7 Mars 2023, 14:00
Nga a.l
Gordan Grliç Radman dhe Donika Gërvalla
KOSOVË- Ministri i jashtëm kroat, Gordan Grliç Radman ka zhvilluar sot një takim me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Donika Gërvalla. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Radmanka thënë se janë të gatshëm që të ndajnë njohuritë dhe përvojën e tyre me Kosovën. Ai gjithashtu theksoi se gjatë takimit me Gërvallën kanë diskutuar për raportet bilaterale miqësore dhe rrugën evropiane të Kosovës.
“Diskutuam për marrëdhëniet miqësore dypalëshe, si dhe rrugën evropiane të Kosovës, të cilën e mbështesim plotësisht dhe jemi të gatshëm të ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë”, ka shkruar ministri Radman.
Takimi në Bruksel
Në dialogun Kosovë-Serbi së fundmi ka pasur disa zhvillime. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, në një takim të mbajtur më 27 shkurt kanë pranuar një propozim të Bashkimit Evropian në Bruksel, të titulluar “Marrëveshja drejt normalizimit Kosovë-Serbi”. Marrëveshja, për të cilën janë bërë përgatitje prej vjeshtës së vitit 2022, dhe mbulon shumë aspekte në marrëdhëniet mes dy vendeve nuk është nënshkruar ende, mirëpo është publikuar zyrtarisht nga BE-ja. Marrëveshja në thelb është një shtesë e marrëveshjes së arritur më 2013 në Bruksel, në mes të Prishtinës dhe Beogradit, e cila ka paraparë normalizimin e marrëdhënieve, pasi Kosova e ka shpallur pavarësinë më 2008 veprim që Serbia nuk e ka pranuar kurrë.
dialogu kosove-serbi
Bota
7 Mars 2023, 13:50
a.l
William Walker
KOSOVË- Në takimin e ardhshëm që do të zhvillohet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, Kosova ...
Bota
7 Mars 2023, 13:42
a.l
'Spiderman' sulmon punonjësit në supermarketin në Britani
BRITANI- Një 33-vjeçari i identifikuar si Josh McDonald i veshur ...
Bota
7 Mars 2023, 13:30
a.l
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin lindor të Bakhmutit. Mediat e huaja raportojnë se ekspe...
Bota
7 Mars 2023, 13:21
a.l
Pamje nga tërmeti në Turqi
TURQI- Rreth 100 miliardë dollarë është shuma e përllogaritur e dëmeve të shkaktuar...
Bota
7 Mars 2023, 13:09
a.l
Vendet e BE-së
KOSOVË- Rruga integruese e Kosovës drejt Bashkimit Evropian është e lidhur ngushtë me qëndrimin e pes&eu...
Bota
7 Mars 2023, 12:56
a.l
Rexhep Taip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu
TURQI- Kemal Kilicdaroglu, kreu i partisë kryesore opozitare të Turqisë, ka shpallur ka...
Bota
7 Mars 2023, 12:48
a.l
Policia serbe
SERBI- Tre shtetas kroatë u arrestuan në pikën kufitare Bezdan, midis Kroacisë dhe Serbisë, pasi te ta u ...
Bota
7 Mars 2023, 12:26
a.l
Rusi
RUSI- Një aktivist i opozitës ruse, i cili përdori mediat sociale për të dënuar mënyrën se si Moska po zh...
Bota
7 Mars 2023, 12:19
a.l
Motra e Kim Jong Un
KOREJA E VERIUT-Kim YO-Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut ka paralajmëruar se vendi i saj është ga...
Bota
7 Mars 2023, 12:13
a.l
Kequshqyerja e nënave shtatzëna
AZI JUGORE- Agjencia e Fëmijëve të OKB-së duke iu referuar raportit të UNICEF, ka ...