LIVE UPDATES
Politike

DnV: Fushata zgjedhore po karakterizohet me gjuhë nxitëse e të urrejtjes

Në një konferencë për media më 18 janar, Eugen Cakolli nga DnV, tha se gjatë kësaj jave ka pasur përkeqësim të gjuhës së ashpër të përdorur në fushatë.

18 Janar 2025, 13:03 Nga DOSJA
DnV: Fushata zgjedhore po karakterizohet me gjuhë nxitëse e të
fotot ilustruese

KOSOVË- Rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim (DnV), tha se që nga fillimi i fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit është vërejtur gjuhë nxitëse dhe e urrejtjes mbi baza politike, si në tubime politike, por edhe në komente në platforma online.

Në një konferencë për media më 18 janar, Eugen Cakolli nga DnV, tha se gjatë kësaj jave ka pasur përkeqësim të gjuhës së ashpër të përdorur në fushatë.

“Këtë javë kemi pasur ashpërsim e përkeqësim të gjuhës së përdorur në fushatë, me plotë 25 aktivitete gjatë monitorimit të së cilave janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës së nxitjes apo urrejtjes, kryesisht mbi baza politike”, tha ai.

*Video: Gjuhë e ashpër e përdorur nga udhëheqësit partiakë në ditët e para të fushatës zgjedhore

Sipas tij, gjuhë e tillë është përdorur më së shumti gjatë aktiviteteve të partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, por përjashtim nuk kanë bërë pas partitë e tjera.

Ai tha se gjatë monitorimit, dhjetë raste të përdorimit të gjuhës nxitëse, të urrejtjes dhe fyese janë identifikuar në aktivitetet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, gjashtë në aktivitetet e Partisë Demokratike dhe katër në atë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Më herët gjatë javës, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjobiti me mijëra euro partitë politike.

LDK-ja u gjobit me 20 mijë euro për gjuhë të urrejtjes, AAK-ja me 12 mijë dhe LVV-ja u gjobit me 3 mijë euro për shkelje të ndryshme të Kodit të Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore, e cila nisi më 11 janar.

Gjatë konferencës për media, Cakolli po ashtu njoftoi se kanë monitoruar edhe aktivitetin online të 679 kandidatëve për deputetë. DnV-ja, tha ai, ka identifikuar 50 raste kur të njëjtit kanë qenë shënjestër apo edhe autorë të gjuhës nxitëse e të urrejtjes, por edhe lajmeve të rreme.

E sa i përket komenteve në postimet e kandidatëve, po ashtu është vërejtur gjuhë e urrejtjes në 600 mijë komente të bëra për zgjedhje dhe 7 për qind e komenteve kanë pasur për cak kandidatet gra, tha Cakolli.

DnV-ja po ashtu tha se po vazhdon trendi i mospjesëmarrjes së kandidateve gra në fushatën zgjedhore.

“Sa i përket pjesëmarrje së grave, vlen të përmendet që trendi i mospjesëmarrjes së grave në fushatë, qoftë aktivisht si folëse, por edhe pasivisht si pjesëmarrëse, është mjaft i ulët. Me mbi 60 për qind të aktiviteteve të monitoruara nga DnV ka pasur prezencë minimale të grave që mezi ka arritur 10 për qind të totalit. Sa i përket pjesëmarrjes aktive, gratë kanë përbërë vetëm 1 për qind të fjalimeve të mbajtura, me gjithsej 70 nga 230 fjalime që ne kemi arritur t’i monitorojmë”, tha ai.

Sipas ligjit në Kosovë, 30 për qind e listës zgjedhore duhet të jetë me kandidate gra për deputete.

Nga DnV-ja thanë po ashtu se në këtë fushatë po vërehet një trend i shpalosjes së njëanshme të programeve nga ana e subjekteve politike, pa pasur komunikim dykahësh. Cakollo u shpreh se kryesisht programet po shpalosen në aktivitete, ku flasin përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse në zgjedhje.

Ky grup i organizatave joqeveritare tha se ka vërejtur 18 raste apo aktivitete zgjedhore ku ka pasur raste të keqpërdorimit të rezuseve. Në shtatë aktivitete ka pasur prani të veturave zyrtare, qoftë të nivelit qendror apo lokal. Në dy raste janë vërejtur vetura zyrtare të nivelit qendror të partisë në pushtet dhe në pesë raste nga partitë në nivelin lokal, ku të njëjtat qeverisin.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit garojnë 28 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur.

Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta që Kosova mban që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Deri më tani, në vend janë mbajtur një sërë zgjedhjesh të parakohshme./REL

zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë