LIVE UPDATES
Bota

Deklaroi se Serbia ishte e gatshme për shitjen e municionit tek partnerët, Moska i kërkon "llogari" presidentit Vuçiç

Në një intervistë rishtazi për revistën gjermane Cicero, Vuçiç u citua të ketë thënë se Serbia ishte e gatshme t’u shiste municion partnerëve evropianë, edhe nëse armët do të përfundonin në Ukrainë.

7 Nëntor 2025, 22:40 Nga M.L

Deklaroi se Serbia ishte e gatshme për shitjen e municionit tek

Rusia i ka kërkuar të premten Beogradit sqarime në lidhje me deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, për mundësinë e shitjes së municionit Bashkimit Evropian, pas shqetësimeve në Moskë se ai mund të përfundojnë në Ukrainë.

Në një intervistë rishtazi për revistën gjermane Cicero, Vuçiç u citua të ketë thënë se Serbia ishte e gatshme t’u shiste municion partnerëve evropianë, edhe nëse armët do të përfundonin në Ukrainë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, tha në konferencën e rregullt për media se Serbia e ka siguruar disa herë Rusinë se municioni i saj nuk do të përfundojë në duart e Ukrainës.

“Prandaj komentet e Vuçiçit kërkojnë një shpjegim zyrtar nga Beogradi”, tha Zakharova të premten në Moskë.
“Blerësit le të bëjnë me mallin çfarë të duan”, kishte thënë Vuçiç në intervistën për Cicero më 30 tetor.

Të premten, sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq, tha se Serbia nuk furnizon me armatim dhe pajisje ushtarake palët që janë në luftë askund në botë.

Duke iu përgjigjur Moskës, ajo theksoi se Beogradi respekton rreptësishtë rregullat dhe normat ndërkombëtare dhe ato të Kombeve të Bashkuara.

Ajo shtoi se Ministria e Punëve të Jashtme është e habitur nga komentet e Zakharovës lidhur me këtë çështje.

“Dëshirojmë të theksojmë se Serbia është shtet sovran dhe i pavarur, i cili vendimet i merr vetëm në përputhje me interesat e veta kombëtare. Nga përfaqësuesit e vendeve mike presim respektimin e këtij fakti”, deklaroi Jovanoviq.
Ajo kujtoi gjithashtu se Serbia është i vetmi vend në Evropë jashtë Komunitetit të Shteteve të Pavarura – një organizatë që përfshin disa shtete ish-sovjetike – që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.

“Vlen të kujtohet se vendi ynë nuk ka hapur asnjë kapitull të ri në procesin e anëtarësimit në BE që nga dhjetori 2021, edhe pse ka mundur ta bëjë këtë. Është mjaft domethënëse, dhe sigurisht jo rastësi, që kjo datë përkon me fillimin e luftës në Ukrainë”, përfundoi Jovanoviq, duke shtuar se Serbia do të vazhdojë ta udhëheqë politikën e saj sipas interesave të veta.
Gazeta Ukrainska Pravda, pas intervistës së Vuçiçit për Cicero, raportoi se depot e municionit në Serbi janë të mbushura, veçanërisht me granata mortajash.

“Serbia është e gatshme t’u ofrojë miqve në Evropë gjithçka që ka dhe kjo është një kontribut i jashtëzakonshëm për sigurinë evropiane”, tha Vuçiç sipas Ciceros.

Ai shtoi se Serbia është plotësisht e përgatitur të bashkëpunojë me BE-në në çështjet ushtarake dhe se pret përgjigjet nga vendet evropiane për propozimin e saj.

Pas këtyre deklarimeve reagoi edhe Dmitri Peskov, zëdhënësi i presidentit të Rusisë Vladimir Putin, i cili tha se Rusia e kupton “presionin e jashtëzakonshëm” që po ushtrohet ndaj Serbisë dhe çështjen e eksportit të armëve serbe e përshkroi si “çështje aspak të thjeshtë”.

Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme i Rusisë (SVR) kishte deklaruar në qershor se kompanitë serbe kanë rritur furnizimet indirekte të armëve për Ukrainën përmes vendeve të BE-së, si Çekia dhe Bullgaria.

Në të njëjtën kohë, Beogradi njoftoi se kishte pezulluar eksportin e municionit, armatimit dhe pajisjeve ushtarake të prodhuara në Serbi, pas kritikave nga Moska dhe gjatë konfliktit izraelito-iranian.

Vuçiç deklaroi më 23 qershor se municioni, deri në njoftimin e radhës, do t’u shpërndahej vetëm njësive ushtarake brenda vendit dhe konfirmoi gjithashtu se Serbia i kishte shitur municion Izraelit pas sulmeve të Hamasit më 7 tetor 2023.

Ministria e Mbrojtjes së Serbisë dhe Ministria e Tregtisë së Brendshme dhe të Jashtme nuk iu përgjigjën pyetjeve të Radios Evropa e Lirë, të dërguara më 6 nëntor, nëse që nga 23 qershori e deri më sot janë eksportuar armë ose pajisje ushtarake nga Serbia.

Beogradi ka mohuar vazhdimisht se Serbia eksporton drejtpërdrejt armatim në Ukrainë ose Rusi, dhe ka deklaruar se nuk mund të ndikojë nëse armët serbe, pasi shiten në vende të treta, përfundojnë në frontin ukrainas.

Nuk dihet saktësisht se sa eksporton Serbia, pasi raportet e Ministrisë së Tregtisë nuk janë publikuar prej vitesh. Raporti i fundit i tillë, sipas kërkimit të portaleve zyrtare, është publikuar për vitin 2022.

Në atë dokument thuhet se gjatë periudhës 2005–2022, vlera totale e licencave të realizuara për eksport të mallrave me përdorim të dyfishtë ka qenë 77.97 milionë dollarë./ REL

aleksandër vuçiç

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës