LIVE UPDATES
Bota

BIRN: Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë integrimet euro-atlantike të Kosovës

Raporti me titullin “Vorbulla e rrenave”, që është hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, nënvizon brishtësinë e institucioneve dhe medieve për t’u përballur me këtë vorbull.

27 Nëntor 2023, 22:25 Nga I.A
BIRN: Rusia dhe Kina përmes dezinformimit duan të pengojnë
Raporti

KOSOVË- Një raport i hartuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese BIRN, tërheq vëmendjen se Rusia dhe Kina po shfrytëzojnë dezinformimin me qëllim që të nxisin konflikt ndëretnik në Kosovë, të ulin besimin e shoqërisë në procesin e integrimeve euroatlantike dhe të paraqesin Shtetet e Bashkuara në një pasqyrë të shtrembëruar.

Raporti me titullin “Vorbulla e rrenave”, që është hartuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian, nënvizon brishtësinë e institucioneve dhe medieve për t’u përballur me këtë vorbull. Kreshnik Gashi nga BIRN tha se rusët përmes dezinformatave synojnë të pengojnë integrimet euro-atlantike si dhe nxitjen e dhunës dhe urrejtjes në mes të komuniteteve në Kosovë.

“Ka një tentativë të vazhdueshme që NATO të kriminalizohet në Kosovë dhe me u pa si diçka që nuk është e mirë për vendin tonë. Narrativa e dytë që është identifikuar dhe e cila është po ashtu problematike është narrativa kundër integrimeve në Bashkimin Evropian dhe tentativa për ta portretizuar BE-në si diçka të keqe për Kosovën. Tutje influenca ruse synon me nxitë një luftë brenda Kosovës dhe këtë e kemi identifikuar me mesazhet që kanë ardhur në drejtim të Kosovës me atë që NATO-ja ka nisë të fajësohet si një mekanizëm që po i përkrahë vetëm shqiptarët dhe po synon me i ndihmu ata me pushtimin e veriut të Kosovës”, tha ai.

Sipas raportit, Kosova nuk ka kapacitete për t’u përballur me dezinformatat që vijnë nga Rusia dhe ndikimit që mund të vijë nga Kina.

“E dhëna kryesore është që influenca e tyre po mbërrin të ndikojë edhe qytetarin e Kosovës për shkak se matjet që janë bërë me qytetarët është konstatuar që dezinformata që vjen prej Rusisë perceptohet si diçka e vërtetë në vendin tonë”, tha zoti Gashi.

Në raport theksohet se dezinformatat ruse janë ritransmetuar në mediat e Kosovës të cilat po bien viktimë për shkak të mungesës së politikave editoriale për të identifikuar shpërndarjen e dezinformimit që vjen nga Rusia dhe Kina.

Sipas raportit dezinformatat që vijnë nga Kina megjithëse janë më të pakta në numër, përhapen në Kosovë me synimin për të goditur Shtetet e Bashkuara.

“Pika e parë është promovimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës si diçka e keqe dhe si një vend i cili ka kriminalitet të lartë dhe ka probleme me sundimin e ligjit. Pika e dytë është për me promovu ose me trajtu informacione rreth shëndetësisë në Kinë dhe e treta është po ashtu me synu me tregu që Kina është një vend i zhvilluar dhe prodhimet kineze duhet me u ble sepse janë të kualitetit të lartë”, tha zoti Gashi.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog tha se raporti tregon se Kosova është e goditur nga ndikimi i huaj dhe propaganda posaçërisht në rrugën e saj drejt integrimeve në Bashkim Evropian dhe NATO.

“Ne e dimë se shumica e qytetarëve të Kosovës, më shumë se 90 për qind, janë në favor të integrimit në Bashkimin Evropian, ne duhet të ruajmë këtë numër pozitiv. Megjithatë nëse qytetarët e Kosovës ekspozohen ndaj dezinformatave që tregojnë se integrimi në Bashkimin Evropian është i pafavorshëm dhe jo i dobishëm për të ardhmen e Kosovës, kjo mund të çojë në zvogëlimin e mbështetjes për vetë integrimin dhe mungesën e përparimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha ai.

Zoti Szunyog tha se një shqetësim i madh që ngritet në raport është përhapja e dezinformatave për një luftë të mundshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të cilat sipas tij, janë të rrezikshme dhe mund të nxisin më tej tensionet.

“Evropa sfidohet nga politikat e ekstremit të djathtë dhe nacionaliste. Si një shoqëri shumë etnike, Kosova nuk duhet të lejojë që të ndikohet nga dezinformatat nacionaliste që dëmtojnë tolerancën”, tha ai.

Në raport theksohet se një përqindje e mirë e popullsisë e ka të vështirë të bëjë dallimin mes informacionit të saktë dhe të rremë në mungesë të njohurive të nevojshme për ta identifikuar dezinformatën. Raporti bën thirrje për zhvillimin dhe zbatimin e programeve të edukimit për median dhe mekanizmave të fortë të kontrollit të fakteve brenda organizatave mediale, si një mundësi për të luftuar dezinformatat që vijnë nga jashtë.

Marrë nga VOA

kosove kreshnik gashi birn

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë