LIVE UPDATES
Bota

Bisedimet SHBA-Iran në Gjenevë/ A do të heqë dorë Irani nga programi raketor në këmbim të një marrëveshjeje?

Pas takimit, Trump sinjalizoi se negociatat me Teheranin do të vazhdojnë. Netanyahu, megjithatë, Netanyahu kërkoi që zyrtarisht programi raketor i Iranit të përfshihet në çdo marrëveshje, diçka që Teherani vazhdimisht e ka refuzuar. Rundi i ri i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillohet më 17 shkurt në Gjenevë.

16 Shkurt 2026, 08:26 Nga D.S
Bisedimet SHBA-Iran në Gjenevë/ A do të heqë dorë Irani
foto ilustruese

IRAN- Presidenti amerikan, Donald Trump, publikisht ka folur për diplomacinë me Iranin pas takimit që zhvilloi më 11 shkurt me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu. Por, ekspertët thonë se mosmarrëveshja më e thellë mund të mos përqendrohet në programin bërthamor të Iranit, por të zgjerohet edhe në kapacitetet raketore të Republikës Islamike.

Pas takimit, Trump sinjalizoi se negociatat me Teheranin do të vazhdojnë. Netanyahu, megjithatë, Netanyahu kërkoi që zyrtarisht programi raketor i Iranit të përfshihet në çdo marrëveshje, diçka që Teherani vazhdimisht e ka refuzuar. Rundi i ri i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit pritet të zhvillohet më 17 shkurt në Gjenevë.

Duke folur për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë, Hossein Aryan, analist i mbrojtjes me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, argumentoi se objektivi strategjik afatgjatë shkon përtej çështjes bërthamore.

“Nëse e shikojmë këtë çështje në një panoramë më të gjerë, qëllimi i Izraelit është që të reduktojë në mënyrë drastike kapacitetet mbrojtjes të Iranit, si nën Republikën Islamike dhe madje edhe në periudhën pas saj”, tha ai.

Sipas Aryanit, Izraeli e sheh arsenalin raketor të Iranit si asetin më të rëndësishëm ushtarak të tij dhe si “kapacitetin e tij të vetëm parandalues”. Edhe pse shtete të tjera në rajon posedojnë raketa balistike, ai tha se zyrtarët izraelitë e shohin programin iranian si të ndryshëm, pasi ai është bërë gjithnjë e më shumë i prodhuar brenda shtetit dhe i vetëqëndrueshëm.

Vlerësimet izraelite sugjerojnë se, nëse nuk kontrollohet, Irani mund të zgjerojë arsenalit e tij deri në 8.000 deri më 2028. Projeksione të tilla ndihmojnë për të shpjeguar shqetësimet izraelite lidhur me sulme të mundshme masive në të ardhmen, që do të mund të vendosnin presion të madh ndaj sistemeve të mbrojtjes raketore.

“Kjo është pikërisht pse fokusi i Netanyahut aktualisht nuk është në programin bërthamor, sepse ata besojnë se ajo pjesë është nën kontroll ose për momentin nuk është në fazë kritike. Fokusi i tij kryesor është që të ndalë ushtrinë e Iranit dhe makinerinë e raketave”, tha Aryan.

Programi bërthamor i Iranit pësoi një goditje të madhe pas fushatës së përbashkët ajrore të SHBA-së dhe Izraelit kundër Republikës Islamike në qershor të vitit 2025, fushatë që kishte për shënjestër ndërtesat bërthamore në Fordo, Isfahan dhe Natanz.

S’ka traktat për ndalimin e raketave

Çështja e raketave përbën një pengesë të madhe diplomatike. Teherani insiston se programi i tij i raketave konvencionale është i pa negociueshëm dhe Aryan theksoi se nuk ekziston asnjë traktat detyrues ndërkombëtar që ndalon shprehimisht zhvillimin e raketave.

Korniza si Regjimi i Kontrollit të Teknologjisë së Raketave (MTCR) dhe Kodi i Sjelljes i Hagës janë marrëveshje vullnetare, e jo ndalime që ligjërisht duhet të zbatohen. Njëkohësisht, Aryan tha se lëvizjet ushtarake të SHBA-së pranë Iranit sugjerojnë plane rezervë në rast se negociatat dështojnë. Ai i përshkroi dislokimet si pjesërisht si masë parandalimi, pjesërisht taktikë për presion.

“Një pjesë e kësaj është formësim mediatik, dhe një pjesë tjetër është presioni për ta shtyrë Irani drejt diplomacisë dhe për të nxjerrë koncesione maksimale”, tha Aryan. Megjithatë, ai shprehu dyshime se një presion i tillë do ta detyronte Republikën Islamike të zvogëlojë ose të heqë dorë nga programi i saj raketor.

“Operacion mashtrimi”

Teksa Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu ndajnë qëllimin e përbashkët për të ndaluar që Irani të ketë armë bërthamore, ata kanë qëndrime të ndryshme sa i përket një marrëveshjeje të fundit – të paktën publikisht. I shqetësuar se një marrëveshje e ngushtë bërthamore, Netanyahu udhëtoi për në Uashington për të siguruar që raketat të jenë një pjesë e panegociueshme e çdo propozimi amerikan. Disa analistë këshillojnë për kujdes në interpretimin e optimizmit publik të Trumpit për diplomacinë.

“Në pikëpamjen time, deklaratat e Trumpit nuk tregojnë domosdo diçka konkrete dhe nuk mund të mbështetesh me siguri tek ato”, tha Mohammad Ghaedi, ligjërues në Universitetin George Washington.

Ai sugjeroi se dallimet e dukshme midis SHBA-së dhe Izraelit mbi atë që konsiderohet një marrëveshje e pranueshme mund të jenë mesazhe strategjike.

“Këto deklarata mund të pasqyrojnë dallime midis SHBA-së dhe Izraelit, por po ashtu mund të konsiderohen si një operacion mashtrimi, që do të thotë se flitet për dallime dhe mosmarrëveshje ndërkohë që një sulm befasues po përgatitet”, tha Mohammad Ghaedi.

Edhe pse SHBA-ja e ka forcuar praninë e saj ushtarake në rajon, Ghaedi vlerësoi se mundësia e sulmeve të menjëhershme mbetet relativisht e ulët. Në vend të sulmeve të menjëhershme, ai parashikoi përshkallëzim të sanksioneve dhe presion ekonomik. Ai përmendi deklaratat e Scott Bessent në Forumi Ekonomik Botëror në Davos, ku Bessent vlerësoi se sanksionet e kanë dobësuar ekonominë e Iranit dhe kanë nxitur pakënaqësi të brendshme.

Megjithatë, Mohammad Ghaedi tha se Trumpi, potencialisht i ndikuar nga aktorë rajonalë si Katari dhe Turqia, mund të pranojë një marrëveshje të përkohshme, edhe pse Netanyahu këmbëngul se çdo marrëveshje e mundshme duhet të jetë e përhershme dhe të përfshijë kufizime mbi programin raketor të Iranit.

Irani dhe SHBA-ka zhvilluan bisedime më herët këtë muaj në Oman, dhe rundi i ri është paralajmëruar për të martën. Por, Teherani mban qëndrimin se diskutimet mund të përqendrohen vetëm te programi i tij bërthamor. Më 11 shkurt, Ali Shamkhani, këshilltar i lartë i udhëheqësit suprem iranian, theksoi përsëri se “çështja e raketave nuk është brenda kompetencës së negociatorëve”./REL

benjamin netanyahu iran trump netanyahu

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale