31 Gusht 2022, 20:13
Nga I.A
Joe Biden
SHBA- Për herë të parë, Presidenti Joe Biden ka folur për temën e ndjeshme të politikës amerikane, kontrollin nga FBI-a të shtëpisë së ish-Presidentit Donald Trump në Florida. Sikurse njofton korrespondetja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara zoti Biden tha se sulmet e republikanëve ndaj agjencisë federale të zbatimit të ligjit janë të ulta.
Gjatë një takimi të martën në Pensilvani, për të çuar përpara planin e tij për parandalimin e krimeve, Presidenti Biden kritikoi republikanët për sulmet e tyre verbale ndaj FBI-së.
“Është e pështirë të shohësh sulmet ndaj FBI-së, duke kërcënuar jetën e agjentëve të zbatimit të ligjit dhe familjeve të tyre, thjesht pse bëjnë detyrën e tyre dhe zbatojnë ligjin”.
Pas kontrollit nga FBI-ja të rezidencës së ish-Presidentit Donald Trump në Florida, në fillim të këtij muaji, mbështetësit e zotit Trump kanë bërë thirrje për shkurtimin e fondeve për FBI-në.
“Kemi nevojë ta zëvendësojmë këtë agjenci sepse nuk besoj se mund të reformohet. Ajo po vepron si një shtet brenda shtetit, ka dalë jashtë kontrollit dhe po shkel të drejtat e njerëzve, kjo është e papranueshme”, thotë John Hugo, bashkëthemelues i organizatës politike të krahut të djathtë “Super Happy Fun America”.
Presidenti Biden kritikoi republikanët për mbrojtjen e autorëve të sulmit të 6 janarit ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan.
“Po u them miqve të mi republikanë (MAGA) në Kongres. Mos thoni se i mbështesni organet e rendit, nëse nuk dënoni atë që ndodhi më 6 janar. Mos thoni se nuk mundeni. Për hir të Zotit, në anë të kujt jeni?”
Komentet e Presidentit Biden shënojnë një përshkallëzim të dukshëm të retorikës së fushatës para zgjedhjeve të nëntorit, ku republikanët shpresojnë të rimarrin kontrollin e Kongresit.
Zëri i Amerikës bisedoi me profesorin William Howell të Universitetit të Çikagos.
“Është një hapësirë e ndërlikuar manovrimi politik, që nga njera anë të mbështesësh sundimin e ligjit dhe nga ana tjetër të kritikosh Departamentin e Drejtësisë, për të ndjekur penalisht kundërshtarët”.
Fjalimi i Presidentit Biden është pjesë e turneut për të reklamuar fitoret e tij të fundit legjislative, përfshirë legjislacionin dypartiak për sigurinë nga armët të miratuar në fillim të këtij viti pas vrasjeve masive në Uvalde të Teksasit dhe Buffalo të Nju Jorkut.
Presidenti Biden kritikoi republikanët për kundërshtimin e propozimit të tij për të rikthyer ndalimin e armëve gjysmë-automatike, të cilat u përdorën në të dy tragjeditë. Shtëpia e Bardhë thotë se plani 37 miliardë dollarësh i Presidentit Biden për parandalimin e krimeve do të shpëtojë jetë dhe do t’i bëjë komunitetet më të sigurta.
Marrë nga VOA
joe biden fbi
Bota
31 Gusht 2022, 19:51
s.s
Donald Trump
SHBA- Avokatët e Donald Trump po kërkojnë emërimin e një mjeshtri special për të përcaktuar n&eum...
Bota
31 Gusht 2022, 19:54
k.m.
Foto ilustruese
BERLIN- Ministria e Ekonomisë së Gjermanisë i ka kërkuar shërbimit gjerman të inteligjencës (BfV) të...
Bota
31 Gusht 2022, 19:45
e.k
Anija e përfshirë nga flakët
ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotëm në Ital...
Bota
31 Gusht 2022, 19:35
e.k
Alec Baldwin dhe motra e marinsit të vrarë
SHBA- Aktori amerikan Alec Baldwin po paditet nga familja e një marinsi të vrarë v...
Bota
31 Gusht 2022, 19:25
e.k
Droga e sekuestruar
ARABIA SAUDITE- Autoritetet në Arabinë Saudite bëjnë me dije se kanë sekuestruar rreth 46 milionë ta...
Bota
31 Gusht 2022, 19:25
s.s
Dinosaur
AFRIKË- Në Afrikë është gjetur një skelet dinosauri i cili është më i vjetri i gjetur ende n&eum...
Bota
31 Gusht 2022, 19:18
e.k
Foto ilustruese
GJAKOVË- Një burrë nga Gjakova i identifikuar me inicialet A.D është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet se ...
Bota
31 Gusht 2022, 19:13
e.k
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u bëri thirrje sot vendeve të Bashkimit Evropian që të n...
Bota
31 Gusht 2022, 19:09
s.s
Djali godet me grusht vajzën në Londër
BRITANI- Karnavalet e famshme të Notting Hill kanë nisur këtë javë n&eu...
Bota
31 Gusht 2022, 18:38
s.s
Imazhet satelitore tregojnë tokën bujqësore të përmbytur
PAKISTAN- Imazhet e reja satelitore tregojnë shkallën e sh...