8 Maj 2026, 15:06
Nga E.d
Foto ilustruse
SHBA- Kompanitë amerikane kanë frikë se përditësimi i “Direktivës për Përgjegjësinë ndaj Produkteve” të Brukselit do ta bëjë më të lehtë që konsumatorët t’i padisin. Bizneset amerikane i kanë kërkuar administratës Trump të ndërhyjë për rregullat e reja të BE-së për mbrojtjen e konsumatorëve, nga frika se ato mund t’i ekspozojnë ndaj një vale padish kolektive.
Pesë shoqata të mëdha tregtare amerikane, të udhëhequra nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, u kanë shkruar zyrtarëve të lartë të administratës Trump duke kërkuar angazhim aktiv me Komisionin Europian. Rregullat e reja do t’u kërkonin kompanive të provonin se produktet e tyre nuk kishin faj, nëse një klient pretendon se është dëmtuar.
Ndryshimet pritet të hyjnë në fuqi në dhjetor, si pjesë e përditësimit të Direktivës së BE-së për Përgjegjësinë ndaj Produkteve, dhe mund të bëhen një tjetër pikë tensioni në marrëdhëniet transatlantike. Grupet e lobimit thanë se përfshirja e dëmeve të shkaktuara nga produktet digjitale krijon “kosto dhe rreziqe të reja të konsiderueshme” për kompanitë amerikane që eksportojnë produkte dhe shërbime inovative në Europë.
Bizneset amerikane thanë se Greer duhet të shqyrtojë mundësinë t’i kërkojë BE-së një “pezullim” të zbatimit të direktivës.
Një drejtues biznesi tha se industritë amerikane të teknologjisë dhe farmaceutikës janë më të përqendruarat në lobimin kundër rregullave të reja. Por, sipas tij, ndikimi do të jetë shumë më i gjerë, duke prekur të gjitha llojet e bizneseve amerikane që operojnë në Europë.
Kjo ndërhyrje vjen në një moment delikat për negociatat tregtare SHBA-BE. Uashingtoni dhe Brukseli po përpiqen ende të zbatojnë Marrëveshjen Turnberry të vitit 2025, sipas së cilës BE-ja uli tarifat e importit për mallrat industriale dhe bujqësore amerikane, në këmbim të një tarife 15% për mallrat e eksportuara nga BE-ja drejt SHBA-së. Bisedimet për zbatimin e pjesëve kryesore të marrëveshjes nuk arritën rezultat të mërkurën në mbrëmje.
Trump javën e kaluar i befasoi diplomatët europianë duke kërcënuar papritur se do t’i rikthente tarifat për makinat dhe kamionët në nivelin 25%, ku ishin para marrëveshjes së arritur në resortin e tij të golfit në Turnberry, Skoci, korrikun e kaluar.
Pas një vendimi të Gjykatës së Lartë të SHBA-së që rrëzoi tarifat fillestare të Trumpit, Uashingtoni ka nisur disa hetime të reja për praktika të padrejta tregtare nga qeveritë e huaja. Pas përfundimit të tyre, SHBA-ja mund të vendosë tarifa mbi një gamë mallrash.
Në letrën e tyre, grupet amerikane të industrisë paralajmëruan se Direktiva e rishikuar për Përgjegjësinë ndaj Produkteve do të dëmtonte partneritetet kritike ekonomike dhe strategjike.
Shqetësimi kryesor i industrisë amerikane, i ngritur edhe nga kompani europiane, është vendimi për ta përmbysur barrën e provës: paditësit do të supozohen se kanë pësuar dëm, përveç nëse prodhuesit arrijnë të provojnë se produkti i tyre nuk ishte përgjegjës.
Kristen Kaufman, zëvendëspresidente e lartë në Këshillin Amerikan për Biznes Ndërkombëtar, tha se ndryshimet favorizojnë padrejtësisht ata që kërkojnë kompensim, shpesh përmes padive të financuara nga palë të treta.
Ajo dha shembullin e një pacienti të dëmtuar nga një mjet diagnostikues me AI: më parë pacienti duhej të provonte se defekti shkaktoi dëmin; tani prodhuesi duhet të tregojë se produkti nuk ishte me defekt.
Ndryshimet e tjera zgjerojnë direktivën për të përfshirë produkte digjitale dhe shërbime të lidhura, si përditësimet e softuerit.
Rishikimet synojnë të barazojnë pozitat mes viktimave dhe korporatave, por ekspertët ligjorë mendojnë se ato do të favorizojnë paditësit. Julia Apostle, partnere në firmën ligjore Orrick, shkroi se rregullat e reja do ta bëjnë më të lehtë për viktimat të provojnë se një produkt është me defekt.
Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së nuk pranoi të komentonte. Komisioni Europian nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment./ FT
shba donald trump be
Bota
8 Maj 2026, 14:33
D.S
Marco Rubio
SHBA-Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, ka thënë se SHBA-të presin një përgjigje t&eum...
Bota
8 Maj 2026, 12:58
D.S
Piergabriele Papadia de Bottini di Sant'Agnese
RUSI- Një skandal ka goditur diplomacinë italiane, ku protagonist është ish-...
Bota
8 Maj 2026, 12:28
D.S
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i paralajmëroi vendet perëndimore të premten se nëse ...
Bota
8 Maj 2026, 11:40
D.S
Ursula Von de Leyen
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen njoftoi se ka progres midis institucioneve evropi...
Bota
8 Maj 2026, 08:58
D.S
ngushtrica e hormuzit
SHBA- Ushtria amerikane ka goditur objektivat iraniane në vetëmbrojtje. Mësohet se, Irani gjithashtu l&eum...
Bota
8 Maj 2026, 08:35
D.S
Donald Trump
SHBA- Gjykata Supreme në SHBA vendosi të enjten se tarifat e përkohshme prej 10% të vendosura në ...
Bota
8 Maj 2026, 07:44
D.S
Donald Trump
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të enjten se Bashkimi Evropian duhet të miratojë dhe zbatojë ...
Bota
8 Maj 2026, 07:33
D.S
SPANJË- Tre persona të dyshuar për hantavirus janë evakuuar nga një anije turistike. The Guardian raporton se, një br...
Bota
7 Maj 2026, 22:01
E. D
AUSTRI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin Linz, ku tre persona kanë humbur jetën pas një incidenti me armë zja...
Bota
7 Maj 2026, 20:36
E.d
Foto ilustruse
PALESTINA- Bisedimet për armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit kanë ngecur dhe Gaza rrezikon të rrëshqasë p&eu...