LIVE UPDATES
Aktualitet

BIRN: Si shqiptaro-amerikanët lobuan për lirinë e atdheut

Historia shqiptaro-amerikane është diçka në të cilën Nahzi ka jetuar vetë, e ka studiuar dhe analizuar për dekada dhe shumë pak njerëz janë në pozicion më të mirë se ai për të treguar këtë histori, një histori të cilën ai e paraqet me njohuri të thella, anektoda dhe herë pas here, me shaka të këndshme.

27 Nëntor 2025, 15:24 Nga E. D
BIRN: Si shqiptaro-amerikanët lobuan për lirinë e atdheut
foto ilustruese

Libri i ri i Fron Nahzit, Pushtet, identitet dhe politikë: një vështrim kritik mbi Lëvizjen Shqiptaro-Amerikane ofron diçka të rrallë: një studim mbi lobimin e një grupi etnik; studimi është teorik pa u bërë i thatë, historik pa u bërë bajat dhe personal deri në një farë mase, pa rënë në botën e kujtimeve apo përgëzimeve të vetvetes.

Historia shqiptaro-amerikane është diçka në të cilën Nahzi ka jetuar vetë, e ka studiuar dhe analizuar për dekada dhe shumë pak njerëz janë në pozicion më të mirë se ai për të treguar këtë histori, një histori të cilën ai e paraqet me njohuri të thella, anektoda dhe herë pas here, me shaka të këndshme.

Rezultati i të gjithë kësaj është studimi më serioz dhe tërësor deri më sot mbi bashkësinë e shqiptarëve të amerikës: se si anëtarët e saj arritën atje, si u organizuan dhe si u përpoqën të ndikojnë politikën e SHBA-ve drejt Shqipërisë, Kosovës dhe më gjerë ndaj rajonit të Ballkanit. Siç shkruan Nahzi: Shtetet e Bashkuara i dhanë këtyre emigrantëve diçka që atdheu nuk mundej t’ua siguronte. “Lirinë për të advokuar për kauzën e tyre nacionaliste… pa frikën se do të përndiqeshin nga shteti”:

Gjithsesi glorifikimi nuk është qëllimi i librit. Bashkësisë nuk i mungojnë njerëzit që pretendojnë se kanë ndryshuar politikën e Uashtingtonit në çaste kritike, duke përmbysur diktatorë dhe duke mobilizuar forcat e NATO-s. Nahzi i kundërvihet këtyre miteve duke shpjeguar realitetit politike dhe interesat amerikane në kohën përkatëse, duke u mbështetur te kërkimi në arkiva, intervista dhe vëzhgime personale – ndërkohë që vlerëson aktivizmin këmbëngulës që me të vërtetë pati rëndësi.

Për të shpjeguar historinë e këtij komuniteti, ai përqendrohet në tri kauza madhore politike që frymëzuan aktivizmin e shqiptaro-amerikanëve që nga mesi i shekullit të 19, kur emigrantët relativisht të varfër dhe të paarsimuar hasën bashkësitë më të vjetra dhe me rrënjë më të forta të italianëve, serbëve e grekëve.

Kauza e parë i përket fillimit të viteve 1900 dhe konsistonte në nxitjet për një Shqipëri të pavarur dhe të bashkuar pas Luftës së Parë Botërore. Kjo kauzë u përball me vështirësi të mëdha. Një memo e vitit 1919 për presidentin Woodroë Wilson hidhte poshtë idenë e një Shqipërie të pavarur si një “entitet politik që me shumë gjasa do të jetë i padëshirueshëm”. Pjesë të mëdha të tokave të banuara nga shqiptarët iu dhanë Greqisë, Serbisë dhe Malit të Zi.  Njohja e Shqipërisë nga SHBA erdhi vetëm më 1922 dhe vetëm pasi në det u zbulua naftë.

Kauza e dytë madhore u shfaq gjatë Luftës së Ftohtë me lëvizjen anti-komuniste. Nga viti 1949 deri në vitin 1956, SHBA dhe Britania ndërmorrën operacione sekrete duke përdorur të arratisurit nga Shqipëria – përpjekje që dështuan për shkak të planifikimit të keq, kontrollit të rreptë të vendit nga regjimi komunist dhe tradhëtisë së agjentit të dyfishtë britanik Kim Philby. Më shumë se 200 shqiptarë që u hodhën me parashutë në Shqipëri u kapën ose u vranë.

Qeveria amerikane më vonë krijoi Komitetin për Shqipërinë e Lirë, pjesë e një fushate më të gjerë për të luftuar komunizmin nëpër të gjithë bllokun sovjetik. Anëtarë të bashkësisë shqiparo-amerikane, shumë prej të cilëve ishin nga veriu i Shqipërisë dhe antikomunistë të fortë, luajtën rol kyç në këtë, duke kontrolluar më shumë se 10 mijë familje për emigrim në SHBA, përfshirë familjen e Nahzit.

Ndërsa glasnosti dhe perestrojka fituan terren dhe diktatura shqiptare u lëkund, diaspora u bë edhe një herë e rëndësishme në Uashington, duke ofruar të dhëna për një vend që kishte qenë i mbyllur hermetikisht që prej dekadash. Kur marrëdhëniet diplomatike u rivendosën më 1990, Departamenti i Shtetit nuk dispononte një flamur shqiptar për ceremoninë.

Diaspora mbështeti Sali Berishë, udhëheqësin karizmatik të Partisë Demokratike, një parti e sapokrijuar, ndërsa Berisha u bë president i vendit. Zelli i tij anti-komunist dhe rrënjët e tij nga veriu  i kishte të  përbashkëta me shumë anëtarë të diasporës. Këto vunë në hije shërbimin e tij të gjatë në sistemin komunist si dhe prirjet autoritariste që shfaqi shpejt pasi mori pushtetin.

Kauza e tyre e madhe finale ishte Kosova. Diaspora u mobilizua duke ndërgjegjësuar faktorët politikë mbi represionin e viteve 1980 dhe krimet e viteve 1990, duke ndihmuar për të ngritur momentumin politik për ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999. Ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës u rrit në famë, shqiptaro-amerikanët intensifikuan përpjekjet për grumbullimin e ndihmave përmes fushatës “Atdheu thërret” ndërsa disa qindra të rinj u bashkuan me “Brigadën e Atlantikut” për të luftuar.

Përgjatë këtyre epokave, vëren Nahzi, diaspora u shfaq më e fortë në kohë krizash, të cilat gjeneruan një qëllim të përbashkët  – formimin e shtetit, anti-komunizmin dhe luftën. Këto sfida fuqizuan solidaritetin që mbushi ndasitë brenda komunitetit, të tilla si krahina, feja apo bindjet politike.

Ky bashkim në përgjithësi sot nuk ekziston. Në lidhje me Kosovën, ku problemi i statusit vijon të mbetet i pazgjidhur, vëmendja e bashkësisë shqiptaro-amerikane është pakësuar ose është ndarë në axhenda konkurrente. Në Shqipëri, angazhimi gjithnjë e më shumë ushqehet nga interesat financiare. Në të dyja vendet, udhëheqësit politikë synojnë të lidhen me shqiptarë të pasur në SHBA më shumë se sa më gjerë me komunitetin. Shumë grupe lobimi apo advokimi kanë pakësuar aktivitetin ose kanë kaluar në gjendje të fjetur dhe nuk ka shumë ndjesi për prioritetet e atdheut.

Ajo që mungon, vëren Nahzi, është angazhimi afatgjatë për demokracinë dhe problemet që shkojnë përtej vijave ndarëse: arsim, shtet të së drejtës, ndërtimit të institucioneve dhe luftës kundër korrupsionit. Diaspora shqiptare mbështeti fort kauzat e rëndësishme të pavarësisë dhe rezistencës por ka investuar më pak, thotë ai, në vlerat dhe strukturat e nevojshme për të siguruar qeverisje demokratike, mirëqenie dhe stabilitet afatgjatë./BIRN


Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës