Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjenerali Aharon Haliva, i cili ka shërbyer në ushtrinë izraelite që nga viti 1985, njoftoi në muajin prill se do të tërhiqet nga posti. Ai është mes disa komandantëve të lartë izraelitë që thanë se kishin dështuar të parashikonin dhe parandalonin sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit.
IZRAEL- Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen të mërkurën ndërsa mori përgjegjësinë për dështimin e mbrojtjes së kufirit në sulmin e 7 tetorit. Gjenerali Aharon Haliva, i cili ka shërbyer në ushtrinë izraelite që nga viti 1985, njoftoi në muajin prill se do të tërhiqet nga posti. Ai është mes disa komandantëve të lartë izraelitë që thanë se kishin dështuar të parashikonin dhe parandalonin sulmin më vdekjeprurës në historinë e Izraelit.
“Dështimi i organeve të zbulimit ishte faji im”, tha zoti Haliva gjatë ceremonisë së largimit nga posti të mërkurën ndërsa bëri thirrje për një hetim kombëtar “në mënyrë që të studiohen” dhe “të kuptohen tërësisht” arsyet që çuan në luftën midis Izraelit dhe Hamasit.
Sulmi i 7 tetorit njollosi rëndë reputacionin e ushtrisë izraelite dhe shërbimeve të zbulimit, që më parë shiheshin si të pamposhtura nga grupet e armatosura palestineze si Hamasi. Në orët e para të mëngjesit të 7 tetorit, pas një sulmi intensiv me raketa, mijëra luftëtarë të Hamasit dhe grupeve të tjera depërtuan barrierat e sigurisë rreth Gazës, duke befasuar forcat izraelite dhe goditur komunitetet në Izraelin jugor.
Rreth 1200 izraelitë dhe të huaj u vranë në atë sulm, shumica prej tyre civilë, dhe rreth 250 u morën peng dhe u dërguan në Gazë, sipas të dhënave izraelite. Rreth 109 pengje besohet se janë ende në Gazë, rreth një e treta e të cilëve mendohet të jenë të vdekur.Kreu i forcave të armatosura, Gjenerali Herzi Halevi dhe kreu i agjencisë Shin Bet të zbulimit, Ronen Bar, morën përgjegjësinë pas sulmit, por kanë qëndruar në detyrë gjatë luftës në Gazë./ VOA
Foto ilustruese SHBA- Një raport i qeverisë amerikane del në përfundimin se fluori në ujin e pijshëm, në masën mbi ...
Joe Biden Benjamin Netanyahu SHBA- Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu të m&eum...
foto ilustruese ITALI- Karsten Borner, kapiteni i një varke që u shkoi i pari në ndihmë të jahtit Bayesian, ka përshkruar mom...
Pamjet KOSOVË- Dy persona janë therur me thikë mbrëmjen e sotme në Prishtinë. Mësohet se policia e ka konfirmuar ngjarje...
SIÇILI- Ekipet e polumbarëve arritën të gjejnë të mërkurën trupin e një tjetër personi mbytur tek ja...
fotot ilustruese RUSI- Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin tha se Moska ka qenë targeti i sulmeve të fundit të ushtrisë u...
Bill Pascrell SHBA- Kongresmeni Bill Pascrell, një demokrat i Qarkut Passaic i cili kaloi më shumë se një çerek shekulli duke p&...
nëna dhe fëmijët BRITANI E MADHE - Një tragjedia ka ndodhur në një familje britanike, ku një zjarr që shpërthe...
Ben Emmerson HAGË- Gjykata Speciale ka miratuar tërheqjen e avokatit Ben Emmerson nga roli i tij si mbrojtës i ish-kryeparlamentarit Kadri V...
foto ilustruese KOREJA E JUGUT- Kina tha të mërkurën se është “shumë e shqetësuar” pasi New York Times njoft...