7 Mars 2023, 08:49
Nga a.l
Marc Weller
KOSOVË- Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare dhe Studimeve Kushtetuese në Universitetin e Kembrixhit dhe këshilltar i qeverive të Kosovës në konferencën e Rambujesë dhe në procesin e Vjenës që solli pavarësinë e Kosovës, Marc Weller ka folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë. Në një intervsitë për median kosovare 'Kallxo Përnime' ai ka thënë që për herë të parë Kosova është në një pozitë të mirë strategjike. Weller tha se Serbisë po i kërkohet diçka shumë e vështirë, pra, Serbia duhet të heqë pjesën nga Kushtetuta e saj që pretendon se Kosova është pjesë integrale e saj dhe duhet ta njohë Kosovën.
“Pra, koncesioni i madh duhet të vijë prej anës së Serbisë dhe kjo është shumë, shumë e vështirë. Në anën tjetër, në mënyrë që të vazhdojë ky çekuilibrim në favor të Kosovës, Kosova duhet të marrë pjesë në mënyrë konstruktive në negociata” ka shtuar Weller.
Ai gjithashtu ka thënë se nëse Kosova angazhohet në mënyrë konstruktive në të gjitha pjesët e kësaj marrëveshjeje fillestare në rrugën drejt normalizimit të plotë, atëherë Serbia nuk mund të fshihet pas argumentit se Kosova po e pengon procesin dhe sipas tij, çështja e njohjes ende nuk ka dalë realisht në diskutime.
“E mira që ka ndodhur është se BE-ja dhe SHBA-ja kujtojnë letrën e Presidentit Biden që ju sapo e përmendët, dhe kanë konfirmuar se synimi në përgjithësi mbetet njohja e plotë. Ata e quajnë atë një qasje të përqendruar në njohjen në negociatat e mëtejshme për normalizimin. Pra, kjo është në të vërtetë shumë e dobishme. Dhe kjo ishte me të vërtetë hera e parë në letrën e Bidenit e dërguar para pak më shumë se një viti e ku kjo thuhej kaq qartë” – ka thënë më tej Weller.
Sakaq, ditën e premte emisari special, Miroslav Lajçak do të kryejë një vizitë në Prishtinë në kuadër të bisedimeve lidhur me këtë çështje, pas dakordësimit të palëve për planin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, i cili pritet të nënshkruhet më datë 18 Mars në Maqedoninë e Veriut.
dialogu kosove-serbi
Bota
7 Mars 2023, 08:49
I.A
Tesla ne Gjermani
GJERMANI- Së pari lajmi i mirë: Prodhuesi amerikan i makinave elektrike Tesla tani punëson më shumë se 10.000 nj...
Bota
7 Mars 2023, 08:46
I.A
vera
FRANCË- Franca është krenare për verat e saj dhe kulturën e verës dhe njihet për këtë në gjithë...
Bota
7 Mars 2023, 08:47
a.l
Sviatlana Tsikhanouskaya
BJELLORUSI- Udhëheqësja e opozitës bjelloruse në mërgim Sviatlana Tsikhanouskaya u dënua ...
Bota
7 Mars 2023, 08:35
a.l
Pamje nga aksidenti i trenave në Greqi
GREQI- Një i mbijetuar nga aksidenti fatal i trenave në Greqi, ku humbën jetën 57 persona, ...
Bota
7 Mars 2023, 08:30
a.l
Kinë
UKRAINË- Pas një vit luftë në Ukrainë, Kina dhe Rusia janë afruar më shumë në hapësirën e ...
Bota
7 Mars 2023, 08:23
a.l
Twitter
SHBA- Platforma Twitter ka rikthyer qasjen e plotë në postimet e saj, pasi për një kohë gjatë 6 marsit, përdorue...
Bota
7 Mars 2023, 08:21
a.l
Eksportet në Ukrainë
UKRAINË- Ukraina eksportoi 6.9 milionë tonë produkte bujqësore në shkurt 2023, ose 14% më...
Bota
7 Mars 2023, 08:18
a.l
Armin Papperger dhe një ushtar ukrainas
GJERMANI- "Panther" konsiderohet si një nga tanket më moderne në botë, që prodho...
Bota
7 Mars 2023, 08:13
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Luftime tw ashpra janw duke u zhvilluar nw rajonin lindro ukrainas tw Bakhmutit. Presidenti i Ukrainës, Volodym...
Bota
7 Mars 2023, 08:06
a.l
Pamje nga lufta në Ukrainë
UKRAINË- Zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut (OHCH...