7 Dhjetor 2022, 07:38
Nga DOSJA
Cristina Fernández de Kirchner
ARGJENTINË- Zëvendëspresidentja e Argjentinës, Cristina Fernández de Kirchner, u dënua të martën me 6 vjet burg nën akuzat për një skemë mashtrimi përmes së cilës përvetësoi 1 miliard dollarë duke favorizuar dhënien e projekteve publike ndërsa ishte në pushtet. Asaj gjithashtu i është ndaluar përjetësisht mbajtja e posteve publike. Një trupë gjykuese e përbërë nga tre gjyqtarë e shpalli fajtore zonjën Kirchner për mashtrim, por hodhi poshtë akuzën për drejtimin e një organizate kriminale, për të cilën dënimi mund të ishte 12 vjet burg.
Është hera e parë që një nënpresidente argjentinase dënohet për një krim gjatë kohës që ushtron detyrën. Vendimi nuk është përfundimtar pasi pritet apelimi në Gjykatën e Lartë, një proces që mund të zgjasë disa vite. Ajo do të ketë imunitet për aq kohë sa zgjidhet.
Mbështetësit e saj u zotuan se do ta paralizojnë vendin nëse ajo dënohet. Ata bllokuan qendrën e kryeqytetit Buenos Aires dhe marshuan drejt ndërtesës së gjykatës federale, duke u rënë daulleve dhe duke brohoritur ndërsa u përballën me barrierat e policisë. Zonja Cristina Fernández de Kirchner i ka mohuar të gjitha akuzat. Ndaj saj u ngritën akuza se kishte favorizuar në dhënien e kontratave publike një manjat të industrisë së ndërtimit që ka lidhje të ngushta me familjen e saj.
Prokurorët thanë se zonja Fernández i dha padrejtësisht 51 projekte të punëve publike zotit Lázaro Báez, një manjati ndërtimi dhe aleat i hershëm i saj dhe bashkëshortit të saj Nestor Kirchner, i cili shërbeu si president nga viti 2003 deri në vitin 2007 dhe vdiq papritur në 2010.
Prokurorët Diego Luciani dhe Sergio Mola thanë se kompania e zotit Báez u krijua për të përvetësuar të ardhurat përmes projekteve publike që tejkalonin kostot e prashikuara dhe në disa raste nuk përfunduan kurrë. Kompania, thonë ata, u zhduk pas 12 viteve në pushtet të familjes Kirchner.
Vendimi i plotë i trupës gjykuese do të publikohet të shkurt dhe ka gjasa të apelohet në Gjykatën e Lartë, një proces që mund të zgjasë disa vite. Sidoqoftë, ajo mbetet udhëheqësja e vetme e fraksionit të majtë të lëvizjes Peroniste. Ndaj saj janë ngritur edhe akuza të tjera, përfshirë atë për pastrim parashë ku përfshihen djali dhe vajza e saj.
Marrë nga VOA
cristina fernandez de kirchner
Bota
7 Dhjetor 2022, 07:37
Josep Borrell
TIRANË- Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell tha të martën në Tiranë se ...
Bota
7 Dhjetor 2022, 07:34
Ukrainë
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi të martën një qytet në lindje të vendit, pranë vij...
Bota
7 Dhjetor 2022, 00:00
I.A
Donald Trump
SHBA- Kompania e zotit Donald Trump është gjetur fajtore për mashtrime tatimore në një çështje të ha...
Bota
6 Dhjetor 2022, 22:37
I.A
Aleksandër Vuçiç
TIRANË- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç nuk ka firmosur marrëveshjen për sanksionet...
Bota
6 Dhjetor 2022, 22:05
I.A
Izmir Zeqiri
KOSOVË- Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka rrëfyer për Top Ch...
Bota
6 Dhjetor 2022, 21:28
I.A
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur rreth reagimit që ka pasur ndaj përfaqësuesit të lartë...
Bota
6 Dhjetor 2022, 21:17
I.A
Albin Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për situatën e krijuar në Veri pas shpërthimeve të s...
Bota
6 Dhjetor 2022, 21:08
A.B
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë një intervistë për “Balkan Talks” në ...
Bota
6 Dhjetor 2022, 21:02
A.B
Vucic dhe Kurti
KOSOVË- Plani franko-gjerman mendohet të jetë ai që do t’i japë zgjidhje situatës me Prishtinës e ...
Bota
6 Dhjetor 2022, 20:48
A.B
George Soros
SHBA- Rrjeti televiziv amerikan, Fox News, raporton se miliarderi liberal, George Soros, është i lidhur me të paktën ...