9 Shtator 2023, 08:48
Nga A.B
Qytetaret
MAROK- Bashkimi Evropian është i gatshëm të mbështesë Marokun pas tërmetit vdekjeprurës që ka vrarë të paktën 296 njerëz, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur nga kjo tragjedi dhe shpëtimtarët e përfshirë në operacionin e kërkimit”, shkroi Michel në X.
“BE është e gatshme të mbështesë Marokun në këto momente të vështira”, theksoi Michel.
Komentet e Michel erdhën nga kryeqyteti indian Nju Delhi ku ai po merr pjesë në samitin e G20.
”Të paktën 296 persona humbën jetën në Marok nga një tërmet i fuqishëm”, tha sot Ministria e Brendshme e vendit.
Një tërmet me magnitudë 6,9 ballë Rihter goditi Marokun në orën 23:00 të së premtes (2200 GMT), tha Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS). Tërmeti ndodhi rreth 70 kilometra në jugperëndim të Marrakeshit, në një thellësi prej 18,5 kilometrash, tha USGS. Ministria tha se 153 persona të tjerë u plagosën. Nasser Jabour, drejtor i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës, i tha agjencisë marokene të lajmeve MAP se tërmeti ishte ndjerë në disa qytete brenda 400 kilometrave nga epiqendra.
“Është hera e parë në një shekull që instituti regjistron një tërmet të dhunshëm të këtij lloji në Marok”, tha ai.
Tërmeti u pasua nga qindra pasgoditje. Tërmeti shkaktoi panik në mesin e banorëve në Marrakesh, Agadir dhe qytete të tjera dhe u ndje gjithashtu në Rabat dhe Casablanca./Dosja.al
termet ne marok
Bota
9 Shtator 2023, 08:45
A.B
Pasojat e termetit
MAROK- Numri i të vdekurve nga tërmeti i Marokut është rritur në 632, me 329 të plagosur. Raportohet ...
Bota
9 Shtator 2023, 08:08
A.B
Momenti i termetit
MAROK- Shumë ndërtesa u shembën pas tërmetit në jugperëndim të qytetit Marrakech në Marok. ...
Bota
9 Shtator 2023, 08:03
A.B
Olaf Scholz
GJERMANI- Kancelari gjerman Olaf Scholz ka shprehur ngushëllimet e tij për të afërmit e viktimave të tërmet...
Bota
9 Shtator 2023, 07:59
A.B
Banoret
MAROK-Të paktën 296 persona kanë vdekur pas një tërmet i fuqishëm që goditi Marokun qendror. Tërmeti me mag...
Bota
9 Shtator 2023, 07:50
A.B
Mar Galcerán
SPANJË- Mar Galcerán, anëtare e Partisë Popullore në Spanjë dhe sekretare aktuale e zonës së ...
Bota
9 Shtator 2023, 07:24
A.B
Pasojat
MAROK- Të paktën 296 persona kanë humbur jetën nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Marokun mbr&eum...
Bota
8 Shtator 2023, 23:00
I.A
Joe Biden dhe Noredra Modi
INDI- Presidenti Joe Biden zhvilloi diskutime me dyer të mbyllura me Kryeministrin indian Noredra Modi për rreth ...
Bota
8 Shtator 2023, 22:57
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Juria e madhe e Xhorxhias kishte rekomanduar ngritjen e padive penale kundër tre senatorëve republikanë dhe aleatë...
Bota
8 Shtator 2023, 22:53
I.A
Anna Shatilova
AUSTRALI- Një vajzë e re australiane e ka përshkruar si “kaotik” dhe “traumatik” udhëtimin ...
Bota
8 Shtator 2023, 22:46
I.A
Elon Musk
SHBA- Miliarderi Elon Musk ka thënë se ka refuzuar t’i japë qasje Kievit në rrjetin e komunikimeve Starlink në raj...