Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Nëntë janari shënon ditën kur serbët e Bosnjës më 1992, të cilët e kundërshtuar pavarësinë e Bosnjës pas shkëputjes së saj nga Jugosllavia, deklaruan shtetin e tyre të ndarë, duke nxitur një luftë ndëretnike e cila ua mori jetën më shumë se 100.000 njerëzve dhe u ndal vetëm pas Marrëveshjes së Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, në fund të vitit 1995.
SARAJEVA- Entiteti serb i Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska, do ta shënojë sot “ditën kombëtare”, një festë antikushtetuese, në një kohë të paralajmërimeve ndërkombëtare për rritjen e synimeve politike të liderit të entitetit, Millorad Dodik, për shkëputje nga Bosnja.
Nëntë janari shënon ditën kur serbët e Bosnjës më 1992, të cilët e kundërshtuar pavarësinë e Bosnjës pas shkëputjes së saj nga Jugosllavia, deklaruan shtetin e tyre të ndarë, duke nxitur një luftë ndëretnike e cila ua mori jetën më shumë se 100.000 njerëzve dhe u ndal vetëm pas Marrëveshjes së Dejtonit, të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara, në fund të vitit 1995.
Sipas Marrëveshjes së Dejtonit, Bosnja administrohet nga një Qeveri qendrore nën udhëheqjen e një federate boshnjake dhe kroate dhe një entiteti me shumicë serbe, i njohur si Republika Sërpska. Në entitetin serb të Bosnjës, 9 janari shënohet si ditë kombëtare, megjithëse Gjykata Kushtetuese e Bosnjë e Hercegovinës e ka shpallur atë festë antikushtetuese dy herë.
Kjo festë e ndaluar është shënuar në kryeqytetin e entitetit serb, Banjallukë, me marshime dhe parade të policisë së armatosur. Në këtë festë do të marrin pjesë ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Millan Mojsilloviq, ministrat e Qeverisë së Serbisë, kryetari i Kuvendit të Serbisë, Vladimir Orliq, dhe patriarku e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije.
Gjatë dy vjetëve të fundit, Dodik, i cili ka lidhje të ngushta me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, është përpjekur vazhdimisht ta rrënojë autoritetin e Qeverisë qendrore të Bosnjës dhe të themelojë institucione paralele për t’i rritur kërcënimet e tij të kamotshme për ta ndarë vendin përherë. Për ta mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjës, dy avionë luftarakë amerikanë, F-16, fluturuan mbi qiellin e këtij vendi më 8 janar. Shtetet e Bashkuara nuk do të qëndrojnë duarkryq derisa sfidohen Marrëveshja për Paqe e Dejtonit dhe institucionet e Bosnjës, tha Ambasada amerikane në Sarajevë.
"Stërvitja ishte pjesë e përpjekjeve e forcave amerikane për të shkëmbyer taktika, teknika dhe procedura me Forcat Ajrore boshnjake, si dhe e dëshmon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ta siguruar sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës", tha ajo më 8 janar.
Festa në Banjallukë pritet të nisë sot pasdite me një ceremoni ku disa individë do të shpërblehen, dhe do të mbyllet me një paradë ushtarake në orën 17:00. Anëtarët e klubit të motoçiklistëve “Ujqit e Natës”, i cili është i afërt me Putinin, pritet të marrë pjesë në paradë përsëri.
Marrë nga REL
Gaza- Në mesin e kofliktit të ashpër me palestinazët, Izraeli ka njoftuar se gjatë ditës së sotme do të ndaloj&eu...
SARAJEVË- Në prag të një festimi tjetër të Ditës së Republika Srpska, tensionet politike janë rritur në nive...
Jeffrey Epstein SHBA- Mëngjesin e së hënës është publikuar raundi i katërt i dokumenteve nga një padi lidhur me Je...
Traktor GJERMANI- Këtë të hënë (08.01.2024) nisi java e protestave të bujqve gjermanë– duke shkaktuar pasoja ...
Gjermani- Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) t’i japim më s...
Kore e Jugut- Koreja e Jugut e ka kaluar një ligj të ri, i cili synon që deri në vitin 2027 ta ndalojë plotësisht prerjen dhe sh...
Shpërthim në Teksas SHBA- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një hotel në Teksas, ku të paktën 2...
Adolfo Macias EKUADOR- Një nga bosët më të mëdhenjt të bandave të drogës në Ekuador ka arritur të ...
Yoav Gallant IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant ka paralajmëruar përshkallëzim të konfliktit në kufirin me Libani...
Tërmet në Japoni JAPONI- Bilanci i viktimave të tërmetit të fuqishëm në Japoni ka shkuar në 202, ndërkoh...