LIVE UPDATES
Bota

"Duhet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë"/ Prishtina refuzon kërkesën e OSBE-së, nuk lejon mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se "për votimin e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duhet të arrihet një marrëveshje e posaçme midis Kosovës dhe Serbisë”.

25 Nëntor 2023, 12:15 Nga h.k
"Duhet marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë"/ Prishtina
Foto ilustruese

KOSOVË-Autoritetet e Serbisë ditë më parë i kërkuan misionit të OSBE-së në Kosovë, por jo Prishtinës, që të përfshihet në mbledhjen e votave të serbëve të Kosovës që kanë shtetësi të dyfishtë për zgjedhjet parlamentare në Serbi që mbahen me 17 dhjetor.

Kjo kërkesë drejtuar OSBE-së, nuk do të merret parasysh nga autoritetet e Prishtinës zyrtare, për faktin që qeveria e Kosovës ka kërkuar që për ta lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë edhe në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje të veçantë ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se "për votimin e qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë, me shtetësi të dyfishtë, në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, duhet të arrihet një marrëveshje e posaçme midis Kosovës dhe Serbisë”.

Serbia të bëjë kërkesën për marrëveshje

Sipas Kurtit, "kërkesa për një marrëveshje të tillë, duhet të vijë nga Serbia, si palë e interesuar”..."dhe çdo kërkesë duhet të marrë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtete të barabarta, në pajtim me nenin 2 të Marrëveshjes Bazë të arritur këtë vit mes Kosovës dhe Serbisë. Me këto kushte, ne inkurajojmë Serbinë të negociojë për një marrëveshje të tillë të posaçme me Kosovën dhe në këtë mënyrë të zbatohet edhe një obligim tjetër i Marrëveshjes Bazë: kontributi për raporte të mira ndërfqinjësore, duke pasur për bazë të drejtat e barabarta dhe respektin reciprok për të drejtat e votuesve jashtë shtetit”, ka thënë Kurti.

Petkoviç me kritika të ashpra ndaj Albin Kurtit

Me faktin që nuk do të mund të organizojnë zgjedhje të Serbisë edhe në Kosovë si më parë, si duket janë pajtuar autoritetet e Serbisë. Shefi i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviç, në mesjavën që shkoi mblodhi në Rashkë të Serbisë, përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës për të diskutuar rrugët e përfshirjes së tyre në votime. Ai adresoi kritika të ashpra drejt kryeministrit Albin Kurti. "Nuk është e mundur mbajtja e zgjedhjeve parlamentare serbe në Kosovë. Regjimi i Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Prishtinë, në krye me Albin Kurtin, e kushtëzon mbajtjen e këtyre zgjedhjeve me njohjen nga Beogradi të pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme”, tha Petkoviq.

Në të kaluaren  zgjedhjet e Serbisë janë mbajtur edhe në  Kosovë ku përfshihej misioni i OSBE-së në grumbullimin e votave, të cilat më pas janë dërguar për numërim në Serbi.  Kjo praktikë është lejuar nga autoritetet e Kosovës deri në vitin e kaluar. Misioni i OSBE-së ka bërë të ditur se megjithatë, ai mbetet i gatshëm të mbështesë mbledhjen e votave, ashtu sikurse ka vepruar edhe në rastet e mëparshme.

Si mund të votojnë serbët me dy nënshtetësi?

Zgjedhjet e fundit parlamentare që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, ishin ato të 21 qershorit të vitit 2020. Këto zgjedhje ishin mbajtur që nga viti 2017, ku në Kosovë hapeshin qendra votimi për serbët që ndihmoheshin nga OSBE-ja. Por, kësaj radhe serbët e Kosovës që kanë dyshtetësi, mund të votojnë për zgjedhjet në Serbi, por, vetëm përmes Zyrës Ndërlidhëse Serbe ne Kosovë, apo përmes postës.

Më 1 nëntor, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq shpalli mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare me 17 dhjetor, zgjedhje këto të tretat me radhë në Serbi vetëm në tre vjet e gjysmë. Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare  në Serbi ndodh në një periudhë kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar po bën përpjekje  për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, përmes dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Udhëheqësit e vendeve kryesore evropiane, presidenti i Francës, kancelari i Gjermanisë dhe kryeministrja e Italisë me një deklaratë të përbashkët i kërkuan Kosovës që ta formojë Asociaciacionin e Komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë njohjen "de facto” të pavarësisë së Kosovës./DW

zgjedhet ne veri te kosoves

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet