LIVE UPDATES
Bota

Digjitalizimi i arsimit në Kosovë: 32 laptopë në shkollën me mbi 1.200 nxënës

Të dhënat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI], të publikuara vitin e kaluar në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, tregojnë se numri i kompjuterëve në shkollat publike të Kosovës është 9.138, apo mesatarisht 1 kompjuter për 35 nxënës.

9 Shtator 2023, 11:15 Nga A.B
Digjitalizimi i arsimit në Kosovë: 32 laptopë në
Femije ne shkolle

Viti i ri shkollor në Kosovë, prej kohësh, nuk nis pa ndonjë sfidë - sivjet ishte sigurimi i teksteve shkollore, vjet ishte greva e mësimdhënësve.

Por, ajo që e përcjell vazhdimisht, është mungesa e digjitalizimit të shkollave në epokën e bumit digjital.

Të dhënat e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit [MASHTI], të publikuara vitin e kaluar në Strategjinë e Arsimit 2022-2026, tregojnë se numri i kompjuterëve në shkollat publike të Kosovës është 9.138, apo mesatarisht 1 kompjuter për 35 nxënës.

MASHTI nuk i është përgjigjur interesimit të Radios Evropa e Lirë nëse këto statistika kanë ndryshuar.

Por, në një konferencë në muajin prill, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka konfirmuar ato dhe ka thënë se Qeveria e tij ka ndarë një buxhet prej 18 milionë eurosh - për një periudhë trevjeçare - për blerjen e pajisjeve digjitale në shkolla.

REL-i pyeti Zyrën e Kurtit se sa shkolla janë pajisur, ndërkohë, me kompjuterë, por nuk mori përgjigje.

“Digjitalizimi e bën mësimdhënien dhe mësimnxënien më atraktive dhe është në përputhje me ‘modën e të rinjve’, të cilët janë gjithnjë e më shumë në internet. Atraktiviteti rrit, pastaj, përqendrimin dhe rezultatet e mësimnxënies”, thotë Jonuz Salihu, ekspert i çështjeve të arsimit, për Radion Evropa e Lirë.

REL-i vizitoi këtë javë Shkollën Fillore “Hilmi Rakovica” në Prishtinë, ku mësimi zhvillohet në mënyrë klasike, për shkak të numrit të pamjaftueshëm të pajisjeve kompjuterike. Aty nuk ka pasur ndonjë investim së voni.

Drejtori Skënder Halimi tha se shkolla me 1.276 nxënës ka 32 llaptopë në kabinetin e Teknologjisë Informative.

“Jo të gjithë llaptopët janë funksionalë, pasi janë të modelit të vjetër - të viteve 2012-2013. Këto pajisje i shfrytëzojnë nxënësit për lëndën e Teknologjisë Informative, por edhe arsimtarët dhe mësuesit për nevoja të shkollës”, tha Halimi.

Valbona, e cila ka dy vajza që i ndjekin mësimet në këtë shkollë, thotë se digjitalizimi i teksteve shkollore do të ishte një ndihmesë e madhe për të.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo thotë se, për shkak të peshës së rëndë të librave në çantë, detyrohet që çdo ditë t’i dërgojë dhe t’i marrë vajzat nga shkolla - njëra në klasën e pestë në ndërrimin e paradites, tjetra në klasën e shtatë në ndërrimin e pasdites.

“Digjitalizimi do të ishte shpëtim edhe për vajzat, edhe për mua... Vajzat kalojnë shumë kohë me telefona... Ndoshta do të ishte edhe më atraktive për mësim dhe do ta lehtësonte shkuarjen në shkollë”, thotë Valbona.

Edhe në Këshillin e Prindërve të Kosovës thonë se digjitalizimi i arsimit është një proces i domosdoshëm, meqë mësimnxënia aktuale nuk përkon me epokën digjitale.

“Do të kishim përfitime të mëdha”, thotë kreu i këtij këshilli, Besnik Dragusha. “Do të rritej cilësia, pamja vizuale e teksteve, si dhe do të bëhej përditësimi i tyre me informacione të reja”.

Për më tepër, shton ai, do të rritej ndërveprueshmëria e nxënësve, si dhe bashkëpunimi i tyre me mësimdhënësit.

Rinor Qehaja, drejtor i Institutit EdGuard në Prishtinë, i cili merret me çështje të edukimit, shprehet ngjashëm, por shton se ky proces, njëherësh, është edhe “kompleks”.

“Digjitalizimi nuk nënkupton vetëm kalimin e librave nga të printuara në elektronike, mirëpo kërkon shumë zhvillim, përmirësim të materialeve që duhet të jenë më interaktive”, thotë ai.

Në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, mbi 94 për qind e ekonomive familjare kanë qasje në internet.

Digjitalizimi i arsimit është ndër pesë objektivat kryesore të Strategjisë së Arsimit 2022-2026, e cila është miratuar në fund të vitit të kaluar.

Në këtë dokument thuhet se gjatë një periudhe 5-vjeçare do të punohet, mes tjerash, në përgatitjen dhe prodhimin e materialeve mësimore digjitale për lëndë dhe klasë të ndryshme, si dhe në furnizimin e institucioneve edukative-arsimore me rrjet cilësor të internetit dhe me pajisje të nevojshme teknologjike.

Për këtë synim janë ndarë 52 milionë euro, nga rreth 323 milionë sa parashihet të jetë kostoja e përgjithshme e strategjisë.

Sipas Agjencisë së Statistikave, Kosova ka mbi 300.000 nxënës që ndjekin shkollimin fillor dhe të mesëm në mbi 1.000 shkolla.

Cilësia e arsimit në sistemin parauniversitar të vendit është kritikuar shpesh nga institucionet ndërkombëtare.

Në një raport që ka publikuar Banka Botërore në vitin 2020, është thënë se nxënësit në Kosovë “kanë ngecje të madhe në mësimnxënie”.

Në dy teste të PISA-s më 2015 dhe 2018 - program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve - Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore.

PISA u mbajt edhe në vitin 2022, por rezultatet e këtij testi pritet të publikohen në dhjetor të këtij viti./REL

Sondazh

Poll
Bota 9 Shtator 2023, 09:35 A.B

Pse Putin nuk mori pjesë në Samitin G-20?

Vladimir Putin RUSI- Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi ​​një urdhër arresti kundër presidentit rus Vladimir Putin, du...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet