LIVE UPDATES
Bota

Burimet ruse: Ukraina ka shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi lumin Seym të Rusisë

Sulmi i Kievit në rajonin rus të Kursk-ut po ndryshon rrjedhën e luftës dhe po rrit moralin në mesin e popullit ukrainas të lodhur nga agresioni rus. Sidoqoftë, është e pamundur të parashikohet rezultati përfundimtar i sulmit të parë kundër Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

20 Gusht 2024, 22:04 Nga E. D
Burimet ruse: Ukraina ka shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi lumin
fotot ilustruese

RUSI- Forcat ukrainase kanë shkatërruar ose dëmtuar tre urat mbi lumin Seym në pjesën perëndimore ruse, sipas burimeve të Moskës, ndërsa e marta shënoi javën e tretë të aksionit ushtarak ukrainas në territorin rus.

Sulmi i Kievit në rajonin rus të Kursk-ut po ndryshon rrjedhën e luftës dhe po rrit moralin në mesin e popullit ukrainas të lodhur nga agresioni rus. Sidoqoftë, është e pamundur të parashikohet rezultati përfundimtar i sulmit të parë kundër Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pavarësisht suksesit të depërtimit të Kievit në territorin rus, trupat e Moskës janë pranë marrjes së kontrollit të qytetit të rëndësishëm Pokrovost në pjesën lindore të Ukrainës.

Sulmet e Ukrainës ndaj tre urave mbi lumin Seym në Kursk mund të bllokojnë trupat ruse përtej lumit dhe futjen në territorin ukrainas. Situata po ashtu mund të ndikojë në përparimin e trupave ukrainase. Sulmi ka ndikuar në ngadalësimin e reagimit rus ndaj aksionit ukrainas në Kursk që filloi më 6 gusht.

Komandanti i Forcave Ajrore të Ukrainës, postoi gjatë fundjavës në median sociale dy video të goditjes së urave mbi lumin Seym. Fotot satelitore nga “Planet Labs PBC”, të analizuara të martën nga agjencia e lajmeve Associated Press konfirmuan se një urë në qytetin Glushkovo ishte shkatërruar.

Një hetues ushtarak rus konfirmoi të hënën se Ukraina kishte "shkatërruar krejtësisht" një urë dhe dëmtuar dy të tjera në zonë. Shkalla e plotë e dëmit mbetet e paqartë.

“Si rezultat i sulmeve me raketa dhe artileri kundër ndërtesave të banimit dhe infrastrukturës civile në fshatin Karyzh ... u dëmtua një urë e tretë mbi lumin Seym” tha në një video përfaqësuesi i paidentifikuar i Komitetit Hetimor të Rusisë, të publikuar në kanalin Telegram të gazetarit të televizionit shtetëror rus, Vladimir Solovyov.

Që nga fillimi i sulmit ukrainas në rajonin e Kurskut, ushtria e Kievit ka marrë nën kontroll një territor rus prej 1250 kilometrash katrorë dhe 92 vendbanime, tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, njoftoi se 17 persona kanë vdekur dhe 140 janë plagosur që nga fillimi sulmit ukrainas, duke cituar një burim të paidentifikuar të shërbimit mjekësor rus. Mes 75 personave të shtruar në spital, katër janë fëmijë.

Ministria e Situatave të Emergjencave e Rusisë tha të martën pasdite se më shumë se 500 njerëz ishin larguar nga zonat e rrezikshme në rajonin e Kurskut gjatë 24 orëve të fundit. Në total, më shumë se 122,000 njerëz janë zhvendosur që nga fillimi i sulmit ukrainas, sipas Moskës.

Në një shembull tjetër të zhvendosjes së luftës nga Ukraina në brendësi të tokës ruse, një zjarr masiv vazhdoj të digjet për të tretën ditë radhazi pasi një depo nafte u godit nga dronët ukrainas.

Sipas agjencive shtetërore ruse të lajmeve në operacionin për shuarjen e zjarrit u përfshinë 500 zjarrfikës dhe 41 prej tyre tashmë janë shtruar në spital me lëndime.

Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Ukrainës mori përgjegjësinë të dielën për sulmin në depon e naftës, e cila përdoret për të furnizuar forcat ruse, duke e quajtur atë një veprim "për të minuar potencialin ushtarak dhe ekonomik të Federatës Ruse".

Presidenti rus Vladimir Putin akuzoi ukrainasit se po "përpiqen të destabilizojnë vendin tonë" dhe i krahasoi ata me terroristët.

“Ne do të ndëshkojmë kriminelët. Nuk mund të ketë asnjë dyshim për këtë”, tha Presidenti Putin të martën. Ai ishte duke u takuar me nënat e fëmijëve të vrarë në sulmin e vitit 2004, në shkollën e Beslanit, nga militantët islamikë që la më shumë se 330 të vdekur.

Sulmi i Ukrainës në territorin e Rusisë ka zbuluar dobësitë ruse sipas analistëve dhe zyrtarëve ukrainas.

“Tani kemi arritur një ndryshim ideologjik jashtëzakonisht të rëndësishëm: koncepti naiv i të ashtuquajturave “vija të kuqe” në lidhje me Rusinë që mbizotëronte në vlerësimet e luftës nga disa prej partnerëve tanë është shembur këto ditë diku afër Sudzhës”, tha presidenti ukrainas Zelenskyy, duke iu referuar një qyteti të pushtuar rus, që tani është nën kontrollin ukrainas.

Operacionet e Ukrainës në Rusi kanë ende shumë të panjohura, por imazhet satelitore ofrojnë disa të dhëna.

Urat e përkohshme të përdorura nga ushtarakët kur urat formale shkatërrohen, mund të shihen gjatë ditëve të fundit në imazhet satelitore të ofruara nga 'Planet Labs PBC' në dy pozicione të ndryshme përgjatë lumit Seym. Urat e përkohshme me gjasë janë ndërtuar nga trupat ruse që përpiqeshin të furnizonin forcat që i janë kundërvënë avancimit ukrainas.

Një urë e tillë u shfaq përgjatë shtratit gjarpëror të lumit midis Glushkovos dhe fshatit Zvannoye të shtunën, por jo në imazhet e marra të hënën. Të hënën, tymi mund të shihej që ngrihej përgjatë brigjeve të lumit aty pranë, zakonisht shenjë e një sulmi.

Ndërkohë përgjatë vijës së frontit në Ukrainën lindore, Rusia vazhdoi të godasë qytetin e Pokrovsk-ut, një nga bastionet kryesore mbrojtëse të Ukrainës dhe një qendër kryesore logjistike në rajonin e Donetskut. Kjo i detyroi forcat e Kievit të tërhiqen dhe civilët ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre. Kapja e tij do të komprometonte aftësitë mbrojtëse dhe rrugët e furnizimit të Ukrainës dhe do ta afronte Rusinë me qëllimin e saj për të kapur të gjithë rajonin e Donetsk-ut.

Beteja gjashtëmujore e Rusisë në të gjithë rajonin pas kapjes së Avdiivkas, i ka kushtuar rëndë të dyja palëve me shumë viktima në trupa dhe shkatërrim të forcave të blinduara.

Rusia dëshiron të marrë nën kontroll të gjitha pjesët e Donetskut dhe Luhanskut fqinj, të cilat së bashku përbëjnë rajonin industrial të Donbasit./VOA

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet