Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ndërsa zoti Blinken mbante fjalën, përmes mikrofonit të tij mund të dëgjoheshin protestuesit pro-palestinez jashtë Institutit Brookings. Sekretari Blinken përsëriti thirrjen drejtuar kreut të Hamasit në Gazë, Yahya Sinwar, për të pranuar armëpushimin e propozuar nga SHBA-të dhe nënvizoi nevojën për një plan të mirëpërgatitur për Gazën pas luftës.
SHBA- Shtetet e Bashkuara janë të vendosura për të parandaluar që konflikti ushtarak midis Izraelit dhe luftëtarëve të Hezbollahut me bazë në Libanin jugor të përshkallëzohet në një luftë gjithëpërfshirëse, tha të hënën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken para një auditori në Institutin Brookings me qendër në Uashington. Sipas Sekretarit Blinken "asnjë nga aktorët kryesorë në të vërtetë nuk dëshiron luftë".
"Unë nuk besoj se Hezbollahu në të vërtetë dëshiron luftë. Izraeli nuk dëshiron luftë, megjithëse mund të jetë i përgatitur të përfshihet në një të tillë nëse është e nevojshme. Libani sigurisht që nuk dëshiron një luftë, sepse do të ishte viktima kryesore në një luftë të tillë", shtoi ai. “Po ashtu nuk besoj se Irani dëshiron luftë sepse nuk do që Hezbollahu të shkatërrohet dhe sepse mund të synojë ta mbajë Hezbollahun si “kartë” nëse do i nevojitet”.
Ndërsa Blinken mbante fjalën, përmes mikrofonit të tij mund të dëgjoheshin protestuesit pro-palestinez jashtë Institutit Brookings. Sekretari Blinken përsëriti thirrjen drejtuar kreut të Hamasit në Gazë, Yahya Sinwar, për të pranuar armëpushimin e propozuar nga SHBA-të dhe nënvizoi nevojën për një plan të mirëpërgatitur për Gazën pas luftës.
“Kur konflikti të përfundojë duhet të ketë plane të qarta dhe të arritshme për qeverisjen në Gazë, për sigurinë e saj dhe natyrisht për të ndihmuar njerëzit që të rindërtojnë jetët e tyre, të cilat janë shkatërruar”, tha ai.
Në fjalimin e tij për politikën e jashtme zoti Blinken foli gjithashtu edhe për Kinën.
“Unë mendoj se objektivat e Kinës janë të qarta. Me kalimin e kohës, gjatë dekadave të ardhshme, Kina synon të jetë vend udhëheqës, dominues në arenën ndërkombëtare, ushtarakisht, ekonomikisht, diplomatikisht, kjo është e qartë”, tha ai.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë deklaruar se qëllimi i tyre është të menaxhojnë me përgjegjësi konkurrencën me Kinën, Pekini e ka hedhur poshtë një gjë të tillë, duke thënë se marrëdhënia midis dy ekonomive më të mëdha në botë nuk duhet të përcaktohet nga konkurrenca.
Zyrtarët kinezë kanë thënë se “konkurrenca e vendeve të mëdha” nuk jep “asnjë përgjigje për problemet në SHBA apo sfidat në botë”. SHBA do të mirëpresin takimin e nivelit të lartë të NATO-s në Uashington nga data 9 deri më 11 korrik, me fokus sigurinë në Evropë ndërsa vazhdon agresioni i Rusisë kundër Ukrainës. Katër vende nga rajoni Indo-Paqësor - Australia, Japonia, Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re do të marrin pjesë në këtë takim të nivelit të lartë./ VOA
foto ilustruese BRITANI- Më 4 korrik, Mbretëria e Bashkuar do t’i mbajë zgjedhjet kombëtare, të cilat, sipas sondazheve, pri...
Biden SHBA- Presidenti Joe Biden kritikoi vendimin e Gjykatës së Lartë mbi imunitetin presidencial, që u pa si një fitore për...
foto ilustruese KOSOVË- I dërguar special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sërish ka folur për...
Anthony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, ka deklaruar se beson që aleatët evropianë të SHBA-së të ...
Foto ilustruese KOSOVA- Po përpiqesha shumë të mendoja se si ta filloja këtë artikull për festivalin e sivjetshëm &...
fotot ilustruese UKRAINË- Ukraina po lehtëson kushtet e mobilizimit për t’u përballur me mungesën e ushtarëve në f...
pamje nga vendngjarja SPANJË-Një aeroplan i goditur nga turbulenca të forta ka bërë një ulje emergjente në Brazil, me 30...
Robert Fico SLLOVAKI- Ministri sllovak i Mbrojtjes Robert Kalinak tha se kryeministri sllovak Robert Fico së shpejti do të shfaqet në publik...
foto ilustruese KOSOVË-Katër shtetas të Kosovës, aktualisht, ndodhen në paraburgim në Serbi nën akuzat për krime lu...
Foto ilustruese EUROPA- Bazat ushtarake dhe personeli amerikan në të gjithë Evropën janë në gatishmëri të shtu...