9 Shtator 2023, 10:29
Nga A.B

Unioni Afrikan e ka siguruar edhe formalisht ulësen si anëtar i ri i G20-ës të shtunën në Nju Delhi, me ftesë të kryeministrit të Indisë, Narendra Modi.
Zgjerimi i bllokut është një fitore e madhe diplomatike për Modin, i cili përballet me zgjedhje të përgjithshme vitin e ardhshëm dhe i ka përdorur të drejtat e nikoqirit të forumit të këtij vitit për ta përmirësuar imazhin si burrështetas ndërkombëtar.
Para fjalimit hapës, Modi e përshëndeti kryetarin e Unionit Afrikan dhe presidentin e Komorosit, Azali Assoumani, me një përqafim të ngrohtë.
“India propozoi për ta bërë Unionin Afrikan anëtar të përhershëm të G20-ës. Unë besoj se ne e kemi pajtimin e të gjithëve për këtë”, tha Modi në fjalimin e tij hapës në samit.
“Me pajtimin e të gjithëve, unë kërkoj që kryetari i Unionit Afrikan ta marrë ulësen si anëtar i përhershëm i G20-ës”, shtoi ai.
Assoumani u ul në mesin e liderëve botërorë me ftesën e ministrit të Jashtëm të Indisë, Subrahmanyam Jaishankar.
Në vitet e fundit ka qenë tejet e vështirë arritja e konsensusit në mesin e anëtarëve, për shkak të ndarjeve të thella rreth luftës në Ukrainë.
“Bota përballet me një krizë të madhe të besimit”, tha Modi.
“Lufta e ka bërë këtë besim të humbë edhe më shumë. Nëse mund ta mposhtim Covidin, mund edhe ta mundim këtë krizë të përbashkët të besimit”, nënvizoi ai./REL
Bota
9 Shtator 2023, 10:01
A.B
Djali ne Marok
MAROK- Bota po mban zi për viktimat dhe të plagosurit në Marok, pas tërmetit shkatërrues me magnitudë 6.9...
Bota
9 Shtator 2023, 09:56
A.B
Pasojat nga termeti
MAROK- Bilanc tragjik ka lënë pas tërmeti masiv në Marok, duke shënuar mbi 600 viktima. Tërmeti godi...
Bota
9 Shtator 2023, 09:42
A.B
Permbytje
GREQI- Në zonat e pyermbytura në qendër të Greqisë vazhdojnë me intensitet aksionet e shpëtimit. Numri i vikti...
Bota
9 Shtator 2023, 09:35
A.B
Vladimir Putin
RUSI- Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) lëshoi një urdhër arresti kundër presidentit rus Vladimir Putin, du...
Bota
9 Shtator 2023, 09:07
A.B
Mangosuthu Buthelezi
AFRIKË E JUGUT- Mangosuthu Buthelezi, kryeministri tradicional i kombit zulu, ka vdekur në moshën 95-vjeçare.Nj&...
Bota
9 Shtator 2023, 08:48
A.B
Qytetaret
MAROK- Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë Marokun pas tërmetit vdekjeprurës që ka vrar&e...
Bota
9 Shtator 2023, 08:45
A.B
Pasojat e termetit
MAROK- Numri i të vdekurve nga tërmeti i Marokut është rritur në 632, me 329 të plagosur. Raportohet ...
Bota
9 Shtator 2023, 08:08
A.B
Momenti i termetit
MAROK- Shumë ndërtesa u shembën pas tërmetit në jugperëndim të qytetit Marrakech në Marok. ...
Bota
9 Shtator 2023, 08:03
A.B
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave të tërmet...
Bota
9 Shtator 2023, 07:59
A.B
Banoret
MAROK-Të paktën 296 persona kanë vdekur pas një tërmet i fuqishëm që goditi Marokun qendror. Tërmeti me mag...