20 Gusht 2024, 21:25
Nga N.F
Katar
KATAR- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti të martën në Doha për t’i vazhduar përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje për armëpushim në Rripin e Gazës dhe për lirimin e pengjeve.
Megjithatë, dallimet mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – vazhdojnë të mbesin të mëdha. Më herët gjatës ditës, Blinkeni u takua në Kajro me presidentin e Egjiptit, Abdel-Fattah El-Sisi, vendi i të cilit së bashku me SHBA-në dhe Katarin janë ndërmjetës në bisedimet disa mujore, të ndërprera kohë pas kohe, mes palëve.
Sisi tha pas takimit se ka ardhur koha t’i jepet fund luftës 10-mujore në Gazë dhe paralajmëroi se konflikti mund të përhapet në luftë të gjerë rajonale.
Gjatë vizitës në rajon, Blinkeni mbajti takime edhe në Izrael të hënën. Ai tha se kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka pranuar propozimin e SHBA-së për përafrimin e qëndrimeve mes palëve, pasi bisedimet në Katar javën e kaluar përfunduan pa ndonjë përparim.
Ai i bëri thirrje Hamasit ta pranojë propozimin. Një zyrtar i lartë e administratës së presidentit Joe Biden tha për gazetarë se SHBA-ja pret që bisedimet për armëpushim të vazhdojnë këtë javë. Hamasi nuk e ka kundërshtuar në mënyrë të prerë propozimin amerikan, por ka thënë se ai përmbys ato për të cilat janë pajtuar palët deri tani, pa shpjeguar si, dhe i akuzoi Izraelin dhe SHBA-në se po i zgjasin bisedimet.
Bisedimet disa mujore dhe të ndërprera kohë pas kohe janë zhvilluar rreth çështjeve të njëjta. Izraeli thotë se lufta mund të përfundojë vetëm pasi të jetë shkatërruar Hamasi si forcë politike dhe ushtarake, ndërsa Hamasi thotë se do të pranojë vetëm armëpushim të përhershëm, jo të përkohshëm.
Lufta në Gazë nisi më 7 tetor të vitit të kaluar, kur militantët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit dhe i vranë rreth 1.200 njerëz dhe i rrëmbyen mbi 250 të tjerë, sipas zyrtarëve izraelitë. Si pasojë e luftës izraelite, pjesë të Rripit të Gazës janë bërë rrafsh me tokën dhe së paku 40.000 njerëz janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore në enklavë.
Hë hënën, Blinken tha se përpjekja më e fundit për marrëveshje është mbase mundësia më e mirë dhe e fundit, prandaj u bëri thirrje të dyja palëve ta pranojnë propozimin amerikan për përafrimin e qëndrimeve. Zyrtarët nga SHBA-ja, Hamasi, Izraeli, Egjipti dhe Katari, nuk kanë shpjeguar se çfarë përmban propozimi, apo cili është dallimi i tij me propozimet e kaluara./ REL
gaza blinken armepushim
Bota
20 Gusht 2024, 21:16
E. D
foo ilustruese
SHBA- Ish-Presidenti Barack Obama dhe bashkëshorti i Nënpresidentes Harris, Doug Emhoff do të flasin të martën n&eu...
Bota
20 Gusht 2024, 20:51
N.F
Foto ilustruese
PRISHTINË- Një grua dyshohet se ka vrarë kunatin e saj në Prishtinë. Sipas burimeve, e dyshuara është ve...
Bota
20 Gusht 2024, 20:27
N.F
Foto ilustruese
GJERMANI- Gjermania ka lëshuar një urdhër arresti për një shtetas ukrainas lidhur me shpërthimet, që d&e...
Bota
20 Gusht 2024, 20:03
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha këtë të martë se situata në vijën e frontit në...
Bota
20 Gusht 2024, 19:55
E. D
fotot ilustruese
KANADA- Qindra zjarre po shpërthejnë aktualisht në të gjithë Kanadanë, me mbi 800 zjarre aktive, 223 prej t&...
Bota
20 Gusht 2024, 19:38
N.F
Palermo
ITALI- Operacionet e kërkimit vazhduan të martën për gjashtë personat që mendohet se mbetën brenda jahtit që...
Bota
20 Gusht 2024, 19:33
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se lija e majmunit, pav...
Bota
20 Gusht 2024, 19:13
N.F
Foto ilustruese
IRAN- Policia iraniane ka mbyllur Institutin e Gjuhës Gjermane Teheran - Das Deutsche Sprachinstitut Teheran (DSIT) - për gjoja "...
Bota
20 Gusht 2024, 18:43
Collins Jumaisi
KENIA- Autoritetet në Kenia kanë nisur hetimet për të kapur një burrë që thuhet se ka rrëfyer vras...
Bota
20 Gusht 2024, 18:04
E. D
Elon Musk dhe Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do t'i japë Elon Musk një...