Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Biseda telefonike do të jetë kontakti i parë i drejtpërdrejtë i Zelenskyyt dhe Trump që nga përplasja e tyre në Zyrën Ovale në fund të muajit të kaluar.
SHBA-Një bisedë telefonike mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është duke u zhvilluar. Siç njoftoi Shtëpia e Bardhë, Donald Trump po flet me presidentin ukrainas nga Zyra Ovale. Biseda telefonike është kontakti i parë i drejtpërdrejtë i Zelenskyyt dhe Trump që nga përplasja e tyre në Zyrën Ovale në fund të muajit të kaluar.
Gjithashtu kjo bisedë telefonike vjen dhe një ditë pas telefonatës rreth 2-orëshe të presidentit amerikan me homologun e tij rus Vladimir Putin mbi masat për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë. Volodymyr Zelensky njoftoi se do të fliste me presidentin amerikan sot, një ditë pas bisedës telefonike Trump-Putin, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me presidentin finlandez Alexander Stubbs në Helsinki.
“Sot do të kontaktoj presidentin Trump dhe do të diskutojmë hapat e ardhshëm. Nuk besoj se duhet të pranojmë lëshimin më të vogël për çështjen e ndihmës për Ukrainën, por përkundrazi, ndihma për Ukrainën duhet të forcohet”, tha presidenti ukrainas.
Dje, Kremlini njoftoi se Putini kishte pranuar një armëpushim tridhjetëditor të kufizuar në sulme ndaj infrastrukturës energjetike, ndërsa Trump bëri thirrje për një armëpushim të përgjithshëm, duke ushtruar presion të fortë ndaj Kievit për ta pranuar atë. Gjithashtu, Vladimir Putin i kërkoi Donald Trump përfundimin e plotë të ndihmës së huaj ushtarake dhe të inteligjencës për Kievin.
Në të njëjtën kohë, Rusia dhe Ukraina vazhduan sot një shkëmbim të robërve të luftës, pas marrëveshjes së djeshme Trump-Putin, njoftoi sot Ministria ruse e Mbrojtjes. Në një deklaratë, Moska tha se 175 ushtarë ukrainas u shkëmbyen me 175 ushtarë rusë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky konfirmoi shkëmbimin.
Moska gjithashtu dorëzoi 22 të burgosur ukrainas të plagosur rëndë që kanë nevojë për trajtim urgjent mjekësor në atë që e përshkroi si një gjest vullneti të mirë. Emiratet e Bashkuara Arabe kishin ndërmjetësuar këtë marrëveshje, tha Ministria Ruse e Mbrojtjes. Ushtarët rusë të liruar sipas marrëveshjes janë në Bjellorusi në pritje të kalimit në Rusi.
Milosh Vuçeviç SERBI- Parlamenti i Serbisë pranoi sot zyrtarisht dorëheqjen e kryeministrit serb Millosh Vuçevi&cc...
godina e diskotekes MAQEDONI E VERIUT- Prokuroria po shqyrton informatat dhe po kërkon të gjithë përgjegjësit e mundshëm q&eu...
Boris Pistorius GJERMANI- Ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius hodhi poshtë thirrjen midis Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe Presi...
Foto ilustruese ITALI- Gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një fatkeqë...
Nicholas Prosper ANGLI- Një 19-vjeçar është dënuar me burgim të përjetshëm në Luton të Anglisë u ...
pamje nga vendngjarja STAMBOLL- Protestat dhe incidente kanë shpërthyer në Stamboll pas anulimit të gradës së kryetarit t&eu...
Foto nga vendi i ngjarjes MAQEDONIA E VERIUT- Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë mbyllur 15 restorante pasi tragjedisë në...
foto ilustruese UKRAINË- Në Krimenë e pushtuar, inteligjenca ushtarake ukrainase gjatë ditëve të fundit ka arritur të sh...
Sasho Klekovski MAQEDONIA E VERIUT- Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor në Maqedoninë e Veriut Sasho Klekovski tha sot ...
foto ilustruese IZRAEL- Mijëra qytetarë dolën duke protestuar në Jerusalemit kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, duk...