festivalet që promovojnë shkëmbime kulturore mes vendeve, siç është festivali "Mirëdita, dobar dan", pas thirrjeve nga zyrtarë të caktuar në Beograd për anulimin e tij.

"Është e rëndësishme të përmbahemi nga gjuha nxitëse dhe politizimi i asaj që në thelb është një iniciativë kulturore e organizatave të shoqërisë civile që duan të promovojnë shkëmbime ndërkulturore dhe ndërpersonale. Shkëmbime të tilla janë pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo ngjarje duhet të mbahet”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, për Radion Evropa e Lirë.

Zyrtarë të caktuar në Beograd kanë kërkuar anulimin e këtij festivali, pavarësisht se kjo ngjarje ka për qëllim krijimin një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.

“Organizatorët duhet të jenë në gjendje të punojnë në një mjedis të sigurt dhe të gjithë qytetarët që duan ta shijojnë festivalin duhet ta bëjnë këtë në përputhje me të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes dhe tubimin paqësor”, tha Stano.

Thirrjet për anulimin ose shtyrjen e festivalit po bëhen për shkak se ngjarja treditore përkon me Vidovdanin. Kjo festë fetare dhe kombëtare festohet më 28 qershor në kujtim të Betejës së Kosovës, kur u përplasën ushtritë serbe dhe turke në vitin 1389. Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, fillimisht u bëri thirrje organizatorëve që të mendojnë për shtyrjen e festivalit dhe më pas edhe për anulimin e tij, për shkak se gjatë këtyre ditëve shënohet edhe Vidovdani.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq tha se derisa ai të jetë në krye të kryeqytetit serb, nuk do ta japë asnjë lloj pëlqimi për mbajtjen e festivalit, pavarësisht se kjo ngjarje ka për qëllim krijimin një platforme për bashkëpunim dhe dialog midis qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës.

Edhe pse vlerëson se festivali është një “iniciativë e lavdërueshme” e shoqërisë civile që kontribuon në ngritjen e urave ndërmjet popullit të Kosovës dhe Serbisë përmes aktiviteteve kulturore, Stano kërkon nga organizatorët që të mendojnë për implikimet që kanë data të caktuara në mbajtjen e këtij festivali.

“Vëmë re se organizatorët tregojnë fleksibilitet në rregullimin e datës së festivalit, në mënyrë që të shmangen keqkuptimet e mundshme dhe të sigurohen që pjesëmarrësit të ndihen rehat për t'iu bashkuar ngjarjeve kulturore, duke pasur parasysh ndjeshmërinë në lidhje me datën specifike”, tha Stano.

“Mirëdita, dobar dan” mbahet një herë në vit, në mënyrë alternative në Prishtinë dhe Beograd, me qëllim që ta afrojë skenën kulturore serbe me Kosovën dhe anasjelltas, për të prezantuar skenën bashkëkohore kulturore dhe artistike të Kosovës para publikut nga Serbia.

Këtë vit do të mbahet në Beograd nga 27 deri më 29 qershor. Ngjarja organizohet nga organizatat joqeveritare - Nisma Rinore për të Drejtat e Njeriut, Iniciativat Qytetare nga Serbia dhe Integra nga Kosova. Që nga themelimi më 2014, ky organizim kulturor në Beograd është përcjellë me protesta nga organizatat dhe partitë e krahut të djathtë në përpjekje për të parandaluar mbajtjen e saj. Tani ftesa të tilla vijnë nga adresat më të larta zyrtare./ REL

“mirëdita dobar dan”

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet