LIVE UPDATES
Bota

Pritet lirimi i më shumë pengjeve në ditën e dytë të armëpushimit Izrael-Hamas

Në ditën e parë të armëpushimit katërditor, Hamasi i liroi 24 prej 240 pengjeve që i mori gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael, i cili edhe e nxiti këtë luftë, ndërsa Izraeli i liroi 39 palestinezë nga burgjet e veta.

25 Nëntor 2023, 10:21 Nga I.A
Pritet lirimi i më shumë pengjeve në ditën e dytë
Izrael

GAZA- Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara – pritet që sot të shkëmbejë më shumë pengje me të burgosur që po mbahen në Izrael në ditën e dytë të një armëpushimi, i cili ka mundësuar dërgimin e ndihmave tejet të nevojshme humanitare në Rripin e Gazës, pas shtatë javëve luftimesh të pareshtura.

Në ditën e parë të armëpushimit katërditor, Hamasi i liroi 24 prej 240 pengjeve që i mori gjatë sulmit të 7 tetorit në Izrael, i cili edhe e nxiti këtë luftë, ndërsa Izraeli i liroi 39 palestinezë nga burgjet e veta.

Të liruarit nga Gaza ishin 13 izraelitë, 10 shtetas tajlandezë dhe një shtetas filipinas. Gjatë katër ditëve, Hamasi duhet t’i lirojë së paku 50 pengje izraelite, ndërsa Izraeli 150 të burgosur palestinezë.

Izraeli ka thënë se armëpushimi mund të zgjatet për një ditë shtesë për çdo 10 pengje shtesë të liruara. Armëpushimi që nisi të premten në mëngjes u solli 2.3 milionë palestinezëve pakëz qetësi nga bombardimet e pareshtura izraelite, si pasojë e të cilave janë vrarë mijëra njerëz dhe janë rrafshuar ndërtesat e banimit, ndërsa tri e katërta e popullsisë u detyruan t’i braktisnin shtëpitë e veta.

Edhe sulmet raketore të luftëtarëve të Hamasit nga Gaza drejt Izraelit u ndalën. Për Emad Abu Hajerin, një banor në kampin e refugjatëve Xhabalia në Qytetin e Gazës, armëpushimi nënkupton mundësi që ai të gërmojë në rrënojat e shtëpisë, e cila u rrënua nga një sulm ajror izraelit.

Ai i gjeti trupat e një kushëriri dhe nipi, duke bërë që numri i familjarëve të vrarë të shkojë në 19. Ai e rinisi gërmimin të shtunën, në kërkim të motrës dhe dy të afërmve të tjerë të zhdukur.

“Dua t’i gjej ata dhe t’i varros me dinjitet”, tha ai.

Kombet e Bashkuara thanë se pauza ua ka mundësuar ta rrisin sasinë e dërgesave të ushqimit, ujit dhe ilaçeve në shkallën më të lartë prej se nisi dërgimi i ndihmave humanitare në Gazë më 21 tetor.

Për herë të parë pas një muaji, ndihmat arritën në veri të Gazës, i cili është fokusi i ofensivës tokësore të Izraelit. OKB-ja dërgoi miell në dy ndërtesa ku janë duke u strehuar njerëzit e zhvendosur nga luftimet.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do ta vazhdojë luftën derisa ta shkatërrojë Hamasin, t’i japë fund sundimit të tij 16-vjeçar në Gazë dhe t’i lirojë të gjitha pengjet.

Ofensiva e Izraelit i ka vrarë më shumë se 13.300 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila udhëhiqet nga Hamasi. Më shumë se 6.000 të tjerë janë zhdukur, sipas saj. Izraeli thotë se i ka vrarë mijëra luftëtarë të Hamasit, por pa dhënë prova për këtë numër. Ndërkohë, si pasojë e sulmit të Hamasit në jug të Izraelit u vranë 1.200 njerëz më 7 tetor, thonë zyrtarët izraelitë.

Marrë nga REL

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet