Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, fajësoi Pakistanin për kolapsimin e bisedimeve, duke thënë se delegacioni i Islamabadit kishte “sjellje të papërgjegjshme dhe kishte mungesë të bashkëpunimit”.
PAKISTAN- Bisedimet e paqes në Stamboll mes Pakistanit dhe sundimtarëve islamistë talibanë të linjës së ashpër në Afganistan kanë përfunduar pa marrëveshje, por armëpushimi mes dy shteteve fqinje do të vazhdojë të jetë në fuqi. Zëdhënësi i talibanëve, Zabihullah Mujahid, fajësoi Pakistanin për kolapsimin e bisedimeve, duke thënë se delegacioni i Islamabadit kishte “sjellje të papërgjegjshme dhe kishte mungesë të bashkëpunimit”.
Përmes një postimi në X, Mujahid e akuzoi Pakistanin se “nuk shfaqi gatishmëri për të marrë ndonjë përgjegjësi për sigurinë e Afganistanit, apo edhe të veten”. Ai shtoi se armëpushimi “deri më tani nuk është shkelur nga ne dhe ai do të vazhdohet që të respektohet”.
Disa runde bisedimesh të ndërmjetësuara nga Turqia dhe Katari janë mbajtur në Stamboll që nga muaji i kaluar. Rundi i fundit u mbajt më 6-7 nëntor dhe u udhëhoq nga Abdul Haq Wasiq, shefi i inteligjencës të talibanëve dhe nga gjenerallejtënant, Asim Malik, kreu i Shërbimit të Inteligjencës të Pakistanit.
Më herët, zyrtarët pakistanezë, përfshirë ministri e mbrojtjes, Khawaja Asif, thanë se dështuan bisedimet në Stamboll, duke shtuar se nuk ka plane për negociata të tjera. Asif tparalajmëroi se nëse territori i Afganistanit përdoret për të sulmuar Pakistanin, armëpushimi do të përfundojë.
Ai paraprakisht kishte paralajmëruar se dështimi për të arritur një marrëveshje do të çonte në një “luftë të hapur”. Rundi i fundit i bisedimeve në Stamboll u përball me probleme që në fillim. Për shembull, kur nisën bisedimet pati këmbim zjarri më 6 nëntor në Spin Boldak mes ushtarëve talibanë dhe forcave pakistaneze.
Edhe pse të dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për inicimin e zjarrit, sipas raportimeve lokale, civilët e pësuan rëndë gjatë këtij incidenti. Të paktën pesë civilë, përfshirë katër gra, u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën. Ndërkaq, gjatë përleshjeve të tetorit mes Pakistait dhe talibanëve u vranë të paktën 50 civilë afganë dhe 450 të tjerë u plagosën. Luftimet u ndalën pas ndërmjetësimit të Turqisë dhe Katarit dhe palët arritën një armëpushim.
Pakistani po ashtu ka konfirmuar se gjatë përleshjeve janë vrarë të paktën 23 ushtarë të tij dhe janë plagosur 29 të tjerë. Dhuna erdhi pas shpërthimeve në Kabul më 9 nëntor, për të cilat autoritetet talibane fajësuan Pakistanin.
Dikur aleatë të ngushtë, që ndajnë një kufi prej 2.600 kilometrash, të dyja palët përkeqësuan raportet pas pretendimeve të Islamabadit se Afganistani strehon grupe militante, përfshirë Tehrik‑e Taliban Pakistan (TTP). Pakistani pretendon se autoritetet talibane po lejojnë TTP-në që të përdorë territorin afganë për t’u trajnuar dhe si qendër logjistike për sulme brenda Pakistanit. Qeveria talibane mohon këto pretendime./REL
foto ilustruese GJERMANI- Një deklaratë e kancelarit Friedrich Merz në lidhje me migracionin dhe sigurinë publike ka polariz...
foto ilustruese KOREJA E VERIUT- Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Veriut paralajmëroi për më shumë “veprime sulmuese&r...
foto ilustruese SHBA- Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se shteti i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket...
Negjo Paniçi UKRAINË- Shpresoj të kthehem gjallë në shtëpi. Këto janë fjalët e Negjo Paniçit, një...
Donald Trump SHBA- Presidenti Donald Trump u ngjit në pushtet për herë të dytë në bazë të një premtimi qendror...
Orban, Trump SHBA- Prania e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, në takimin e Donald...
pamje nga vendngjarja GRQI- Komuniteti lokal në Viotia është i tronditur është tronditur sot, pasi u gjet një makin&eum...
Vladimir Putin, Sergei Lavrov SHBA- Sky News analizon se si Sergei Lavrov mungonte në një takim të kohëve të fundit të K&eum...
Donald Trump, Viktor Orban SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin hungarez&nb...
Aleksandar Vuçiç RUSI- Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka shprehur dyshime ...