Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Përfaqësuesi i BE-së për politikën e Jashtme shkruan se teksa progresi ka qenë i ngadalshëm, disa hapa përpara janë bërë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
BRUKSEL- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpërndarë një shkrim të përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell për dialogun Kosovë- Serbi. Shkrimi i Borrell për këtë proces publikohet pak para largimit të tij nga posti që aktualisht mban.
Përfaqësuesi i BE-së për politikën e Jashtme shkruan se teksa progresi ka qenë i ngadalshëm, disa hapa përpara janë bërë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai i ka bërë një përmbledhje zhvillimeve të dialogut duke përmendur edhe momentet më pikante të deritanishme si protesta e serbëve të veriut, të cilët plagosën afër 100 ushtarë të KFOR-it dhe Banjskën ku u vra një polic i Kosovës.
Një ndër arritjet më të rëndësishme deri tani nga dialogu Borrell përmend nënshkrimin e të ashtuquajturës Marrëveshje të Ohrit për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e saj të Zbatimit në shkurt dhe mars 2023. Borell ka thënë se për dialogun në Bruksel së shpejti do të merren njerëz tjerë, të cilët sipas tij do t’i vëzhgojnë me kujdes kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, dhe shprehet se BE do të vazhdojë të mbështesë arritjen e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
SHKRIMI I PLOTË:
Këtë javë isha pritës i presidentit Aleksandar Vuçiç dhe kryeministrit Albin Kurti në Bruksel, për tubimin e njëmbëdhjetë të Dialogut Beograd-Prishtinë gjatë mandatit tim. Ndërsa progresi ka qenë i ngadalshëm, disa hapa përpara janë bërë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. BE-ja mbetet e përkushtuar për të ndihmuar, por në fund, ajo ka nevojë për guximin, vizionin dhe vullnetin politik të liderëve të të dyja palëve.
Kur reflektoj mbi takimet e Dialogut Beograd-Prishtinë gjatë mandatit tim, fillimisht do të mendoja për shumë sfida me të cilat u përballëm: mungesa e angazhimit; mungesa e përparimit; mungesa e zbatimit; mungesa e gatishmërisë për të arritur konsensus. Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave të shumta, ka pasur edhe disa hapa të rëndësishëm përpara.
Kur mora detyrën, gati pesë vjet më parë, vizita ime e parë si Përfaqësues i Lartë më çoi në Kosovë. Në atë kohë, Dialogu i lehtësuar nga BE kishte qenë i bllokuar për dy vjet dhe kishte nevojë për një ripërtëritje. Normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është në zemër të angazhimit të BE-së në Ballkanin Perëndimor. Është thelbësore për të zhbllokuar një të ardhme evropiane për të dyja palët dhe për të forcuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Në prill 2020, unë emërova Miroslav Lajçak si Përfaqësues të Posaçëm të dedikuar për të rikthyer procesin në rrugë të drejtë. Ne fillimisht avancuam në kapituj të ndryshëm të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse gjatë verës së vitit 2020. Megjithatë, dinamika të ndryshme politike në rajon dhe një kontekst gjeopolitik gjithnjë e më kompleks u përkuan me shumë kriza, tensione dhe përshkallëzime.
Kemi parë ngritje dhe ulje të barrikadave, duke kulmuar me dorëheqjen kolektive të serbëve të Kosovës nga pozitat e tyre në gjyqësorin, policinë dhe administratën e Kosovës. Kjo përbënte një pengesë serioze.
Momentet më të rrezikshme ndodhën në maj 2023, kur protestat në veri të Kosovës u bënë të dhunshme, duke lënë më shumë se 90 paqeruajtës të KFOR-it të plagosur. Dhe më pas, më 24 shtator 2023, kur më arriti lajmi gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, se një inkursion i armatosur në të njëjtën zonë kishte rezultuar në vrasjen e një oficeri të policisë së Kosovës dhe zbulimin e një sasi tronditëse të municioneve të nivelit ushtarak.
Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave dhe vështirësive, shumë takimet, vizitat dhe thirrjet tona kanë kontribuar gjithashtu në hapa të rëndësishëm përpara, të cilët nuk duhen harruar. Dialogu ka sjellë përmirësime të prekshme në jetën e qytetarëve në Kosovë dhe Serbi.
Para së gjithash, ne bëmë të mundur që të gjithë qytetarët e Kosovës dhe Serbisë të udhëtojnë lirisht midis Kosovës dhe Serbisë duke përdorur kartat e tyre të identitetit, duke hequr përfundimisht dokumentet e hyrje-daljes. Dhe ne zgjidhëm çështjen e targave të makinave me njohjen e ndërsjellë të targave midis Kosovës dhe Serbisë. Tani njerëzit mund të udhëtojnë lirshëm brenda dhe midis tyre. Liria e lëvizjes është një pjesë thelbësore e normalizimit të marrëdhënieve. Ne gjithashtu arritëm të shkojmë drejt përfundimit të praktikës së paqëndrueshme 20-vjeçare të mos-pagesës së energjisë elektrike në veri të Kosovës.
Por më e rëndësishmja, arritëm të nënshkruajmë të ashtuquajturën Marrëveshje të Ohrit për Rrugën e Normalizimit dhe Aneksin e saj të Zbatimit në shkurt dhe mars 2023. Arritja e një marrëveshjeje të tillë në kohë të një lufte të paprecedentë në shkallë të plotë në kontinentin tonë, ishte një arritje e rëndësishme. Për herë të parë, kemi vendosur një kornizë të qartë për të ardhmen e procesit. Fatkeqësisht, zbatimi i saj ende nuk ka filluar në mënyrë të plotë dhe të dyja palët mbajnë përgjegjësi për mos përmbushjen e asaj që premtuan të bënin më shumë se një vit më parë.
Si pjesë e kësaj Marrëveshjeje, ne trajtuam çështjen e krijimit të Asociacionit/Komunitetit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, një nga çështjet më të ndjeshme në Dialog. Kjo ishte parashikuar tashmë në Marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015. Për të ndihmuar procesin të ecë përpara, ne paraqitëm të ashtuquajturin Draft Statuti Evropian për të trajtuar këtë çështje të ndjeshme, por deri tani nuk është bërë realitet.
Fatkeqësisht, takimi i Dialogut të kësaj jave nuk solli asnjë përparim në zbatimin. Diskutimet ishin po aq të vështira sa gjithmonë dhe, në fund, nuk pati as një takim ballë për ballë midis Presidentit dhe Kryeministrit. Serbia ishte e gatshme të takohej, por Kosova më kërkoi të përcjell një sërë parakushtesh. Aktualisht pozicionet e dy palëve mbeten shumë larg njëra-tjetrës. Megjithatë, puna do të vazhdojë: Negociatorët Kryesorë të Palëve ranë dakord të vijnë në Bruksel javën e ardhshme për të punuar mbi hapat konkretë për të zhbllokuar zbatimin e Marrëveshjes.
Si përmbledhje, ne kemi bërë shumë gjatë viteve të fundit, por procesi mund të avancojë vetëm aq shpejt sa janë të gatshëm të lëvizin të dyja palët. Lehtësimi i BE-së nuk mund të arrijë më shumë normalizim sesa duan Kosova dhe Serbia. Pas disa muajsh, njerëz të tjerë do të jenë përgjegjës për këtë çështje në Bruksel, por pritshmëritë e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve Anëtare të tij nuk do të ndryshojnë. Angazhimet dhe obligimet e Kosovës dhe Serbisë nuk do të zhduken.
Të gjithë do të vazhdojnë të shikojnë gatishmërinë e Presidentit serb dhe Kryeministrit të Kosovës për të ofruar një të ardhme më të mirë evropiane për popullin e tyre. Në fund, kjo kërkon guxim, vizion dhe vullnet politik. BE-ja do të vazhdojë të ndihmojë me çdo hap përgjatë rrugës.
volodymyr zelenskyy UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se Moska ka lëshuar më shumë se 800 bomba mbi Ukrain&...
marine le pen FRANCË- Marine Le Pen e Bashkimit Kombëtar sapo u është drejtuar mbështetësve brohoritës në zonë...
kandidate FRANCË- Exit poll-et e para nga zgjedhjet parlamentare në Francë tregojnë kryesimin e partisë së Marine Le Pen...
foto ilustruese SHBA- Shteti i Kolorados po shpenzon 24 milionë dollarë këtë vit për të ndihmuar shkollat që të...
foto ilustruese FRANCË- Ndërsa tashmë qendrat e votimit janë mbyllur, qindra mbështetës të rregullt të Bashkimit&nb...
joe biden SHBA- Presidenti Biden i ka përshkruar vazhdimisht dhe me të drejtë zgjedhjet presidenciale të këtij nëntori si asg...
pamje nga burgu ÇEKI- Projekti i një burgu të hapur në Republikën Çeke synon të ulë nivelin e lartë të...
vendngjarja FRANCË- Një dasmë e cila supozohej të përfundonte me fund të lumtur, është kthyer në tragjedi n&eu...
FRANCË- Francezët i janë drejtuar qendrave të votimit që në mëngjes ku do të hedhin votën e tyre për zgjedhjet...
joe biden SHBA- Presidenti amerikan, Joe Biden ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga gara për Shtëpinë e Bardhë. Ai ka ...