Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
DOKUMENTI/ Implikimi i Faik Imerit që maskohej si agjent i CIA-s për të dënuar Thaçin në Hagë
Aty flitet dhe për një detaj të rëndë i cili pretendon se prokurorët e çështjes së Hagës në lidhje me UÇK janë korruptuar. Në tekst thuhet se ish-Kryprokurori ka marrë një shumë prej 100 milionë dollarësh për të liruar një nga krerët e Hagës.
11 Dhjetor 2023, 20:16Nga h.k
Faik Imeri
SHBA-Një dokument me të dhëna të klasifikuara është zbardhur në platformën e internetit "Deep Capture", ku flitet për një nga skemat korruptive më të përfolura në lidhje me zhvillimet e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë të Holandës. Në materialin prej 151 faqesh shihen akuzat e hedhura ndaj organit të drejtësisë, të zbuluara nga biznesmeni Patrick Byrne. Aty flitet dhe për një detaj të rëndë i cili pretendon se prokurorët e çështjes së Hagës në lidhje me UÇK janë korruptuar. Në tekst thuhet se ish-Kryprokurori ka marrë një shumë prej 100 milionë dollarësh për të liruar një nga krerët e Hagës. Sipas tekstit aludohet se akti korruptiv të ketë ndodhur nga një prej krerëve të njohur të një shteti.
Në tekst del dhe emrin i njohur Faik Imerit i cili është cilësuar një bashkëpunëtor i BIA, Shërbimi Sekret Serb dhe që është kamufluar si agjent i CIA për të marrë dëshmimtarë kundër UÇK-së. Sipas dokumentit Milo Djukoviç, ish bashkëpunëtor i ish-Presidentit të Malit të Zi është bindur përmes shantazheve për të dëshmuar kundër Hashim Thaçit. Nga të dhënat e dokumentit takimi është zhvilluar me ndërmjetësimin e Komandatit të Policisë së Malit të Zi, Lazaroviç në një hotel të njohur në Cyrih.
‘Me kërkesë të Imerit, Darko organizoi një takim mes Lazovicit dhe Imerit në Zvicër, i cili u zhvillua më 11 shkurt 2021, në hotelin Park Hyatt në Cyrih. Gjatë atij takimi, Faik Imeri dhe një prokuror nga SPO-ja e pyetën Lazovicin nëse ai dhe presidenti Gjukanoviq do të dëshmonin në rastin e tyre kundër presidentit të Kosovës, Thaçi. Pak kohë pas takimit, Imeri i tha Darkos se ‘zyra e tij dhe zyra e prokurorit Jack Smith besojnë se Mali i Zi nuk duhet të dënohet dhe se SHBA-të duan të ndihmojnë në pastrimin e korrupsionit’. Imeri vazhdoi duke thënë se ‘disa do të duhej të arrestoheshin’ dhe se ‘programi do të zgjaste 3-5 vjet’. Më pas Imeri ka shënuar numrin, 100.00.00. Darko e kuptoi se Imeri po tregonte se, në këmbim të pagesës prej 100 milionësh, Smith do të përmbahej nga akuzat ndaj Gjukanoviçit dhe Lazovicit. Së pari, duhet vërtetuar nëse Imeri (në kohën kur kërcënonte dhe kërkonte pagesa) punonte vërtet me SPO-në dhe më konkretisht me Jack Smith, siç pretendonte vazhdimisht. Veç kësaj, është Imeri, në fakt, dhe operativ apo agjent i CIA-s. Nëse Imeri është me CIA-n, a ka vepruar në cilësinë e tij si operativ apo agjent i CIA-s kur takohet me anëtarët?"-thuhet në dokument.
Nga detajet e dokumentit thuhet se Faik Imeri paraqitej me pseudonimin Floriani, në një takim me bashkëpunëtorin e Milo Djukanoviç ku ishte prezantuar si ish-misionar ushtarak në Irak. Dëshmia sipas dokumentit është bërë me dije nga Darko Peroviç. Pas këtyre të dhënave sipas një burimi të publikuar CIA vijon ende një hetim për këtë çështje.