LIVE UPDATES
Bota

Chollet: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të kërkojë zgjedhje të vështira dhe guxim politik

Derek Chollet thotë se ky është një moment i rëndësishëm dhe shfaq shpresën se do të ketë përparim në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

19 Janar 2023, 19:02 Nga k.m.
Chollet: Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të
Derek Chollet

Këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të kërkojë “zgjedhje të vështira” dhe “guxim politik”.

“Të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis. Ne mendojmë se këto kompromise janë të mundshme. Ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje kreative, për t’i ndihmuar ata që t’i bëjnë ato kompromise”, thotë Chollet.

Duke folur një ditë para vizitës së pesë emisarëve ndërkombëtarë në Kosovë, Chollet thotë se ky është një moment i rëndësishëm dhe shfaq shpresën se do të ketë përparim në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai thotë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë duhet të formohet, por thekson se “Asociacioni në formën e Republikës Sërpska është një vijë e kuqe që SHBA-ja s’do do ta lejojë”.

“Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonin këtë dhe kjo nuk do të ishte diçka që do ta çonim përpara”, thotë Chollet.

Duke komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për moslejimin e qarkullimit të automjeteve me targa ilegale serbe, KM, të regjistruara në dhjetor e këndej, Chollet thotë se ky “është pikërisht ai lloj hapi që SHBA-ja nuk ka dashur ta shohë”.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Chollet, si e komentoni vendimin e fundit të autoriteteve të Kosovës për të mos lejuar qarkullimin e makinave me targa të paligjshme serbe – KM, dhe me regjistrim të rinovuar?

Derek Chollet: Fatkeqësisht, ky është pikërisht ai lloj hapi që nuk kemi dashur ta shohim. Kur kam qenë në rajon, javën e kaluar, e kam bërë shumë të qartë se Shtetet e Bashkuara, duke punuar me partnerët evropianë, duan të dalin nga punët e diplomacisë së krizave – ne, thjesht, kalojmë nga një krizë në tjetrën – dhe të ecim përpara në dialogun që udhëhiqet dhe ndërmjetësohet nga BE-ja, drejt normalizimit që bazohet në njohje reciproke.

Mendoj se hapat e 24 orëve të fundit, që ka shpallur Prishtina, nuk janë në përputhje as me letrën dhe as me frymën e marrëveshjeve në fund të nëntorit, të cilat kanë shmangur një krizë të mëparshme. Mendojmë se asnjëra palë nuk duhet të ndërmarrë veprime të njëanshme tani.

Ne duhet të kemi një rrugë të koordinuar përpara, në mënyrë që këto gjëra të mos i përshpejtojnë llojet e krizave që ne me të vërtetë duhet t’i shmangim. [Ato] e largojnë vëmendjen tonë nga puna e rëndësishme e dialogut. Të premten, këtë javë, do të ketë takime të rëndësishme [v.j. në Prishtinë e Beograd], ku do të mblidhen këshilltarët për siguri kombëtare të Gjermanisë, Francës dhe Italisë, së bashku me përfaqësuesin e BE-së [Mirosllav Lajçak] dhe me përfaqësuesin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kemi folur shumë për rëndësinë e këtyre takimeve dhe për disa detaje kur kam qenë në rajon javën e kaluar – në Prishtinë dhe Beograd. Ne, vërtet, duam që kjo të ketë sukses. Dhe, ky lloj njoftimi krijon një shpërqendrim dhe mund të çojë në një krizë që e bën gjithë këtë përparim shumë më të vështirë.

Radio Evropa e Lirë: Po flasim një ditë para vizitës së të dërguarve të posaçëm [perëndimorë] në Kosovë dhe në Serbi. Çfarë prisni nga kjo vizitë? A po sjellin ata ndonjë zgjidhje për t’i rikthyer dy palët në tryezë?

Derek Chollet: Përsëri, është shumë e rëndësishme që vizitat bëhen dhe që palët bisedojnë. Kjo vizitë është një vazhdim i vizitave të mëparshme, në fund të vitit të kaluar. Është një moment shumë i rëndësishëm. Arsyeja përse SHBA-ja po i bashkohet kësaj vizite, ka të bëjë me rëndësinë që i kushtojmë këtij procesi dhe mbështetjen tonë për këtë proces. Nuk presim që kjo situatë të zgjidhet gjatë këtyre takimeve nesër. Por, është një pikë e rëndësishme kthese.

Ne shpresojmë në këtë proces – në javët e ardhshme, ne shpresojmë të shohim përparim të vërtetë.

Radio Evropa e Lirë: Pas vizitave më të fundit në Kosovë dhe Serbi, a mund t’i ndani përshtypjet tuaja nëse dy vendet janë të gatshme ose mund të pajtohen për ndonjë gjë, sa i përket marrëveshjes përfundimtare?

Derek Chollet: Po, kam parë arsye për shpresë në bisedat në Prishtinë dhe në Beograd. Por, kjo do të kërkojë zgjedhje të vështira dhe guxim politik. Dhe, ajo që kam dashur t’ua bëj të qartë liderëve, si në Prishtinë, ashtu edhe në Beograd, ka qenë rëndësia që Shtetet e Bashkuara i kushtojnë këtij procesi, shpresat që i kemi për këtë proces dhe mundësitë potenciale si për Kosovën, ashtu edhe për Serbinë, nëse janë në gjendje të gjejnë një mënyrë për t’i normalizuar marrëdhëniet.

Mendojmë se rruga euroatlantike për Kosovën dhe për Serbinë ekziston. Dhe, ne duam t’i shohim ato duke ecur në atë rrugë. Por, do të jetë e vështirë, për aq kohë sa kjo çështje mbetet e pazgjidhur. Dhe, kjo është arsyeja përse do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta promovuar këtë ecje përpara.

Radio Evropa e Lirë: Cilat janë disa nga zgjedhjet e vështira që të dyja palët duhet t’i bëjnë?

Derek Chollet: Shikoni, nuk dua të futem në detaje. Do të ishte gjë e pamatur nga unë të flas publikisht për ato zgjedhje. Thënë kështu, të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis. Ne mendojmë se këto kompromise janë të mundshme.

Ne po përpiqemi të gjejmë zgjidhje kreative, për t’i ndihmuar ata që t’i bëjnë ato kompromise. Por, gjithashtu, duam të jemi të qartë për rrugën e mundshme. Dhe, mendojmë se e mira e të pasurit të kësaj marrëveshjeje, e lëvizjes drejt normalizimit, është shumë, shumë e qartë për Kosovën, shumë e qartë për Serbinë.

Sipas mendimit tim, jeta e njerëzve në Kosovë dhe në Serbi do të bëhej padyshim më e mirë, nëse ata janë në gjendje ta rregullojnë këtë dhe t’i normalizojnë marrëdhëniet përgjatë linjave të propozimit të BE-së. Por, ka shumë detaje për t’u zgjidhur. Nuk dua të keqinformoj audiencën tuaj në asnjë mënyrë. Kjo do të jetë e vështirë, ashtu siç janë të gjitha negociatat në Ballkan. Por, ne mendojmë se ka shpresë dhe se ky është një moment i favorshëm.

Radio Evropa e Lirë: Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë së fundi se Serbia nuk do të pranojë kurrë që ta njohë Kosovën, as zyrtarisht, as jozyrtarisht dhe as nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara. Në çfarë drejtimi shkon procesi i negociatave me një qasje të tillë të Serbisë?

Derek Chollet: Sërish, nuk dua të flas publikisht për negociatat. E gjitha që mund të them është të përsëris se besojmë që ka shpresë që mund të bëhen kompromise nga të dyja palët. Kjo do të jetë e vështirë. Kjo do të kërkojë kurajë, do të kërkojë guxim. Ne besojmë se liderët duhet të jenë të tillë, ne jemi duke i testuar ata dhe jemi duke qenë të qartë me ta për mundësitë potenciale që mund të vijnë kur ta kemi këtë lloj marrëveshjeje.

