17 Tetor 2022, 12:58
Nga I.A
Josep Borell
BRUKSEL- Bashkimi Evropian është në kërkim të të dhënave konkrete për përfshirjen iraniane në luftën e Rusisë në Ukrainë, ka thënë kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell më 17 tetor. Në disa pamje, të publikuara në rrjetet sociale, janë parë dronë duke fluturuar mbi Kiev, në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Ukraina ka thënë se kryeqyteti i saj dhe rajonet tjera janë duke u përballur me sulme të reja. Kievi ka thënë se Rusia është duke përdorur pajisjet e prodhuara nga Irani, të njohura si dronë kamikazë, për të goditur shënjestrat civile dhe infrastrukturën brenda Ukrainës.
“Ne jemi në kërkim të të dhënave konkrete për pjesëmarrjen (e Iranit në luftën në Ukrainë)”, ka thënë Borrell para gazetarëve, pak para takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, e ka mohuar që Teherani u ka dhënë armë palëve në konflikt.
“Lajmet e publikuara që Irani po i ofron Rusisë dronë, janë me ambicie politike dhe po barten nga burimet perëndimore. Ne nuk i kemi ofruar armë asnjërës palë që është në konflikt” ka thënë Kenaani në një konferencë për media më 17 tetor.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Marrë nga REL
josep borell lufta ukraine-rusi
Bota
17 Tetor 2022, 12:47
I.A
Dritan Abazovç
MALI I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovç, ka bërë të ditur se kur ësht&e...
Bota
17 Tetor 2022, 12:28
I.A
Viola von Cramon
SERBI- Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet ta k...
Bota
17 Tetor 2022, 12:10
I.A
Foto Ilustruese
GREQI- Tmerri absolut dhe i papërshkrueshëm i abuzimit dhe përdhunimit brutal seksual të përjetuar nga nxën&e...
Bota
17 Tetor 2022, 11:10
k.m.
Lola
PARIS- Franca është tronditur nga vrasja e tmerrshme e një vajze 12-vjeçare, e cila u gjet e pajetë në një valixh...
Bota
17 Tetor 2022, 10:35
k.m.
Mirosllav Lajçak dhe Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Nëntori po vjen dhe bashkë me të edhe afati për zbatimin e mar...
Bota
17 Tetor 2022, 08:40
I.A
Hysni Gucati
HAGË- Ish-kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati aktualisht është duke u operuar në këmbë dhe opera...
Bota
17 Tetor 2022, 08:31
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka dhënë një intervistë me gazetarin britanik, Tim Sebastia...
Bota
17 Tetor 2022, 08:16
I.A
Foto Ilustruese
GJERMANI- Një informim më të mirë për pasojat e mundshme të ngushticave të furnizimit me energji dhe sab...
Bota
17 Tetor 2022, 08:12
I.A
Aleksander Lukashenko dhe Vladimir Putin
UKRAINË- Forcat e armatosura ukrainase zhvillojnë trajnime në zonën kufitare pranë Bjello...
Bota
17 Tetor 2022, 07:22
A.B
Qyteti
UKRAINË- Tre shpërthime janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në kryeqytetin ukrainas Kiev, pasi sirenat e sulmit ajror ...