All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Dokumenti sekret i Pentagonit, 'BOMBA' e Reuters: Dyfytyrësia e Vuçiç! Serbia ra dakort që të furnizojë me armë Kievin

Dokumenti në fjalë, sipas Reuters, mban titullin "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit.

12 Prill 2023, 08:28 Nga F.M
Dokumenti sekret i Pentagonit, 'BOMBA' e Reuters: Dyfytyrësia e
Ushtar ukrainas
All - Paragraf - 1

UKRAINË- Rrjedhja e dokumenteve sekrete ka zbuluar një lëvizje të Serbisë, vendin e vetëm që nuk ka pranuar të saksionojë Rusinë për luftën në Ukrainë. Reuters shkruan se në një pjesë të dokumenteve bëhet me dije se Serbia ka rënë dakort që të armatosë Kievin. Nuk dihet nëse ka arritur që të dërgojë ndonjë ngarkesë me armë, por kjo shkresë do të ndryshojë tashmë qëndrimin e mbajtur nga Serbia dhe shpërthimin e një vale reagimesh. Dokumenti në fjalë, sipas Reuters, mban titullin "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dhe rendit përgjigjen e të gjitha vendeve evropian përsa i përket kërkesës së Ukrainës për ta ndihmuar me armë dhe trajnime ushatarake. Serbia rezulton të jetë përgjigjur pozitivisht, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për një zotim apo nëse dërgesat janë nisur drejt Kievit. Malta dhe Austria ishin të vetmet vende që kishin refuzuar në mënyrë kategorike që të ofronin çdo lloj ndihme të kërkuar. Dokumenti mban datën 2 mars dhe shënimin ‘sekret’ që ndalon shpërndarjen e tij. Janusz Bugajski, një ekspert i Evropës Lindore me Fondacionin Jamestoën, një institut i politikës së jashtme tha se nëse ky dokument është i saktë, tregon dyfytyrësinë e Vuçiçit ndaj Rusisë ose faktin që ai është nën presion të madh nga Uashingtoni për të dorëzuar armë në Ukrainë.

Çfarë ka ndodhur në Pentagon?

Disa dokumente të klasifikuara të SHBA-së u shfaqën në internet muajin e kaluar në platformën e mediave sociale Discord. Në total janë zbuluar 53 dokumente dhe të gjitha janë prodhuar midis mesit të shkurtit dhe fillimit të marsit. Ato përmbajnë një gamë të gjerë informacionesh shumë të klasifikuara, duke ofruar një pikëpamje se si SHBA spiunon aleatët dhe kundërshtarët e saj. Disa nga dokumentet, për të cilat zyrtarët amerikanë thonë se janë autentike, ekspozojnë shkallën e përgjimit të SHBA-së mbi aleatët kryesorë, duke përfshirë Korenë e Jugut, Izraelin dhe Ukrainën. Të tjera dokumente zbulojnë shkallën në të cilën SHBA ka depërtuar në Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe organizatën mercenare ruse Wagner Group. Por ka dhe dokumente që zbulojnë dobësitë kryesore në armatimin, mbrojtjen ajrore dhe përmasat dhe gatishmërinë e batalioneve të Ukrainës në një pikë kritike të luftës.

Artikulli i plotë:

Serbia, i vetmi vend në Evropë që ka refuzuar të sanksionojë Rusinë për pushtimin e saj në Ukrainë, ra dakord të furnizojë me armë Kievin, sipas një dokumenti të klasifikuar të Pentagonit. Mund edhe t’i ketë dërguar armët.  Dokumenti është një përmbledhje e përgjigjeve të qeverive evropiane ndaj kërkesave të Ukrainës për trajnime ushtarake dhe armë. I titulluar "Evropa|Përgjigja ndaj konfliktit të vazhdueshëm Rusi-Ukrainë", dokumenti në formën e grafikut rendit "pozicionet e vlerësuara" të 38 qeverive evropiane në përgjigje të kërkesave të Ukrainës për ndihmë ushtarake. Grafiku tregoi se Serbia refuzoi të ofronte trajnime për forcat ukrainase, por ishte zotuar të dërgonte armë. Në shkresë thuhej gjithashtu se Serbia kishte vullnetin politik dhe aftësinë ushtarake për t'i ofruar armë Ukrainës në të ardhmen.

Dokumenti mban shënimin Sekret, duke kërkuar që të ndalohet shpërndarja e tij. Ai është shkruar në datën 2 mars dhe është e stampuar me vulën e zyrës së Shefit të Shtabit të Përbashkët. Reuters nuk mundi të verifikonte në mënyrë të pavarur autenticitetin e dokumentit. Zyra e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe ambasada e Ukrainës nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment. Pentagoni gjithashtu nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve të Reuters në lidhje me referencën e dokumentit për Serbinë. Qeveria e Vuçiçit ka deklaruar neutralitet në luftën e Ukrainës, pavarësisht lidhjeve të thella historike, ekonomike dhe kulturore të vendit me Rusinë.

"Nëse ky dokument është i saktë, ai ose tregon dyfytyrësinë e Vuçiçit ndaj Rusisë ose ai është nën presion të madh nga Uashingtoni për të dorëzuar armë në Ukrainë," tha Janusz Bugajski, një ekspert i Evropës Lindore me Fondacionin Jamestoën, një institut i politikës së jashtme.

Departamenti i Drejtësisë po heton rrjedhjen, ndërsa Pentagoni po vlerëson dëmin e shkaktuar në sigurinë kombëtare të SHBA.

Grafiku i Pentagonit i ndau përgjigjet ndaj kërkesave të Ukrainës për ndihmë në katër kategori: vendet që ishin zotuar të ofronin trajnime dhe armë; vendet që kishin ofruar tashmë trajnime, armë ose të dyja; vendet me aftësinë ushtarake dhe vullnetin politik "për të ofruar armë në të ardhmen".

Austria dhe Malta ishin dy vendet e vetme që shënuan “Jo” në të katër kategoritë.

Zbulimi i grafikut vjen pak më shumë se një muaj pasi dokumentet e postuara në një kanal pro-rus në aplikacionin Telegram supozohet se treguan dërgesën nga një prodhues serb i armëve të raketave Grad 122 mm tokë-tokë në Kiev në nëntor. Dokumentet përfshinin një manifest të dërgesës dhe një certifikatë të përdoruesit përfundimtar të qeverisë ukrainase. Moska tha në mars se i kishte kërkuar Beogradit një shpjegim zyrtar për dërgesat e supozuara, citoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS se kishte thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova. Prodhuesi i armëve Krusik Corp. i Valjevos refuzoi t'i ofrojë raketa ose armë të tjera Ukrainës. Vuçiç i quajti akuzat "një gënjeshtër famëkeqe".

"Ne nuk kemi eksportuar asnjë armë apo municion në Rusi apo Ukrainë," tha ai gjatë një vizite në Katar më 5 mars. Reuters nuk mund të konfirmonte në mënyrë të pavarur vërtetësinë e dokumentacionit të dërgesës të postuar në Telegram. Që nga fillimi i luftës në shkurt të vitit të kaluar, Vuçiç është përpjekur të balancojë lidhjet e ngushta me Moskën me synimin e tij për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian. Por Serbia është e vetmja pengesë midis 44 vendeve të Evropës në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. 

lufta ukraine-rusi dokumentet e pentagonit

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Bota 11 Prill 2023, 23:30 k.m.

Sulmohet gazetari Valon Syla

Valon Syla PRISHTINË- Gazetari dhe analisti i emisionit Pressing në T7, Valon Syla është sulmuar sonte nga tre persona. Si pasoj&...

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet