LIVE UPDATES
Bota

Walker i shqetësuar për 'marrëveshjen' Kosovë-Serbi për planin e BE-së: Kurti të durojë presionin, s’ka njohje!

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka edhe një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

7 Mars 2023, 13:50 Nga a.l
Walker i shqetësuar për 'marrëveshjen'
William Walker

KOSOVË- Në takimin e ardhshëm që do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova dhe Serbia parashikohet se do të nënshkruajnë marrëveshjen për planin evropian, që ka për synim normalizimin e marrëdhënieve mes dyja shteteve. E për të siguruar që gjithçka do të shkoj sipas këtij plani, ndërmjetësuesi i këtij procesi Mirosllav Lajçak pritet që së shpejti ta vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Por, i shqetësuar me këtë marrëveshje po shprehet miku i Kosovës, William Walker. Ai shprehet i bindur se gjërat po shkojnë në drejtimin e gabuar për Kosovën.

Jam jashtëzakonisht i shqetësuar me këtë propozim të Bashkimit Evropian, e që e ka mbështetjen edhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk mund ta pranoj këtë plan kur po flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë. Unë nuk e shoh që komuniteti serb është i diskriminuar në Kosovë, përkundrazi kanë shumë të drejta, madje kanë edhe ulëse të siguruara në Kuvend. Mendoj se gjërat janë duke shkuar në drejtimin gabuar dhe kjo nuk është aspak mirë për të ardhmen e Kosovës”, tha Walker për Tëvë1.

Walker nuk e fsheh zhgënjimin e tij për mënyrën se si Shtetet e Bashkuarat të Amerikës po e mbështesin Bashkimin Evropian në këtë proces. Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka edhe një mesazh për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Në këtë marrëveshje askund nuk shkruan që Serbia do ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj dhe kjo është shumë zhgënjyese. Çështja e pavarësisë duhet të jetë prioritet, e më pas duhet të diskutohet për pikat e tjera. Unë e kuptoj mirë që Kryeministri Kurti është para një presioni të madh nga BE-ja dhe SHBA-ja, siç kanë qenë edhe të tjerët, por kjo marrëveshje për mendimin tim nuk është në interesin e Kosovës. Nëse sot do të flisja me Kurtin, do t’i thosha atij: duroje presionin, sepse me këtë marrëveshje më shumë po ndahet sesa po bashkohet Kosova. Prandaj, jam shumë i zhgënjyer që SHBA-ja po e mbështesin Bashkimin Evropian për këtë propozim”, u shpreh Walker.

Takimi në Bruksel 

Në dialogun Kosovë-Serbi së fundmi ka pasur disa zhvillime. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në një takim të mbajtur më 27 shkurt kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”. Marrëveshja, për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, dhe mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga BE-ja. Marrëveshja në thelb është një shtesë e marrëveshjes së arritur më 2013 në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila ka paraparë normalizimin e marrëdhënieve, pasi Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008 veprim që Serbia nuk e ka pranuar kurrë.

dialogu kosove-serbi william walker

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë