LIVE UPDATES
Bota

Dalin në gjyq katër bankierë në Zvicër, akuzohen se ndihmuan Putinin për të fshehur dhjetëra miliona franga

Tre rusët dhe një zviceran akuzohen se kanë ndihmuar muzikantin rus Sergei Roldugin të pastrojë fondet që dyshohet se i përkasin presidentit rus.

9 Mars 2023, 11:47 Nga a.l
Dalin në gjyq katër bankierë në Zvicër, akuzohen se
Vladimir Putin dhe Sergei Roldugin

RUSI- Në Zvicër po zhvillohet gjyqi i 4 bankierëve të cilët akuzohen se kanë ndihmuar presidentin rus, Vladimir Putin për të fshehur dhjetëra miliona franga. Tre rusët dhe një zviceran akuzohen se kanë ndihmuar muzikantin rus Sergei Roldugin të pastrojë fondet që dyshohet se i përkasin presidentit rus.

Roldugin thuhet se ka vendosur 50 milionë dollarë (42 milionë funte) në llogaritë zvicerane midis 2014 dhe 2016, pa asnjë shpjegim të besueshëm se nga kishin ardhur paratë. Në atë kohë ai u paraqit si violonçelist me të ardhura modeste. Ai ishte bërë i famshëm si muzikant, por nuk fitoi shuma të mëdha. Ai më herët gjithashtu kishte pretenduar se nuk ishte biznesmen dhe se nuk  futej në rangun e milionerëve. 

Por, ku i gjeti ai miliona dollarë për t'i vendosur në llogaritë bankare zvicerane?

Violonçelisti ishte mik i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, madje flitet se ishte kumbari i vajzës së Putinit. Sipas ligjit zviceran, bankave u kërkohet të refuzojnë ose mbyllin llogaritë nëse kanë dyshime për mbajtësin e llogarisë ose burimin e parave. Si një mik i njohur i liderit rus, duke investuar miliona në Zvicër pas aneksimit të paligjshëm të Krimesë dhe sanksioneve të mëvonshme kundër Rusisë në vitin 2014, Sergei Roldugin duhet t'i kishte rënë kambanave të alarmit. 

Rasti po shihet si një provë se sa me rigorozitet Zvicra zbaton ligjet e saj për pastrimin e parave, të cilat, të paktën në letër, janë mjaft strikte. Autoritetet zvicerane kanë punuar shumë në vitet e fundit për t'u larguar nga imazhi i Zvicrës si një vend në të cilin edhe paratë më të pista nga diktatori më brutalist apo biznesmeni më i korruptuar mund të lahen më të bardha se të bardha, shkruan CNN. 

Paratë e dyshimta të Roldugin u zbuluan fillimisht, jo nga hetuesit zviceranë, por nga gazetarë të përfshirë në një hetim ndërkombëtar të rrjedhjes së të dhënave të Panama Papers organizuar nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues në 2016. Ata zbuluan prova të transaksioneve të dyshimta që përfshinin kompanitë offshore të Roldugin me vlerë qindra miliona dollarë, si dhe llogaritë e tij bankare zvicerane.

sergei roldugin lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet