LIVE UPDATES
Bota

Bix Aliu: Koalicioni qeverisës në Mal të Zi bart rreziqe për synimet integruese të vendit

Aliu shtoi se zgjedhjet e vitit 2023 i krijuan Malit të Zi një mundësi historike për të përshpejtuar rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

7 Mars 2024, 20:28 Nga E. D
Bix Aliu: Koalicioni qeverisës në Mal të Zi bart rreziqe për
Bix Aliu

MALI I ZI- Bix Aliu, i emëruari për postin e ambasadorit të ardhshëm amerikan në Malin e Zi, tha të martën para Komisionit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë se nëse konfirmohet, do të punojë për përshpejtimin e procesit të integrimit të Malit të Zi dhe forcimin e luftës kundër ndikimeve të huaja keqdashëse.

Zoti Aliu tha se nëse konfirmohet, do të jetë shqiptaro-amerikani i parë në histori që do të shërbejë si ambasador i Shteteve të Bashkuara.

Ai tha se zgjedhjet e vitit 2023 i krijuan Malit të Zi një mundësi historike për të përshpejtuar rrugëtimin drejt integrimit në Bashkimin Evropian, por “duhet të jemi të qartë edhe për rreziqet që përfaqëson koalicioni qeverisës dhe të mbetemi të angazhuar, me zgjidhje praktike, për të ndihmuar Malin e Zi të zërë vendin e merituar në BE”.

Duke radhitur përparësitë e punës së tij nëse konfirmohet, zoti Aliu tha se "lufta brutale e Rusisë në Ukrainë nënvizon urgjencën që Mali i Zi të përshpejtojë reformat thelbësore për anëtarësimin në BE, zhvillimin demokratik, qëndrueshmërinë dhe përparimin”.

Ai tha se do të ndihmojë një përpjekje ndërinstitucionale “për të promovuar sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit të rrënjosur dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, që do të ofrojë rezultate të prekshme për qytetarët e Malit të Zi, të gjitha në përputhje me objektivat e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara”.

Zoti Aliu tha se ndër përparësitë e tij do të jetë thellimi i lidhjeve ndërmjet NATO-s dhe Malit të Zi, i cili u bë vend anëtar i aleancës shtatë vjet më parë.

Përparësi tjetër tha ai, është forcimi i rezistencës së Malit të Zi ndaj aktorëve keqdashës që duan të dëmtojnë demokracinë dhe institucionet e tij.

"Nëse konfirmohem, do të punoj me partnerët ndërinstitucionalë dhe Bashkimin Evropian për të luftuar dezinformimin, për të mbështetur shoqërinë civile dhe për të përforcuar mesazhet amerikane për vlerat transatlantike", tha zoti Aliu, duke theksuar se përparësi tjetër do të jetë mbështetja për përparimin ekonomik të Malit të Zi nëpërmjet dialogut të ripërtërirë ekonomik amerikano-malazez për të forcuar mjedisin e investimeve.

“Është thelbësore që Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja ndihmojnë për të siguruar alternativa të qëndrueshme ndaj investimeve nga Kina, posaçërisht në infrastrukturën thelbësore”, tha zoti Aliu, duke theksuar se Mali i Zi është në udhëkryq.

“Vendi ka nevojë për institucione efikase demokratike të çimentuara në kuadrin euroatlantik dhe të përkushtuara ndaj mirëqenies së të gjithë qytetarëve të tij”, tha zoti Aliu duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë një aleat i Malit të Zi në ndërtimin e një të nesërme më të mirë si pjesë e NATO-s dhe BE-së.

Kush është Bix Aliu

Zoti Aliu është diplomat karriere në Shërbimin e Jashtëm amerikan. Para se të fillonte shërbimin si i Ngarkuar me Punë, në ambasadën amerikane në Budapest, si shërbeu su zëvendësshef i Misionit amerikan në Poloni. Më parë, ai ishte Konsull i Përgjithshëm amerikan në Krakov, ndërsa më herët kishte shërbyer zëvendësshef i ambasadës amerikane, në Podgoricë.

Mes detyrave të tjera, zoti Aliu kishte kryer detyrën e zyrtarit për marrëdhënie me publikun në ambasadën amerikane në Tiranë.

/Marrë nga VOA

bix aliu mali i zi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë