Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Emri i shtetit është ndër çështjet që ka zënë vend në debat, teksa eksponentë të Lidhjes Social Demokrate akuzojnë VMRO-në se fitoi zgjedhjet me gënjeshtra dhe mashtrime duke premtuar kthimin e emrit Republika e Maqedonisë sapo të marrë pushtetin.
SHKUP- Në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut vazhdoi debati lidhur me përbërjen e re të qeverisë. Kabineti i zotit Hristijan Mickovki do të ketë 24 anëtarë, prej të cilëve vetëm tri gra dhe kjo ka hasur në kritika jo vetëm në parlament, por edhe në qarqet e shoqërisë civile. Për miratimin e qeverisë nevojiten 61 vota nga 120 sa ka parlamenti dhe shumica parlamentare i ka votat e duhura.
Dita e dytë e debatit në parlament lidhur me programin e qeverisë së ardhshme dhe emrat e kandidatëve për ministra vazhdoi me përplasje midis ligjvënësve të VMRO-DPMNE-së që do ta drejtojë qeverinë dhe të Lidhjes Social Demokrate, e cila zotohet se do të jetë një opozitë konstruktive.
Akuza të ndërsjella shkëmbyen edhe deputetët e koalicioneve kundështare shqiptare, Fronti Evropian dhe Vlen, kryesisht për atë se kush ka legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët në pushtetin ekzekutiv.
Emri i shtetit është ndër çështjet që ka zënë vend në debat, teksa eksponentë të Lidhjes Social Demokrate akuzojnë VMRO-në se fitoi zgjedhjet me gënjeshtra dhe mashtrime duke premtuar kthimin e emrit Republika e Maqedonisë sapo të marrë pushtetin.
Në foltoren e parlamentit, pothuaj se të gjithë deputetët maqedonas në veçanti ata të VMRO-së e përdorin referencën ‘Maqedoni’ pa përcaktimin kushtetues që del nga Marrëveshja e Prespës, një çështje kjo që nxit pakënaqësi tek qeveria në Athinë, e cila paralajmëron se do të ndërmarrë masa.
Ndonëse kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickovski ka lënë të kuptohet se betimin do ta bëjë duke përdorur emrin e ri kushtetues Maqedonia e Veriut, ai gjatë fjalimeve me ngulm i shmanget përdorimit të këtij emri.
Zoti Mickovski ka premtuar se nga dita e martë do të fillojë të sjellë një investim prej mbi 400 milionë eurosh në vend. Por, ekspertët vlerësojnë se nëse kjo ndodh, qeveria do të zhytej në borxhe dhe për rrjedhojë të përshkeqësohej gjendja e vështirë ekonomike në vend.
Një tjetër çështje e debatueshme në parlament është propozimi i të ngarkuarit për qeverinë e re, Mickovski që për ministër të Marrëdhënieve në mes Bashkësive Etnike ta emërojë Ivan Stolkoviçin, një politikan i pakicës serbe me qëndrime proruse dhe i dyshuar nga një pjesë e shtypit për lidhje me shërbimet sekrete serbe dhe ruse.
I mandatuari Mickovski është shprehur para pak ditësh se i besonte zotit Stoilkoviç dhe se ai kishte qëndrime promaqedonase. Ndërsa ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler është shprehur në një intervistë televizive se do të ndiqej me kujdes puna e këtij politikani.
Qeveria e zotit Mickovsksi do të ketë 24 anëtarë, prej tyre vetën tre gra. VMRO-ja do të drejtojë 15 ministri; koalicioni Vlen 6 dhe partia Znam 2 ministri.
Parlamenti, sipas ligjeve duhet të votojë deri sonte në mesnatë për qeverinë e re. Shumica parlamentare i ka 78 vota; 61 nevojiten për miratimin e kabinetit qeveritar./VOA
pamje nga aksidenti KOSOVË- Ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, një nga të ...
yoav gallant IZRAEL- Ministri i Mbrojtjes i Izraelit ka fluturuar për të takuar zyrtarë të lartë të administratës Biden ...
jamaal bowman SHBA- Mënyra se si do të votojë një zonë në pjesën veriore të qytetit të Nju Jorkut në zgje...
foto ilustruese BRITANI- Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e Mançesterit, të tretin më të madhin ...
foto ilustruese PARIS- Parisienët kanë kërcënuar se do të ndërmarrin një veprim të çuditshëm në sh...
foto ilustruese RUMANI- Gjashtë RAF Eurofighter Typhoon ulen në rrugë lidhëse, motorët zhurmojnë në dy, ndërsa staf...
foto ilustruese SHBA- Megjithëse grupi rebel Houthi në Jemen thotë se i sulmon anijet në Detin e Kuq për të mbështetur p...
foto ilustruese KAIRO- Tetë palestinezë janë vrarë sot nga një sulm ajror izraelit në një kolegj stërvitor pran&eum...
makina SHBA- Një burrë është arrestuar në SHBA pasi u kap duke u munduar të mbyste dy fëmijë&...
olaf scholz GJERMANI- Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë të dielën se është i “shqetësuar” për mu...