3 Qershor 2024, 21:49
Nga M.B
Ministri në detyrë i Iranit për Punë të Jashtme, Ali Bagheri.
IRANI- Ministri në detyrë i Iranit për Punë të Jashtme, Ali Bagheri, ka thënë të hënën se Qeveria e tij është angazhuar në negociata me armiket e përbetuara, Shtetet e Bashkuara, të cilat janë ndërmjetësuar nga Omani.
I pyetur për këtë çështje në një konferencë për media, gjatë një vizite në Bejrut, Bagheri ka thënë se “ne kemi negociuar gjithmonë… bisedimet nuk janë ndalur kurrë”.
Uashingtoni dhe Teherani nuk kanë marrëdhënie diplomatike prej Revolucionit Islamik në Iran më 1979. E përditshmja britanike, Financial Times ka raportuar në mars se Bagheri është përfshirë në bisedime indirekte me Shtetet e Bashkuara në Oman, në fillim të vitit 2024, pavarësisht rritjes së tensioneve rajonale që lidhen me luftën Izrael-Hamas në Rripin e Gazës.
Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur terrorist prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Konflikt Izrael – Hamas ka nisur më 7 tetor 2023, pasi militantët e Hamasit kanë sulmuar disa vendbanime izraelite, duke lënë të vrarë rreth 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë.
Izraeli më pas ka nisur ofensivën në Gazë, me qëllim të shkatërrimit të grupit. Shtetet e Bashkuara janë aleatet më të ngushta të Izraelit, dersa Irani mbështet Hamasin. Bagheri ka arritur të hënën në Liban, në vizitën e tij të parë prej kur e ka marrë pozitën e ministrit në detyrë, pas vdekjes së Hossein Amir-Abdollahian, që ka qenë ministër i Jashtëm, në një aksident me helikopter muajin e kaluar. Bashkë me të ka vdekur edhe presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, që ka qenë, po ashtu, në helicopter. Bagheri ka thënë se arsyeja e vizitës në Liban është sepse ai vend konsiderohet “djepi i rezistencës kundër Izraelit”.
Irani e mbështet grupin e Libanit, Hezbollahun, financiarisht dhe ushtarakisht. Hezbollahu, aleat i Hamasit, lufton në zonën kufitare me Izraelin, prej nisjes së luftës në Gazë, në fillim të tetorit. Bagheri, ish-negociatori iranian për çështje bërthamore, ka thënë se diskutimet me fuqitë perëndimore për aktivitete atomike të Teheranit janë duke vazhduar. Qeveritë perëndimore shqetësohen se Irani po synon të krijojë armë bërthamore – pretendim që Republika islamike e ka mohuar gjithmonë./ REL
irani
Bota
3 Qershor 2024, 21:22
E. D
zingjiri i argjent
AMERIK- Një zingjir i argjendë i ka shpëtuar jetën një njeriu pasi e ndaloi plumbin të mos depër...
Bota
3 Qershor 2024, 21:09
E. D
Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje Gjykatës së Lartë të SHBA ...
Bota
3 Qershor 2024, 20:59
B.Z
Familjet e pengjeve
JERUZALEM – Ushtria izraelite të hënën konfirmoi vdekjen e katër pengjeve të tjera të rrëmbyer...
Bota
3 Qershor 2024, 20:57
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Rusia ka përshkallëzuar një fushatë dezinformimi në internet ndaj Francës dhe Lojërave Olimpike t&...
Bota
3 Qershor 2024, 20:37
B.Z
Foto ilustruese
MAQEDONI E VERIUT - Një sherr që ka degraduar në përplasje fizike raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e ...
Bota
3 Qershor 2024, 20:30
E. D
Hunter Biden
SHBA- Zgjedhja e anëtarëve të jurisë për gjyqin ndaj djalit të Presidentit Joe Biden, Hunter Biden, filloi sot. ...
Bota
3 Qershor 2024, 20:27
M.B
Vatikan
VATIKAN- Vatikani u ka bërë thirrje qytetarëve të Bashkimit Evropian, që mund të kenë tendenca për të ...
Bota
3 Qershor 2024, 20:22
E. D
pamje nga vengjarja
UKRAINA- Forcat ukrainase kanë shkatërruar dy autoblinda rus me tanket amerikane. Bradley që përdorej nga Brig...
Bota
3 Qershor 2024, 20:10
E. D
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy udhëtoi në Filipine të hënën për tu kërkuar lider&e...
Bota
3 Qershor 2024, 19:56
E. D
Bezalel Smotrich
IZRAEL- Ministri i Financave i Izraelit, Bezalel Smotrich, kritikoi propozimin e armëpushimit e propozuar nga presid...