LIVE UPDATES
Bota

Për 2 javë vendoset lidhur me fati i pilulës për abort pas vendimeve kontradiktore të dy gjykatësve

Në një vendim të marrë të premten e kaluar, një gjykatës federal në Teksas bllokoi vendimin e marrë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), pas një padie nga kundërshtarët e pilulës. Vendimi, të cilin gjykatësi, nuk e futi në fuqi për një javë, për t’i dhënë kohë apelimit të çështjes, mund të ndikojë tek qasja ndaj ilaçit në çdo shtet.

11 Prill 2023, 22:58 Nga k.m.
Për 2 javë vendoset lidhur me fati i pilulës për abort pas
Foto ilustruese

Vendimi i një gjykate të Teksasit që mund të ndalë qasjen tek një nga pilulat më të përdorura për të abortuar, ka gjasa të përfundojë shumë shpejt në Gjykatën e Lartë. Ilaçi i quajtur mifepriston, u miratua për përdorim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave më shumë se dy dekada më parë. Ai përdoret i kombinuar me një ilaç të dytë, misoprostolin. Sipas Departamentit të Drejtësisë, prej miratimit të tij, mifepristoni është përdorur nga më shumë se 5 milionë gra për t'i dhënë fund në mënyrë të sigurt shtatzënisë dhe sot më shumë se gjysma e grave që i kanë dhënë fund shtatzënisë, janë mbështetur tek ky ilaç.

Në një vendim të marrë të premten e kaluar, një gjykatës federal në Teksas bllokoi vendimin e marrë nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), pas një padie nga kundërshtarët e pilulës. Vendimi, të cilin gjykatësi, nuk e futi në fuqi për një javë, për t’i dhënë kohë apelimit të çështjes, mund të ndikojë tek qasja ndaj ilaçit në çdo shtet. Të hënën, administrata Biden e apeloi vendimin, duke kërkuar që ilaçi të vazhdojë të tregtohet.

Por ekziston edhe një kontradiktë. Vendimi i gjykatës së Teksasit erdhi pothuajse në të njëjtën kohë, me një vendim të marrë nga një gjykatës në shtetin e Uashingtonit, si pjesë e një tjetër padie, të ngritur nga shtetet me qasje liberale. Gjykatësi në Uashington urdhëroi FDA-në që të mos marrë asnjë vendim që mund të ndikonte tek qasja tek mifepristoni, në shtetet që kanë ngritur padinë.

Por çfarë ka ndodhur deri më tani dhe si pritet të zhvillohet beteja ligjore?

Padia në Teksas kundër mifepristonit u ngrit në Amarillo në fund të vitit të kaluar. "Alliance Defending Freedom", (Aleanca që mbron liritë) një grup ligjor konservator i krishterë, përfaqëson kundërshtarët e pilulës, të cilët thonë se vendimi i FDA-së mbi mifepristonin, kishte të meta. Erin Morrow Hawley, bashkëshorte e senatorit republikan Josh Hawley nga Misuri, është një nga avokatët kryesorë në këtë çështje.

Pse u zgjodh Amarillo? Gjykatësi i qarkut, Matthew Kacsmaryk, i emëruar nga ish-presidentit Donald Trump, sigurohet që të gjitha rastet e depozituara në qytetin perëndimor të Teksasit, të shqyrtohen nga ai. Që kur mori detyrën, ai ka marrë disa vendime kundër administratës Biden edhe mbi çështje të tjera, përfshirë ato mbi imigracionin dhe mbrotjen e komunitetit LGBTQ.

Vendimi i shtetit të Uashingtonit u dha nga gjykatësi me bazë në Spokane, Thomas O. Rice, i emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama.

Administrata Biden i ka kërkuar Gjykatës së Apelit me bazë në Nju Orleans që për momentin të ndalë hyrjen në fuqi të vendimit të zotit Kacsmaryk. Të hënën në mbrëmje, gjykata e apelit urdhëroi palën tjetër të përgjigjet deri në mesnatën e së martës.

"Nëse hyn në fuqi, urdhri i gjykatës (së Teksasit) do të pengonte gjykimin shkencor të FDA-së dhe do të dëmtonte rëndë gratë, veçanërisht ato për të cilat mifepristoni është një domosdoshmëri si nga pikëpamja mjekësore ashtu edhe praktike", i drejtohej Departamenti i Drejtësisë, Gjykatës së Apelit, e cila trajton ankesat nga Teksasi, Luiziana dhe Misisipi. Departamenti tha se ilaçi përdoret jo vetëm për aborte, por edhe për të menaxhuar abortet.

Gjithashtu të hënën, administrata Biden i kërkoi Gjykatës në Uashington të sqarojë urdhrin e saj, që sipas Departamentit të Drejtësisë bie tërësisht ndesh me vendimin e Teksasit. Është krejtësisht e pamundur që FDA-ja të pajtohet si me urdhrin e gjykatësit Kacsmaryk për ndalimin e mifepristonit në të gjithë vendin ashtu edhe me urdhrin e gjykatësit të Uashingtonit, që kërkon që ilaçi të jetë në qarkullim në shtetet që kanë ngritur padi. Administrata Biden kërkoi sqarime deri të premten, duke theksuar faktin se vendimi i zotit Kacsmaryk hyn në fuqi mesnatën e së shtunës, nëse do të merrej e mireqenë se Gjykata e Apelit nuk do të ndërhynte.

Të paktën tani për tani, vendimi i gjykatës së Teksasit duket se ka shanse të mira që të përcillet në Gjykatën e Lartë. Por nuk është plotësisht e qartë se si vendimi i Uashingtonit mund të ndikojë në urdhrin e zotit Kacsmaryk.

Çfarë mund të ndodhë tjetër?

Kërkesa e administratës lidhur me rastin e Teksasit do të trajtohet nga tre gjyqtarë në Gjykatën e Apelit. Kjo e fundit dominohet nga gjyqtarë konservatorë, por ende nuk është e qartë se cilët do të jenë gjyqtarët që do ta marrin çështjen në dorë. Kolegji i gjyqtarëve që pritet të shqyrtojë çështjen ka disa opsione. Një opsion është që të plotësohet kërkesa e administratës për një pauzë të përkohshme të vendimit të gjykatësit Kacsmaryk. Kjo në thelb do ta lironte gjykatën nga trysnia e afatit të vendosur nga zoti Kacsmaryk. Kjo do t'i jepte gjykatës më shumë kohë për të peshuar nëse do të lëshonte një ndalim më të qëndrueshëm mbi vendimin, që supozohet të zgjasë derisa çështja të zgjidhet përfundimisht në gjykatë.

Gjykatësit gjithashtu mund të vendosin për një shtyrje më afatgjatë të zbatimit të vendimit të zotit Kacsmaryk, pasi të jenë njohur me argumentet me shkrim të të dyjave palëve. Por Gjykata e Apelit gjithashtu mund të refuzojë kërkesën e administratës.

Çfarëdo që të ndodhë në Gjykatën e Apelit, pala humbëse pothuajse me siguri do ta çojë çështjen në Gjykatën e Lartë. Administrata mund të kërkojë fillimisht një pauzë të menjëhershme të vendimit të gjykatës së Teksasit, për t'u dhënë gjyqtarëve më shumë kohë për të shqyrtuar plotësisht çështjen. Vitin e kaluar antarët konservatorë të Gjykatës së Lartë rrëzuan vendimin ‘Roe kundër Wade’, çështjen historike që mbronte të drejtën për abort, duke ua dhënë shteteve mundësinë të vendosin mbi këtë çështje, brenda kufijve të tyre. Nëse me këtë vendim gjykatësit shpresonin se ai do t'i çlironte nga çështje që lidhen me abortin, lufta për pilulën, tregon të kundërtën. Ndërsa rasti ka të bëjë me një pilulë që mundëson abortin, çështjet që pritet t’i drejtohen Gjykatës së Lartë për intepretim lidhen me rregulloret federale dhe teknikalitete të tjera ligjore./VOA

pilula e abortit shba

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen