Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës kërkoi më 27 mars fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për dy liderët e Republikës Sërpska.
SERBI- Millorad Dodik, presidenti i entitetit serb të Bosnjës e Hercegovinës, ka thënë të mërkurën se është njoftuar se INTERPOL-i nuk e ka pranuar kërkesën e gjykatës së Bosnjës për të lëshuar fletarrestime ndërkombëtare kundër tij dhe Nenad Stevandiqit, kryetarit të Kuvendit Popullor të Republikës Sërpska. Dodik shkroi në X se u njoftua nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të cilin tha se e falënderon bashkë me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.
“Presidenti Aleksandar Vuçiç sapo më telefonoi për të më thënë se mori një njoftim nga Drejtoria e Interpolit se ankesa e Serbisë ishte pranuar dhe se Interpoli ka refuzuar kërkesën e Gjykatës së Bosnjës për të lëshuar njoftim të kuq për Stevandiqin dhe mua”, shkroi Dodik në X.
Gjykata e Bosnje e Hercegovinës kërkoi më 27 mars fletarrestime ndërkombëtare, përmes INTEPOL-it, për dy liderët e Republikës Sërpska. Kërkesa për fletarrestime ndërkombëtare u bë pasi ata nuk i ishin përgjigjur thirrjes nga Prokuroria e Përgjithshme e Bosnjës nën dyshimin se kanë shkelur rendin kushtetues të Bosnje e Hercegovinës.
Dodik, president i Republikës Sërpska, e bëri këtë njoftim në ditën kur u takua me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, në Moskë. Më vonë, Dodik tha se ëshët kthyer në Bosnje dhe se ndodhej në Banjallukë.
Dodik, i cili përballet me fletarrestim kombëtar, ishte larguar nga Bosnja më 24 mars në rrethana të paqarta për në Serbi, nga ku e kishte vizituar Izraelin dhe pastaj Moskën. Të martën, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se angazhimi i shtetit të tij ka parandaluar zbatimin e fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiqin.
Serbia kishte dërguar notë proteste në INTERPOL në lidhje me fletarrestimeve për Dodikun dhe Stevandiqin, duke thënë se ato shkelin një nen të statutit që përcakton se çdo veprim nëse ka një sfond politik, ushtarak, fetar ose racor është rreptësishtë i ndaluar.
Daçiq kishte thënë më herët se Dodik dhe Stevandiq janë shtetas të Serbisë dhe se fletarrestimeve ndërkombëtare që Bosnja po iu referohej nuk përbënin bazë për veprim, pasi nuk kanë kaluar nëpër procesin e verifikimit për të parë nëse janë përmbushur kushtet.
Gjykata e Bosnjës kërkoi fletarrestime ndërkombëtare dy zyrtarët e lartë të Republikës Sërpska u larguan nga Bosnja, duke shmangur procedurat e përcaktuara me ligj të kontrollit kufitar, në kohën kur ndaj tyre ishte lëshuar një fletarrestim kombëtar.
Republika Sërpska e kaloi në mars një draft të kushtetutës së re, e cila do ta përcaktonte këtë entitet si një shtet të popullit serb, do t’i jepte të drejtën për vetëvendosje dhe do ta themelonte ushtrinë e saj. Të gjithë këto bien drejtpërdrejt në kundërshtim me Kushtetutën e Bosnjës dhe me Marrëveshjen e Dejtonit për Paqe, e cila e përcaktoi Republikën Sërpska si njërin nga dy entitetet e Bosnjës.
Gjatë mandatit të tij si president i Republikës Sërpska, Millorad Dodik është përballur me kritika për prirje autoritare, minimin e institucioneve demokratike dhe krijimin e një kulture të patronazhit politik./ REL
Donald Trump Tarifat për makinat e huaja që do të hyjnë në fuqi nesër mund të çojnë në rritje të k...
Pamje me zjarrfikesit në Alcorcon MADRID - Dy zjarrfikës kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur, njëri pre...
Donald Trump dhe Elon Musk SHBA - Shtëpia e Bardhë ka mohuar lajmet e përhapura nga Politico, sipas të cilave Elon Musk do të t&e...
Marine Le Pen u dënua për përvetësim dhe u ndalua nga zgjedhjet për pesë vjet FRANCA - Emmanuel Macron ka theksuar rënd&...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu IZRAEL - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar një intensifikim të operacioneve ushtar...
Ekipet e shpëtimit punojnë për të evakuuar banorët e bllokuar nën rrënoja MIANMAR - Junta ushtarake e Mianmarit ka shpal...
Kirill Dmitriev RUSI- Kirill Dmitriev, këshilltar i lartë i Kremlinit dhe kryetar i një fondi të madh investimesh të mbështet...
Aplikacioni TikTok SHBA - Amazon ka paraqitur një ofertë për të blerë TikTok, sipas një raportimi nga New York Times. Oferta ...
claudia sheinbaum MEKSIKË- Meksika nuk planifikon të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj SHBA-së, ka njoftuar presidentja Claudia Shein...
Donald Trump SHBA - Donald Trump ka shpallur planet për vendosjen e tarifave të reja ndaj Bashkimit Evropian, duke vënë në shë...