LIVE UPDATES
Bota

Blinkeni në Izrael për të ardhmen e Gazës, bombardimet nuk ndalen

Blinkeni mbërriti në Izrael pasi tha se kishte siguruar përkushtimin e katër vendeve arabe dhe të Turqisë për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës pas luftës, diçka për të cilën këto vende kishin ngurruar të zotoheshin pa ndërprerjen e luftimeve.

9 Janar 2024, 11:41 Nga M.B

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbajti takime në Izrael të martën, në përpjekje për ta gjetur një plan për ta ardhmen e Rripit të Gazës pas luftës, derisa, në të njëjtën kohë, ushtria izraelite e vazhdoi luftën ajrore dhe tokësore në territorin e rrethuar. Bombardime të ashpra dhe luftime të zjarrta i tronditën kampet e refugjatëve, duke i detyruar palestinezët të vuajnë për të gjetur strehim dhe duke i vështirësuar përpjekjet e grupeve humanitare për të dërguar ndihma te popullata.

Blinkeni mbërriti në Izrael pasi tha se kishte siguruar përkushtimin e katër vendeve arabe dhe të Turqisë për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës pas luftës, diçka për të cilën këto vende kishin ngurruar të zotoheshin pa ndërprerjen e luftimeve. Por, SHBA-ja dhe Izraeli kanë mospajtime të thella për atë se si do të udhëhiqet Gaza kur – dhe nëse – udhëheqësit e tanishëm të Hamasit mposhten. SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian e cilësojnë Hamasin organizatë terroriste.

Zyrtarët amerikanë i kanë bërë thirrje Autoritetit Palestinez, i cili i qeveris pjesët e uzurpuara nga Izraeli në Bregun Perëndimor, ta qeverisë edhe Gazën, si dhe kanë bërë thirrje për bisedime për rifillimin e themelimit të një shteti palestinez. Zyrtarët izraelitë nuk e pranojnë asnjërën nga këto. Shtetet e Bashkuara i kanë bërë trysni Izraelit ta kufizojë ofensivën në Gazë në operacione më të sakta që kanë për cak vetëm Hamasin. Megjithatë, shkalla e vrasjeve dhe shkatërrimit ka vazhduar të jetë gati e njëjtë si gjatë tre muajve të ofensivës së saj, pas disa qindra palestinezë vriten brenda ditës, sipas zyrtarëve shëndetësorë në Gazë.

Izraeli është zotuar se do ta vazhdojë luftën derisa ta shkatërrojë Hamasin në gjithë territorin, si përgjigje ndaj sulmeve që pjesëtarët e tij i kryen në jug të Izraelit më 7 tetor, kur i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i morën peng rreth 250 të tjerë.

“Lufta do të vazhdojë edhe gjatë vitit 2024”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.

Gjatë natës dhe mëngjesit të së martës, Izraeli e bombardoi me artileri kampin e refugjatëve Nuseirat në Gazën qendrore. Gati të gjithë banorët e Gazës prej 2.3 milionë janë zhvendosur nga shtëpitë e veta në luftë së paku një herë, dhe shumë prej tyre po zhvendosen sërish, shpesh duke u strehuar në tenda. Më shumë se 23.000 palestinezë janë vrarë në Gazë gjatë ofensivës izraelite, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Marrë nga REL

anthony blinken shba lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës