LIVE UPDATES
Bota

"Duan të vëzhgojnë ndihmat për Ukrainën!" Hakerët rusë shënjestrojnë kamerat e sigurisë në Rumani

Fushata e gjerë e spiunazhit kibernetik, e cila iu atribuara njësisë famëkeqe të GRU-së 26165, filloi pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

24 Maj 2025, 09:37 Nga M.B
"Duan të vëzhgojnë ndihmat për Ukrainën!"
Foto ilustruese

RUMANIA- Shërbimi ushtarak rus i inteligjencës (GRU) ka shënjestruar mijëra kamera të mbikëqyrjes nëpër Rumani dhe shtete të tjera anëtare të NATO-s që kufizohen me Ukrainën, në përpjekje për ta vëzhguar rrjedhën e ndihmave ushtarake dhe humanitare drejt Kievit, sipas një hetimi rishtazi, ku morën pjesë Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete evropiane.

Fushata e gjerë e spiunazhit kibernetik, e cila iu atribuara njësisë famëkeqe të GRU-së 26165, filloi pas nisjes së pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022. E njohur gjithashtu si APT28 apo Fancy Bear, njësia 26165 është një grup kibernetik i njohur për fushata të profilit të lartë spiunazhi ndaj qeverive perëndimore dhe sektorëve të mbrojtjes dhe logjistikës.

Hetuesit thanë se nga rreth 10 mijë adresa IP të komprometuara, afro 1 mijë i përkisnin kamerave të sigurisë në Rumani – duke e bërë atë vendin e dytë më të prekur pas vetë Ukrainës. Vendet e tjera të shënjestruara përfshijnë Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë. Hakerët rusë përdorën teknika të sofistikuara “spearphishing” – duke dërguar email-e të personalizuara për të mashtruar përdoruesit të japin kredencialet e tyre të hyrjes në faqe false, sipas hetuesve.

Në disa raste, ata shpërndanë edhe "malware" (softuer i dëmshëm) të fshehur në materiale pornografike. Pasi siguronin qasjen, sulmuesit mblidhnin të dhëna të ndjeshme nga kamerat, përfshirë vendndodhjen, modelin, versionin e softuerit dhe të dhënat e përdoruesve. Kjo qasje i mundësonte operativëve rusë të monitoronin në kohë reale vende strategjike si pikat kufitare, bazat ushtarake, stacionet hekurudhore dhe portet – veçanërisht ato të përfshira në transportin e ndihmës për Ukrainën.

Sipas hetimit, qëllimi ishte mbledhja e informacionit për rrugët dhe kohën e dërgesave të ndihmës perëndimore që kalonin kufirin drejt Ukrainës, teksa ajo po përpiqej të zmbrapste forcat pushtuese ruse. Rumania, me një kufi 650 kilometra me Ukrainën, është një vend kyç tranziti për refugjatët dhe ndihmat. Pika si Sireti, Sighetu Marmatiei dhe Galati, si dhe portet në Danub, kanë përjetuar fluks të madh që nga fillimi i luftës, më shumë se tre vite më parë.

Ndërsa rrugët e sakta të ndihmës ushtarake mbeten të klasifikuara, ekspozimi i infrastrukturës së vëzhgimit përbën rrezik serioz për sigurinë. Një cenueshmëri e dukshme lidhet me përdorimin e gjerë të kamerave kineze të sigurisë (veçanërisht Hikvision dhe Dahua) në Rumani, përfshirë agjencitë shtetërore, ushtrinë, policinë kufitare dhe madje edhe Parlamentin. Këto marka janë ndaluar ose kufizuar në SHBA dhe vende të tjera perëndimore për shkak të shqetësimeve të sigurisë, por mbeten të përhapura në Rumani.

Shërbimet e inteligjencës rumune nuk morën pjesë në hetimin shumëkombësh të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, Britania, Gjermania, Franca, Polonia, Estonia dhe Republika Çeke. Në përgjigje të pyetjeve nga Shërbimi rumun i Radios Evropa e Lirë, Ministria e Mbrojtjes së Rumanisë tha se "nuk ka autoritet rregullator apo mbikëqyrës për instalimin dhe funksionimin e sistemeve të mbikëqyrjes nga individë apo subjekte juridike në Rumani".

Megjithatë, ministria shtoi se autoritetet përkatëse po marrin “masat e nevojshme për të parandaluar mbledhjen e paautorizuar të informacionit që nuk është i destinuar për publik, në lidhje me njësitë ushtarake dhe aktivitetet e tyre.” Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar gjithashtu Shërbimin e Inteligjencës së Rumanisë dhe Drejtorinë për Siguri Kibernetike për komente./ REL

rumania rusia

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës