8 Shtator 2023, 23:00
Nga I.A
Joe Biden dhe Noredra Modi
INDI- Presidenti Joe Biden zhvilloi diskutime me dyer të mbyllura me Kryeministrin indian Noredra Modi për rreth një orë këtë të premte, pak pasi mbërriti në Nju Delhi për të marrë pjesë në takimin e nivelit të artë të G20, që do të zhvillohet gjatë fundjavës. Ndërsa zoti Biden dhe zoti Modi u takuan në rezidencën e kryeministrit indian, mediat amerikanë u futën në një furgon, larg syve të udhëheqësve, një situatë e pazakonte për reporterët dhe fotografët që ndjekin dhe filmojnë daljet publike të presidentit, në Shtetet e Bashkuara dhe jashtë vendit. Dy udhëheqësit lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimit, ku thuhej se vendet u zotuan për të bashkëpunuar në një sërë çështjesh, nga vlerat demokratike tek furnizimi me pajisjet për gjysmë përçuesit dhe deri tek kompjuterat kuantikë.
Zyra e kryeministrit shpërndau fotografi të takimit, ku udhëheqësit shfaqeshin krah njëri tjetrit dhe diskutonin më mënyrë miqësore. Zoti Biden dhe zoti Modi u takuan për herë të fundit në qershor, kur udhëheqësi indian ishte i ftuar për një vizitë shtetërore në Shtëpinë e Bardhë. Ata pritej të diskutonin përparimet për një numër marrëveshjesh të arritura në qershor, përfshirë një marrëveshje për të lejuar kompaninë General Electric që të prodhonte motorë avionësh në Indi për avionët ushtarakë të ushtrisë indiane. Sekretarja amerikan e Thesarit, Janet Yellen ishte e pranishmë në takim, sikurse edhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Jake Sullivan, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë. Nga pala indiane, të pranishëm ishin ministri i Punëve të Jashtme Subrahmanyam Jaishankar dhe këshilltari i sigurisë Ajit Doval. Gazetarët nuk mundën të shihnin mbërritjen e Presidentit Biden ose Sekretares Yellen dhe u lanë në një furgon jashtë rezidencës së zotit Modi, një kompleks në qendër të Nju Delhit, për rreth 10 minuta përpara se t'u kërkoje që të largoheshin.
KRITIKAT MBI LIRINË E MEDIAS
Pikërpyetjet mbi qasjen e medias në vizitën në Indi kanë qenë të vazhdueshme, pasi programi i takimeve, i shpërndarë nga Shtëpia e Bardhë nuk parashikonte praninë e gazetarëve që ndjekin veprimtarinë e presidentit amerikan.
“Po përpiqemi të bëjmë gjithçka kemi mundësi për të siguruar që të keni qasje atje”, u tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre, gazetarëve në avionin Air Force One, teksa udhëtonin për në Indi.
Amendamenti i parë i Kushtetutës mbron lirinë e shprehjes dhe të shtypit në Shtetet e Bashkura, ndërsa liria e shprehjes mbrohet në Artikullin 19 të Kushtetutës së Indisë. Kryeministri indian është përballur me kritika për dobësim të lirisë së medias në Indi që nga marrja e detyrës. Qeveria thotë se India ka një shtyp të lirë. Grupi i gazetarëve amerikan, i përbërë nga përfaqësues të organizatave kryesore të lajmeve, e shoqëron presidentin në udhëtime jashtë dhe brenda vendit dhe përgjithësisht ka qasje në ngjarjet kryesore. Organizatat e lajmeve e rimbursojnë plotësisht qeverinë amerikane për kostot e udhëtimeve dhe është jashtëzakonisht e rrallë që ato të ndalohen plotësisht.
Zoti Modi, i cili shumë rrallë del para gazetarëvë apo u përgjigjet pyetjeve të tyre në Indi, u pyet nga një gazetar amerikan mbi gjendjen e respektimit të të drejtave të njeriut gjatë konferencës për shtyp me Presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë në qërshor. Aleatët e tij e sulmuan më vonë gazetarin, duke ndërmarrë një fushatë ngacmimesh në internet, që Shtëpia e Bardhë e cilësoi si “të papranueshme” dhe “në kundërshtim me parimet themelore të demokracisë”.
Marrë nga VOA
noredra modi joe biden
Bota
8 Shtator 2023, 22:57
I.A
Foto ilustruese
SHBA- Juria e madhe e Xhorxhias kishte rekomanduar ngritjen e padive penale kundër tre senatorëve republikanë dhe aleatë...
Bota
8 Shtator 2023, 22:53
I.A
Anna Shatilova
AUSTRALI- Një vajzë e re australiane e ka përshkruar si “kaotik” dhe “traumatik” udhëtimin ...
Bota
8 Shtator 2023, 22:46
I.A
Elon Musk
SHBA- Miliarderi Elon Musk ka thënë se ka refuzuar t’i japë qasje Kievit në rrjetin e komunikimeve Starlink në raj...
Bota
8 Shtator 2023, 22:23
I.A
punonjesit
SHBA- Një kompani e re teknologjie në Kaliforni po përdor inteligjencën artificiale për të zbehur theksin tek...
Bota
8 Shtator 2023, 20:58
I.A
KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka marrë pjesë në një ceremoni për të zbuluar n&e...
Bota
8 Shtator 2023, 20:42
I.A
Papa Francesku dhe Sylvester Stallone
VATIKAN- Aktori hollivudian, Sylvester Stallone u prit sot nga Papa Françesku në Vatikan. Një dit&eu...
Bota
8 Shtator 2023, 20:26
I.A
Kyriakos Mitsotakis
GREQI- Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis është zotuar të premten se Qeveria e tij do të bëjë “...
Bota
8 Shtator 2023, 20:14
I.A
Nancy Pelosi
SHBA- Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së Nancy Pelosi thotë se do të kërkoj&...
Bota
8 Shtator 2023, 20:03
I.A
Mark Dickie
SHBA- Speleologu amerikan i bllokuar 1000 metra thellë në një shpellë në Turqinë jugore ka regjistruar ...
Bota
8 Shtator 2023, 19:41
I.A
Erdogan-Putin
RUSI-Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin janë zotuar për një bashkëpunim më t...