Radio Evropa e Lirë: Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur propozimin e Bashkimit Evropian për Kosovën dhe Serbinë. Kosova ka thënë se ai përbën bazë të mirë për negociata, por a ju kanë treguar zyrtarët serbë se çfarë mendojnë për të?

Derek Chollet: Ata ia kanë treguar Bashkimit Evropian një pjesë të opinionit të tyre, në rundin e parë të diskutimeve. Natyrisht se do të marrim më shumë përgjigje pas bisedimeve të së nesërmes. Prandaj, kemi shumë shpresa që këto bisedime do të jenë konstruktive, që njerëzit t’iu qasen me mendje të hapur dhe të gjejmë një rrugë përpara. Ne, po ashtu, mendojmë që ky dialog i ndërmjetësuar nga BE-ja përbën bazë të mirë për diskutim. Në secilin negocim do të ketë sprova. Do të ketë kompromise, që do të duhet të bëhen. Ne besojmë se korniza bazë dhe detajet e këtyre negociatave janë të qëndrueshme, ndonëse do të mund të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Radio Evropa e Lirë: A do të ketë ndonjë masë apo sanksione për të dyja palët nëse nuk e pranojnë propozimin e BE-së?

Derek Chollet: Nuk dua të flas për anët negative, mirëpo mund të them që jemi duke qenë shumë të qartë me të dyja palët, për pritjet e larta që kemi për këtë proces, për gatishmërinë tonë që të jemi partnerë aktivë në këtë proces.

Nuk është se vetëm po e themi këtë gjë, ne jemi duke e bërë këtë gjë. Prandaj, kolegët e mi do të jenë pjesë e bisedimeve nesër dhe në vazhdim, qoftë vetëm, apo në bashkëpunim me kolegët e BE-së. Ne shohim shumë potencial këtu, në aspektin e shpërfaqjes së gjithë asaj që mund të ofrojë Ballkani. Nuk është sekret se ka sfida të mëdha ekonomike, ka sfida sa i përket sigurisë energjetike, sfida që vetëm sa janë përkeqësuar nga lufta në Ukrainë. Ne duam t’iu ndihmojmë këtyre njerëzve dhe liderëve që t’i tejkalojnë këto sfida, por edhe që ta shohin potencialin e madh. Çelës për këtë gjë do të jetë gjetja e rrugës për normalizim.

Radio Evropa e Lirë: Ju keni thënë në Prishtinë se jeni duke pritur Qeverinë e Kosovës që të prezantojë disa propozime për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. A keni parë ndonjë lëvizje në këtë drejtim?

Derek Chollet: Ende jo, fatkeqësisht. Mirëpo, ne kemi qenë shumë të qartë – publikisht dhe privatisht – se ne besojmë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet. Janë disa detaje me të cilat duhet marrë. Mirëpo, ne mendojmë se ky është një zotim që është bërë në të kaluarën, ne besojmë se krijimi i Asociacionit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe ne jemi shumë të qartë me kolegët tanë në Prishtinë që kjo nuk është diçka sikurse Republika Sërpska, si entitet. Shtetet e Bashkuara nuk do ta pranonin këtë dhe kjo nuk do të ishte diçka që do të çonim përpara.

Mirëpo, e kam dëgjuar drejtpërdrejt nga liderët serbë të Kosovës rëndësinë që ata e shohin në Asociacion, se si ata disi ndihen të shmangur nga vendimet që merren për komunitetin e tyre dhe duan të jenë pjesë e procesit, qoftë edhe duke marrë më shumë përgjegjësi për të ardhmen e tyre. Kjo është diçka që ne promovojmë, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe është zbatim i një vendimi që është marrë kohë më parë.

