LIVE UPDATES
Bota

Bugajski: Administrata e Biden-it mbështet autokracinë dhe po fajëson demokracinë

I ftuar në RTK, Bugajski tha se kohëve të fundit po vërehet se ka një lloj tendence të favorizimit të shteteve në rajon si të Kroacisë, Serbisë e Shqipërisë, në vend të Bosnjës, Kosovës, etj.

31 Maj 2023, 22:48 Nga I.A
Bugajski: Administrata e Biden-it mbështet autokracinë dhe po
Janosz Bugajski

KOSOVË- Njohësi politikës në Ballkan, Janosz Bugajski ka folur për situatën në veri të Kosovës, por edhe më gjerë, si dhe për qasjen e administratës amerikane ndaj kësaj situate.

“Kemi pritur një qasje më të mençur nga administrata e Biden-it, duke shkurtuar një pjesë të kontrollit të Serbisë në Kosovë për të rritur numrin e njohjeve por edhe njohjen nga Serbia, jo vetëm njohjen de facto”, deklaroi Bugajski.

I ftuar në RTK, Bugajski tha se kohëve të fundit po vërehet se ka një lloj tendence të favorizimit të shteteve në rajon si të Kroacisë, Serbisë e Shqipërisë, në vend të Bosnjës, Kosovës, etj.

“Pra duket se ka një qasje dyshtresore. Sa më agresiv që je merr më shumë koncesione, ndërsa vendet e vogla nëse je agresiv atëherë vihesh nën presion. Kjo administratë duke i shërbyer dominimit, më shumë i shërben jostabilitetit, më shumë konfliktit e dhunës”, sqaroi më tej Bugajski.

I pyetur se në çfarë pike janë raportet mes Kosovës e SHBA-së pas reagimit të Sekretarit Blinken ndaj situatës në Kosovës, Bugajski tha se për gjendjen e tanishme më së shumti gëzohet Beogradi.

“Ky bashkëpunim do të duhej të riparohej dhe SHBA duhet ta thonë qartë se çfarë nënkupton me ‘normalizim të marrëdhënieve’ dhe si të arrihet atje, që duhet të nënkuptojë njohjen e ndërsjellë, sepse kemi pasur shumë marrëveshje por asnjë lloj zbatimi”, deklaroi Bugajski.

“Uashingtoni duhet të marrë një hap prapa,  të marrë frymë e ta kuptojë se çfarë po ndodhë. Pra duhet të ulet me të dyja palët dhe të gjejë një marrëveshje”, tha Bugajski.

E për qasjen kritike të administratë amerikane kundrejt Kosovës, Bugajski tha se ky është problemi që kjo administratë po e fajëson një administratë që përpiqet ta zbatojë marrëveshjen, rezultatet e zgjedhjeve, duke shtuar se  nuk mund të mbështesësh demokracinë dhe ta minosh demokracinë në të njëjtën kohë.

“Kjo administratë është nën nivelin e arritjes së politikave kur Biden ishte senator, ku ka këshilluar për politikën në Ballkan, në zgjidhjen e luftërave, parandalimi i konflikteve në të ardhmen, pastaj pavarësimi i shteteve. Pra është tërhequr nga kjo formulë dhe kjo është shumë e rrezikshme”, tha Bugajski.                      

Ndërkaq për deklaratën e kryeministrit kundrejt Sekreatrit Blinken deklaratën e të cilit e ka vlerësuar si naive, Bugasjki u shpreh se e mbështetë plotësisht.

Duke marrë parasysh zhvillimet ne Ukrainë e Rusi, pastaj në zhvillimet në rajon përpjekja është për t’u krijuar një Serbi e madhe, ndonëse jo me dhunë, por me presion e dominim dhe kush nuk sheh se çfarë po ndodhë është naiv. Prandaj pajtohem me Kurtin, por them që edhe ai të tërhiqet një hap prapa e ta vë veten në pozitën e SHBA-së dhe të përpiqet të krijojë një argument të tillë, sepse kjo do të vazhdojë të ndodhë, pastaj në një moment të caktuar nuk do të arrijë të bëjë një shtensionim të situatës”, deklaroi Bugajski.

E për kërkesën e Blinkenit për tërheqjen e institucioneve të Kosovës nga veriu, Bugajski shtoi se e gjithë Kosova ose i përket institucioneve të saj, ose nuk i përket.

Vashingtoni duhet të vendosë nëse Kosova mund të funksionojë  me institucionet e saj në të  gjithë territorin apo t’i lëmë separatistët të rriten e të financohen nga Beogradi që të bëjnë trazira të tilla”, derisa ai vuri krahasimin me Luginëne  Preshevës, në kërkesat e ngjashme.

Pra duhet konsistencë, demokraci e implementim të marrëveshjeve sa i përket statusit përfundimtar që nënkupton njohjen e ndërsjellë, dhe nëse nuk ndodhë kjo do të kemi më shumë konflikt”, deklaroi Bugjaski.

Bugajski kritikoi këtë qasje të opozitës, duke thënë se Qeveria është në një presion të madh dhe nuk duhet të sulmohet ajo. Ai këshilloi që opozita të mbështesë qeverinë që të jenë bashkë.

“Tani duhet të kenë unitet kundrejt SHBA-së dhe vullnet për t’u kontrolluar gjithë territori dhe për të ecur drejt normalizimit me Serbinë”, deklaroi Bugajski.

Lidhur me raportet SHBA-Kosovë, Bugasjki shpreh  besimin se do të shtensionohen dhe nuk do të arrijnë deri te ajo pikë sa marrëdhëniet të mund të shkëputen apo që të ketë zgjedhje të reja. Bugasjki kritikoi administratën e Biden-it për mungesë të vëmendjes së duhur në atë se çfarë është duke ndodhur në Serbi. Ai vuri në dukje interesimin e Vuçiqit për ta përdorur situatën në Kosovës për të ruajtur pushtetin vet, përmes ngritjes së nacionalizmit atje, ndërsa nuk mbështet opozitën në serbi që të krijohet një pushtet tjetër. Bugasjki në fund tha se administrata Bidenit mbështetë autokracinë dhe fajëson demokracinë, që, sipas tij, është politikë e dështimit.

janosz bugajski tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet