LIVE UPDATES
Bota

Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania dislokon rreth 60 trupa rreth tyre

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se dronë të vegjël janë parë rregullisht duke fluturuar mbi katër baza amerikane në Britani që nga 20 nëntori.

29 Nëntor 2024, 18:23 Nga r.ll
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania
foto ilustruese

BRITANI- Autoritetet britanike dhe amerikane po hetojnë rreth disa dronëve që kanë fluturuar mbi katër baza ajrore amerikane në Britani gjatë ditëve të fundit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Britania ka dislokuar 60 trupa ushtarake rreth bazave, mes shqetësimeve se dronët mund të përdoren për të dëmtuar operacionet ose për të kryer akte sabotazhi.

Ushtria amerikane njoftoi të mërkurën se dronë të vegjël janë parë rregullisht duke fluturuar mbi katër baza amerikane në Britani që nga 20 nëntori. Mes tyre edhe baza Lakenheath, ku ndodhet ai që njihet si krahu luftarak 48 i Forcave Ajrore amerikane - një prej bazave më të rëndësishmeve luftarake të saj në Evropë.

Pentagoni tha këtë javë se po i trajton me seriozitet këto incidente.

Zyrtarët kanë përcaktuar deri tani se asnjë nga këto ndërhyrje nuk ka ndikuar objektet në këto baza”, tha Gjeneral Major Patrick Ryder, Zëdhënës i Pentagonit.

Britania ka dislokuar rreth 60 ushtarë rreth bazave. Ministrja e Mbrojtjes Maria Eagle tha se ata po përdorin "masa mbrojtëse me shumë shtresa".

"Ne do të sigurohemi që kedo që arrijmë të kapim për përfshirje në këto incidente, të përballet me fuqinë e plotë të ligjit", tha ajo.

Ushtria amerikane thotë se incidentet me dronë "kanë variuar në madhësi dhe strukturë". Kjo ka të ngjarë të tregojë një veprim të qëllimshëm, thotë eksperti i sigurisë David Dunn.

Gjëja më e dukshme është se këto janë praktika që mund te krijojne probleme, që në fakt detyrojnë pezullimin e operacioneve ajrore”.

Zoti Dunn thotë se kundërshtarët e SHBA-së mund t'i përdorin dronët edhe për qëllime të tjera - si mbledhja e informacionit të zbulimit mbi numrin e avionëve luftarakë dhe se ku ndodhen ato. Dronët janë parë gjithashtu edhe mbi objektet ku banon personeli ushtarak amerikan.

“Pjesa më delikate e sistemit të përgjithshëm është në fakt ekuipazhi ajror. Dhe nëse zbulohet se ku jetojnë ata, mund të shfrytëzohet për të shkëputur pjesën më të delikate të këtij zinxhiri”, tha zoti Dunn.

Revista Times e Londrës njoftoi se autoritetet nuk e kanë përjashtuar Rusinë si fajtore. Zoti Dunn thotë se ka prova se Moska po kërkon të shtojë sulmet hibride, që do të thotë një formë joushtarake të luftës që mund të jetë gjithashtu shkatërruese.

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për ndërprerjen e kabllove nënujore, apo për dërgimin e pakove me pajisje që marrin flakë, si ajo në qytetin ku unë jetoj, në Birmingham – ku u gjet një pako e tillë në aeroport. Apo incidente si djegia e një magazine ku ruheshin materiale që shkonin në Ukrainë, këto gjëra zakonisht, bëhen nga palë të treta, pra shteti rus duket se ka punësuar kriminelë në Britani", tha zoti Dunn.

Ambasada ruse në Londër nuk iu përgjigj kërkesave të Zërit të Amerikës për komente deri në momentin e përgatitjes së këtij materiali. Moska ka mohuar më parë çdo përfshirje në sulmet hibride në Perëndim./VOA

britani e madhe bazat amerikane ne britani

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale