“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
Deputetja britanike: Serbia ka marrëveshje me Rusinë dhe mban në pranga policët kosovarë
Ajo ka reaguar në postimin e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill në Twitter i cili ka njoftuar për zhvillimin e stërvitjes së përbashkët të ushtrisë serbe me atë amerikane duke u shprehur se forcat serbe po mbajnë në mënyrë ilegale në pranga 3 policët e Kosovës.
23 Qershor 2023, 09:34Nga a.l
Alicia Kearns
Deputetja e Parlamentit të Britanisë së Madhe, Alicia Kearns pretendon se Serbia ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë. Ajo ka reaguar në postimin e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill në Twitter i cili ka njoftuar për zhvillimin e stërvitjes së përbashkët të ushtrisë serbe me atë amerikane duke u shprehur se forcat serbe po mbajnë në mënyrë ilegale në pranga 3 policët e Kosovës.
“Kosova, një aleate demokratike e denoncuar dhe e dënuar. Më mirë ‘Platinum ëolf’, një ushtrim i përbashkët me një vend që ka nënshkruar marrëveshje të politikës së jashtme me Rusinë, si ripërtëritje pas pushimit të paligjshëm të Ukrainës dhe aktualisht është duke i mbajtur ilegalisht tre policë kosovarë”, shkruan ajo.
Kosovo, a democratic ally denounced and punished.
Instead Platinum Wolf, a joint military exercise with a country which signed a foreign policy agreement with Russia after the renewed illegal invasion of Ukraine, and is currently illegal detaining three Kosovar police officers. https://t.co/zHOBBrACKp