Radio Evropa e Lirë: Ju thatë në Prishtinë se po prisni që Qeveria e Kosovës të sjellë propozime për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. A keni parë ndonjë lëvizje për këtë?

Derek Chollet: Ende jo, fatkeqësisht. Por, kemi qenë shumë të qartë – publikisht dhe privatisht – që ne besojmë që Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të vihet në lëvizje. Ka disa detaje që duhet të vihen në rregull sa i përket kësaj, por ne besojmë se ky është një zotim që është bërë në të kaluarën. Ne besojmë që themelimi i këtij asociacioni është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Dhe, jemi shumë të qartë me kolegët tanë në Prishtinë që ky nuk është një entitet i ngjashëm me Republikën Sërpska. SHBA-ja nuk do ta pranonte atë gjë, nuk po e kërkojmë atë.

Por, kam dëgjuar drejtpërdrejt nga liderët nga veriu, nga Kosova… liderët serbë në Kosovë, [për] rëndësinë që ata i japin Asociacionit, përshtypjen se ata ndihen disi të distancuar nga vendimet që merren për vetë komunitetet e tyre dhe duan të jenë pjesë e një procesi ku ata marrin më shumë përgjegjësi për të ardhmen e tyre. Kjo është diçka që ne e promovojmë. Përsëri, ne mendojmë se kjo është plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe është zbatim i një vendimi që është marrë kohë më parë.

Radio Evropa e Lirë: Qeveria e Kosovës nuk ka bërë lëvizje, siç thatë ju këtë javë. Ata, gjithashtu, thanë se nuk e përkrahin themelimin e Asociacionit. A ka ndonjë rrugëdalje nga Asociacioni për Qeverinë aktuale të Kosovës?

Derek Chollet: Përsëri, unë nuk dua të spekuloj për rrugëdalje të mundshme, sepse ne besojmë që programi i regjistrave, që zotimet që janë bërë, duhet të zbatohen. Ne besojmë se ato janë zbatueshme dhe ne besojmë se ato duhet të zbatohen. Ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta bëjmë pjesën tonë në tentim për t’u siguruar se çfarë është Asociacioni dhe çfarë nuk është. Por, ne mendojmë se ka ardhur koha që Asociacioni të zbatohet.

Radio Evropa e Lirë: Herën e kaluar, zotëri Escobar na tha se nëse Qeveria e Kosovës nuk përfshihet në themelimin e Asociacionit, SHBA-ja mund të nisë diskutime me partnerë alternativë. A do të ishte ky hapi i radhës për SHBA-në?

Derek Chollet: Përsëri, unë nuk dua të spekuloj për hapat e radhës. E gjitha që mund ta them është se ne, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të vazhdojmë t’ua bëjmë shumë të qartë partnerëve tanë në Prishtinë – publikisht dhe privatisht – rëndësinë e Asociacionit për ne, pikëpamjen tonë se ky është një zotim i mëhershëm që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe se nuk po e krijon një Republika Sërpska. Ne do ta bëjmë pjesën tonë në tentimin për ta çmitizuar Asociacionin në disa mënyra, sepse mendoj se ka shumë pasiguri lidhur me çfarë është Asociacioni dhe çfarë nuk është.

Ne do të jemi shumë të qartë për pikëpamjet tona lidhur me këtë, rëndësinë që ka për ne dhe, gjithashtu, që nuk do ta krijojë një entitet sikur Republika Sërpska brenda Kosovës.

Radio Evropa e Lirë: A ka filluar SHBA-ja të kërkojë për partnerë alternativë? Kush janë ata për këtë çështje?

Derek Chollet: Përsëri, unë nuk dua të hyj në detaje për këto gjëra tani. E gjitha që mund ta them është se ne do të vazhdojmë ta bëjmë të qartë, publikisht dhe privatisht, rëndësinë që ka për neve dhe vijën e kuqe që kjo nuk është një Republikë Sërpska./REL

derek chollet

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje