LIVE UPDATES
Bota

Dogji petentën ruse/ Historia e Damir Zainulli: Nuk dua që fëmijët e mi të përfundojnë në kampe internimi

Djegia e pasaportës thotë se nuk ishte vendim i vështirë për të.

7 Mars 2023, 15:03 Nga a.l.
Dogji petentën ruse/ Historia e Damir Zainulli: Nuk dua që
Damir Zainulli

RUSI- Me gruan dhe dy fëmijët, ai shkoi në Mal të Zi nga Moska në nëntor të vitit të kaluar. Pasaportën ruse me të cilën udhëtoi, e dogji në qytetin e Budvës në fund të shkurtit, në një tubim të komunitetit rus dhe atij bjellorus kundër luftës në Ukrainë. Me djegien e pasaportës, “doja të dërgoja një mesazh se komuniteti rus duhet të ndalojë së punuari për Rusinë, edhe kur nuk është në Rusi”, thotë Damir Zainullin për Radion Evropa e Lirë.

Sigurisht, kam mundur ta bëj vetëm, në shtëpi, por kam dashur që mesazhi im të arrijë sa më shumë njerëz, sepse mijëra rusë që janë larguar nga vendi, vazhdojnë të punojnë nga distanca për kompanitë ruse dhe rrjedhimisht për ekonominë ruse, në vend që të ndërtojmë diçka të re”, thotë Zainullin.

Djegia e pasaportës thotë se nuk ishte vendim i vështirë për të.

Përkundrazi… Gjyshi im ka vdekur në gulag, kamp sovjetik i përqendrimit. Gjyshja ime ka qenë gjithashtu në gulag. Nuk dua që kjo të përsëritet me fëmijët e mi. Bota e qytetëruar duhet ta çarmatosë Rusinë”, thotë Zainullin.

Së bashku me gruan dhe dy fëmijët, ai kërkoi azil në Mal të Zi. Damir Zainullin është ekspert në shkencat kompjuterike, robotikë dhe siguri kibernetike. Ai thotë se gjithë jetën e tij ia ka kushtuar punës shkencore dhe kërkimore.

Kur isha fëmijë, pashë filmin ‘Kthimi në të ardhmen’ dhe vendosa të bëhem ai lloj profesori – shpikës. Tani mund të them që jam bërë diçka e tillë”, thotë ai duke buzëqeshur.

Një fushë tjetër e kërkimeve të tij është siguria kibernetike. Ai thotë se ka punuar në një kompani ruse që ka testuar sigurinë e pajisjeve për infrastrukturë të rëndësishme, si termocentralet apo bankat.

Ajo kompani tani është nën sanksione, sepse është e lidhur me Qeverinë dhe ushtrinë ruse. Nuk e di nëse disa nga kërkimet e mia mund të jenë përdorur për qëllime të këqija”, thotë Zainullin, duke mos dashur ta përmendë emrin e kompanisë.

Ai gjithashtu e përshkruan veten si një haker etik.

Gjatë gjithë jetës sime kam qenë haker etik, që do të thotë t’i respektosh ligjet. Derisa kam qenë shtetas i Rusisë, i kam respektuar ligjet ruse, tani i respektoj ato ndërkombëtare në fushën e sigurisë kibernetike dhe mbrojtjen e të dhënave private. Kjo është e detyrueshme për mendimin tim”, thotë Zainullin.

Zainullin thotë se ka menduar më herët të largohet nga Rusia, si pasojë e një përvoje të tij me policinë ruse. Kur ekipi i politikanit opozitar rus, Alexei Navalny, ka hetuar korrupsionin në Rusi, në vitet 2020-2021, ai ka bërë përpjekje që, siç thotë, t’i dërgojë dokumente që, sipas tij, kanë konfirmuar korrupsionin në poste të larta në Kazan – qytet në Rusinë jugperëndimore.

Megjithatë, disa ‘njerëz të çuditshëm’ e kanë marrë vesh dhe më kanë thirrur në polici. Kam pasur probleme serioze, më kanë thënë se jam kriminel. Pastaj, kemi vendosur të largohemi sa më shpejt nga Rusia, por gruaja ime ishte shtatzënë dhe pasaportat tona ishin bllokuar”, thotë Zainullin.

Ata arritën të dilnin jashtë vendit në fund të vitit 2022. Ai heziton të flasë për familjen dhe miqtë e tij që i kanë mbetur në Rusi, nga frika se mund të kenë probleme për shkak të tij.

Nga këndvështrimi i pushtetit aktual, qëndrimet e mia opozitare konsiderohen si krim”, thotë ai.​

I pyetur se si duket nga brenda qëndrimi i rusëve ndaj luftës në Ukrainë dhe pse nuk ka protesta masive kundër luftës, Zainullin thotë se ka dy arsye. E para, sipas tij, është se makineria ruse e luftës nuk përdor vetëm armë për të pushtuar territore të reja dhe për të shtrirë ndikimin, por edhe korrupsion dhe para. Ai shton se ka shumë familje të varfra në Rusi që nuk pajtohen me politikat e Putinit, por janë të bllokuara nga hipotekat, të kushtëzuara vetëm nga një rrogë ose një punë në qeveri. Zainullin e cilëson këtë si një lloj shantazhi.

Është një fenomen si në Gjermani, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shumë njerëz kanë qenë të përfshirë në makinerinë e luftës në atë kohë”, thotë ai.

Si azilkërkues, Zainullin aktualisht nuk punon dhe familja e tij prej katër anëtarësh jeton në qytetin e Budvës nga kursimet.

Është shumë e vështirë. Këtu, për shembull, unë nuk blej kafe në kafene, por e marr në termos. Mundohemi të kursejmë sa më shumë”, thotë ai.

Zainullin pret që në muajt e ardhshëm të marrë një përgjigje për kërkesën e familjes së tij për azil, por, sido që të jetë ajo, thotë se do të jetë mirënjohës.

Nëse na miratohet [azili], do të thotë se jemi në vendin e duhur. Nëse na refuzojnë, do të jemi mirënjohës, sepse do ta dimë që nuk jemi aty ku duhet dhe do të shkojmë diku tjetër – Evropë, SHBA, Afrikë”, thotë Zainullin.

Të ardhmen për fëmijët e tij, vajzën 14 vjeçe dhe djalin një vjeç, nuk e sheh në Rusi.

Do të duhen ndoshta pesëdhjetë vjet për të çmontuar plotësisht makinerinë imperialiste ruse, prandaj dua një jetë diku tjetër për fëmijët e mi”, thotë Zainullin.

Në fillim të këtij viti, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi, në këtë vend kanë qenë rreth 16.500 shtetas të Rusisë, me qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm./REL 

damir zainulli

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet