LIVE UPDATES
Bota

Buchenwald, kampi i përqendrimit që u çlirua 80 vjet më parë dhe la pas rreth 56.000 viktima

Në sistemin Buchenwald vuajtën rreth 280.000 të burgosur. Ky sistem përfshinte kampin e përqendrimit në Ettersberg si dhe më shumë se 50 kampe të vogla të jashtme, shumica e tyre në vende të rëndësishme, ku prodhohej për luftën.

9 Prill 2025, 08:37 Nga N.F
Buchenwald, kampi i përqendrimit që u çlirua 80 vjet më
Foto ilustruese

GJERMANI- Kampi i përqendrimit Buchenwald ka qenë një nga kampet më të mëdha të përqendrimit në tokën gjermane. Ai u çlirua 80 vjet më parë. Çfarë rëndësie ka kujtimi në kohën e forcimit të ekstremizmit të djathtë?

Ndërtesat qëndrojnë në një vend, që duket sikur ka dalë jashtë peizazhit. Ettersberg plot pyje, i ndodhur jo shumë larg metropolit kulturor të Weimarit në Turingi, mund të shihet nga larg. Një zonë idilike, kështu të duket.

Një vend i tmerrit

Por ky vend nuk është idilik, është një vend tmerri. Lart në rrafshnajën Etterberg 480 metra të lartë ka qenë dikur një nga kampet më të mëdha të përqendrimit nazist (KZ) në tokën gjermane. Nga viti 1937 deri 1945 këtu në kampin e përqendrimit Buchenwald nazistët burgosën njerëz: kundërshtarë politikë, komunistë, homoseksualë, të burgosur të huaj, hebrenj, romë dhe sinti, dëshmitarë të Jehovait dhe përfaqësues të padëshiruar të kishës.

Buchenwald - ishte ferri.Një nga ferret e shumta në makinerinë naziste të persekutimit dhe vrasjeve. Në sistemin Buchenwald vuajtën rreth 280.000 të burgosur. Ky sistem përfshinte kampin e përqendrimit në Ettersberg si dhe më shumë se 50 kampe të vogla të jashtme, shumica e tyre në vende të rëndësishme, ku prodhohej për luftën.

Deri në prill 1945 në Buchenwald gjetën vdekjen rreth 56.000 njerëz, shumica hebrenj. Vetëm afrimi i fundit i Luftës së Dytë Botërorenë Evropë solli çlirimin. Kur tanket e para të ushtrisë amerikane iu afruan kampit të përqendrimit më 11 prill 1945, të burgosurit e vendosur për të rezistuar, u ngritën. Ata penguan ushtarë të shumtë nga rojet SS, që të arratiseshin.

Pas përfundimit të luftës Turingia mbeti në zonën e Gjermanisë të pushtuar nga Bashkimi Sovjetik. Sovjetikët shumë shpejt e përdorën territorin e Buchenwald-it për njërin nga "kampet e tyre speciale", ku mbajtën të burgosur drejtues lokalë të partisë naziste, forca policore apo pronarë të fabrikave, që punonin me punëtorë me detyrim. Deri në vitin 1950 këtu gjetën vdekjen edhe 7000 vetë të tjerë.

"Ata i trajtonin njerëzit si kafshë"

E gjitha kjo ka ndodhur 8 dekada më parë. Është si në çdo përkujtim për një 80-vjetor: ka vetëm pak dëshmitarë të kohës, që përjetuan dhe mbijetuan mizoritë naziste. Por nga kujtimet e gjalla e të dhimbshme mund të përcillet historia.

"Tani ndoshta vijnë 15 të ftuar– maksimumi 15 të mbijetuar”, thotë historiani Jens-Christian Wagner për DW. Ai është kreu i Fondacionit të qendrave përkujtimore Buchenwald dhe Mittelbau-Dora. Kanë mbetur gjallë vetëm 15 vetë, të mbijetuar të tmerreve të kampit të përqendrimit Buchenwald, të cilët mund të udhëtojnë ende për të ardhur në përkujtimin e 80-vjetorit të çlirimit. Wagner kujton festimet e 60-vjetorit në vitin 2005. Atëherë patën ardhur rreth 500 të mbijetuar. Në vitin 2015, për 70-vjetorin, mundën të vinin 80 dëshmitarë të kohës, në moshë të shkuar që atëherë.

Një nga ata, që shoqëroi atëherë DW në ditën përkujtimore, ishte ish-piloti 92 vjeçar Ed Carter-Edwards. Avioni i tij i Forcave Ajrore Kanadeze qe rrëzuar afër Parisit në verën e vitit 1944, ai erdhi në Buchenwald për tre muaj e gjysëm. "Ata i trajtonin njerëzit si kafshë", thoshte ai, duke qarë teksa përmendte emrat e miqve, që nuk i mbijetuan kampit. Carter-Edwards ndërroi jetë në 2017.

"Të gjithë kemi përgjegjësi"

"Ne të gjithë kemi përgjegjësi për të kujtuar, secili qytetar”, thotë drejtori i memorialit Wagner. Fjala është të mbash qëndrim dhe në rastin e racizmit, ekstremizmit të djathtë dhe antisemitizmit, të kundërshtosh.

Wagner kthehet te politika aktuale. Ishte një "gabim i madh” që në debatin për migracionin" partitë demokratike folën si AfD-ja. Përmes këtij debati narrativa ksenofobe e partisë së ekstremit të djathtë u "normalizua".

Rajoni i Turingisë përrreth Vajmarit është një nga ato pjesë të Gjermanisë, ku "Alternativa për Gjermaninë" ka shumë ndikim. Në zgjedhjet parlamentare në shkurt 2025 kjo parti mori 20,8 për qind të votave partiake në mbarë vendin. Në Turingi ajo fitoi 38,6 për qind, më shumë se në çdo land tjetër gjerman. Që prej zgjedhjeve për parlamentin e landit të Turingisë (shtator 2024)AfD ka 32 nga 88 deputetët e parlamentit të landit. Bjërn Höcke, i klasifikuar si ekstremist i djathtë nga Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës, kryeson grupin parlamentar.

Lëvizjet e djathta autoritare dhe ekstremiste po forcohen aktualisht në mbarë botën, edhe në Gjermani, thekson Wagner: "Ne jemi në mes të stuhisë në Turingi". Historiani e vlerëson situatën si "jashtëzakonisht shqetësuese. Ne besuam për një kohë të gjatë, se njerëzit kishin zënë mend nga epoka naziste". Por kjo është në rrezik të zbehet.

Në mjedisin e AfD-së nazizmi dhe krimet e tij „minimizohen në mënyrë notorike", ose mbrohen madje "pozicione që lavdërojnë nazizmin”. Wagner paralajmëron se po humbet vetëdija se sa qenësor është për strukturat demokratike konfrontimi me diktaturën naziste.

Dëme materiale dhe kërcënime

Ka pasur disa raste dëmtimesh në vende përkujtimore në Ettersberg jashtë memorialit. Në vitin 2024 pati kërcënime direkte kundër Wagnerit. Sot kolegët në memorial shqetësohen herë pas here për sigurinë e tyre. "Nuk duhet të frikësohemi, por duhet të kemi kujdes”, thekson ai.

Gjermani 2025

Në Buchenwald memoriali paralajmëron dhe porosit përmes vendeve të kujtimit si krematoriumi, fusha e hirit dhe sheshi i apelit, me "bllokun e fëmijëve" dhe "institutin e higjienës të SS". Pamja e portës së kampit me mbishkrimin cinik "Jedem das seine” (Secilit atë që i takon) është shfaqur shpesh në media. Ora sipër në kullën e vogël tregon gjithmonë 15:15. Më 11 prill 1945, në orën 15:15, mori fund ferri për të gjithë ata që nazistët i kishin burgosur këtu. Liria filloi.

80 vjet më vonë: gur gri, hapësira të lira, tek tuk ndërtesa, anash drurë ahu. A ka në të gjithë këtë një vend, që ka rëndësi të veçantë për Jens-Christian Wagner? Ai mendohet një moment dhe përmend të ashtuquajturin "kamp i vogël": një kamp brenda kampit - vendi kryesor i vdekjes. Në fillim të burgosurit i mbyllnin këtu për punë të detyruar."

"Pas shkurtit 1945 ky vend u bë një kamp vuajtjeje dhe vdekjeje për ata të burgosur, që u transportuan në Buchenwald përpara se të çlirohej kampi i përqendrimit të Aushvicit". Në më pak se njëqind ditë rreth 6.000 njerëz vdiqën këtu, derisa u çlirua kampi i përqendrimit Buchenwald".

Menjëherë pas vitit 1945 barakat u shkatërruan. Wagner thotë se gjatë epokës së RDGJ vendi i "kampit të vogël" u zu nga shkurret dhe se nuk luajti ndonjë rol si vend kujtese. Tani janë zbuluar disa themele të tij: "Ai mbetet një vend vuajtjesh dhe trishtimi"./DW

buchenwald

Sondazh

Poll

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë